Monopoli i operatorit privat me sinjalin dixhital, ndikimi politik dhe kontrolli mbi mediet dhe mbi vetë operatorin, si dhe ambienti politik i përgjithshëm e aktivizuan alarmin në vend në lidhje me kontrollin gjithnjë e më të madh mbi sferën mediatike në vend. Ekspertët thonë se në vend të përmirësimit të komunikimeve demokratike, në Maqedoni po instalohet një e ashtuquajtur diktaturë dixhitale, pa respektuar pluralizmin në të gjitha dimensionet e tij.
ДDixhitalizimi i sinjalit televiziv në Maqedoni nuk ndihmoi në demokratizimin e komunikimeve dhe për pluralizëm më të madh mediatik, edhepse sipas rekomandimeve të Këshillit të Evropës ky është një ndër qëllimet kryesore.
Me dixhitalizimin televizionet kombëtare humbën një pjesë të shikueshmërisë në llogari të kanaleve të huaja. Nilsen është kompania e cila është zgjedhur për t’i matur rejtingjet me „people meter”. Tani të dhënat për rejtingun do i blejnë vetë televizionet dhe agjencitë e marketingut nëpërmjet trupit të ri Komiteti i Industrisë. Do analizojmë se sa kjo do t’u ndihmojë televizioneve që ta menaxhojnë përmbajtjen programore dhe në këtë mënyrë ta kthejnë shikueshmërinë.
Për shkaqe burokratike dhe politike, për shkak të paaftësisë dhe ngutjes, për shkak të hedhjes së hapave të mëdha pa konsultime paraprake me ato që e transmetojnë përmbajtjen, eteri dixhital në Maqedoni është edhe i pashfrytëzuar, edhe bëhet jointeresant për transmetuesit privat. Transmetuesit komercialë ankohen për çmime shumë të larta dhe monopol, ndërsa servisi publik, i strukur në fuqinë e tij imagjinare dhe mbrojtjen elitare nga partia në pushtet, nuk mund të lëvizë përpara për shkak të politizimit të procesit.