ОТВОРЕНИ РАБОТНИ ПОЗИЦИИ
-
Shpallje për punësimin e udhëheqësit/es së projekteve
-
Огласот е отворен до: 2024-03-07
Informata themelore
Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, përmes programit të tij “Mediat për Demokraci”, pranon se një shoqëri e informuar është thelbësore për të garantuar llogaridhënie si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Aktivitetet që “Metamorfozis” i realizon në kuadër të këtij programi synojnë të krijojnë një mjedis në të cilin mediat e lira dhe profesionale luan një rol kyç në ofrimin e njohurive dhe zërit të qytetarëve, zbulimin e korrupsionit dhe zhvillimin e një kulture të kritikës, ku qytetarët i vënë në dyshim veprimet e autoriteteve dhe marrin pjesë në mënyrë të dobishme në proceset demokratike.
Në kuadër të programit “Mediat për Demokraci”, Fondacioni “Metamorfozis” do të punësojë një udhëheqës/e të projekteve.
Përgjegjësitë e udhëheqësit/udhëheqëses
- Të koordinojë zbatimin e aktiviteteve për promovimin e lirive të medias dhe forcimin e rezistencës ndaj dezinformatave;
- Të monitorojë burimet relevante të informacionit për zbatimin më të suksesshëm të planit për ndërtimin e rezistencës shoqërore ndaj efekteve të dëmshme të dezinformatave;
- Të propozojë veprime për edukimin publik, gjegjësisht të forcojë kapacitetet e aktorëve kryesorë (organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve qytetarë, mediave dhe gazetarëve, institucioneve shtetërore dhe vendimmarrësve) në mënyrë që ata të mund të marrin pjesë aktive në ndërtimin e rezistencës ndaj ndikimeve të dëmshme antidemokratike;
- Të bashkëpunojë me palët e interesuara dhe kolegët e “Metamorfozis” për realizimin e përgjithshëm me sukses të projekteve dhe aktiviteteve programore.
Udhëheqësi/Udhëheqësja do t’i përgjigjet menaxherit të programit “Mediat për Demokraci”.
Kushtet e nevojshme dhe aftësitë personale
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
- Të ketë përvojë në menaxhimin e projekteve në nivel kombëtar ose rajonal.
- Të ketë aftësi për të organizuar plotësisht ngjarje të përmasave të mëdha;
- Të komunikojë në kohë me një numër të madh partnerësh/palësh;
- Të ketë aftësi komunikimi;
- Të ketë aftësi analitike dhe gatishmëri për të mësuar;
- Të ketë qëndrim pozitiv dhe aftësi për të punuar duke i respektuar afatet kohore;
- Të ketë nivel të lartë të njohjes dhe aplikimit të gjuhës maqedonase (me gojë dhe me shkrim);
- Të ketë nivel të lartë të njohurive dhe aplikimit të gjuhës angleze (me gojë dhe me shkrim);
- Të ketë nivel të lartë të njohurive dhe aplikimit të gjuhëve të tjera nga rajoni (me gojë dhe me shkrim, do të konsiderohet si avantazh);
- Të ketë gatishmëri për udhëtime pune brenda dhe/ose jashtë vendit.
Lloji i angazhimit
Udhëheqësi/Udhëheqësja do të punësohet për një periudhë të caktuar prej 1 viti, me periudhë provuese prej 3 muajsh dhe me mundësi për vazhdimin e kontratës.
Kushtet për aplikim
Kandidatët/et e interesuar/a që i plotësojnë kushtet e mësipërme duhet të dërgojnë një CV (biografi të punës) dhe një letër të shkurtër interesi. Aplikimet duhet të dërgohen me e-mail në info@metamorphosis.org.mk deri më 07.03.2024.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.
Fondacioni “Metamorfozis” ofron mundësi të barabarta për të gjithë të interesuarit dhe nuk diskriminon mbi asnjë bazë gjatë punësimit.
VULLNETERRIMI
-
Shpallje për punësimin e udhëheqësit/es së projekteve