Konferenca e nëntë ndërkombëtare е-Shoqëri: Të rinjtë dhe mediat

23.01.2014

Година : 2014

Konferenca e nëntë ndërkombëtare “e-Shoqëri” me temë “Të rinjtë dhe mediat” do të mbahet më 7 dhe 8 shkurt 2014 , në Qendrën kulturore për të rinj në Shkup, Maqedoni.

e-Shoqëri: Të rinjtë dhe mediat është konferencë dyditore në organizim të fondacionit Metamorfozisdhe Forumit arsimor rinor (FAR) që i hulumton mediat nga perspektiva rinore, mediat nën udhëheqjen e të rinjve, njohuritë elementare mediatike, kualitetin e informatave, aktivizmin e mediave digjitale, muzikën dhe lëvizjet. Konferenca është hapësirë e hapur, kreative dhe interaktive që ofron informata dhe mundëson diskutim, aktivitete të ndryshme dhe rrjetëzim. e-Shoqëri: Të rinjtë dhe mediat i sfidon pikëpamjet tradicionale të të rinjve dhe mediave, dhe ka për qëllim të ofrojë njohuri dhe inspirim për të gjithë pjesëmarrësit.

Strukturën e konferencës e-Shoqëri e përbëjnë ekspertë dhe aktivistë të njohur nga 14 vende: Të rinjtë dhe mediat: 20 prezantues, 10 punëtori interaktive, 2 diskurime në panel me 10 mysafirë, 4 shfaqje filmash dhe 5 DJ-jë me renome mundësojnë agjendë dyditore për çdo të ri, aktivist, gazetar dhe qytetar.

Në konferencë do të prezantohen edhe rezultatet e hulumtimit disamujor për të rinjtë dhe mediat në 11 vende të Evropës Juglindore.

Klikoni këtu për ta shkarkuar agjendën e konferencës.

—————————————-

Segmentet tematike të konferencës:
Të rinjtë, privatësia dhe reputacioni //Berkman Center for Internet and Society [US], SHARE Defense [SR], Safer Internet Centre [BG]

Mediat nën udhëheqje të të rinjve //European Youth Press [BE/DE], MladiINFO [MK], Youth Press Association [BiH], Radio Student [SL], Televizija Student [HR], Radio MOF [MK], Kanal 103 [MK], Izlez [MK]

Njohuritë themelore të të rinjve dhe kualiteti i informatave //Еuropean Association for Viewers Interests [BE], Instituti maqedonas për mediume [MK], No Hate Speech Movement – Council of Europe [TBD],Media Education Centre [SR], Film i Halland [SE], Fondacioni Metamorfozis [MK]

Aktivizmi në mediat digjitale // Erkan Saka [TR], Global Voices Online [SR], Vice [TBD], StreetPress [FR], ZastoNe [BiH], Balkan Investigative Reporting Network (BIRN) [MK], Apps for Good [UK], Радио Слободна Европа [MK], European Youth Forum [TBD]

Muzika, Vizualizimi, Lëvizja // Аlekansder Kovallski [GER], CK13 Youth Center [SR]

Youth and Media Digital Night // Аlekansder Kovallski [Gjermani], Petar Dundov [Kroaci], Spidi [Serbi], Goran Kan [Maqedoni], Viktor Apostollski [Maqedoni]

Shfaqje e filmave //Riot From Wrong [UK], Sav Taj Folk / All That Folk [SR], 103 – A Love Letter To The Alternative Culture [MK], The Majority Starts Here – BIRN