FORMATET E TË DHËNAVE TË HAPURA

17.01.2022

Uebinar

Fondacionit për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare zhvilloi 10 leksione me video për të dhëna të hapura. Çdo video është një leksion i veçantë që mbulon fusha të rëndësishme për procesin e hapjes së të dhënave nga institucionet shtetërore. Leksionet me video do ta nxisin interesin për të mësuar, do të rrisin motivimin dhe do të transferojnë njohuri mbi tema që lidhen me të dhënat e hapura.

Trajnimi për të dhënat e hapura ka për qëllim t’i përmirësojë njohuritë dhe shkathtësitë fillimisht të njerëzve që do të punojnë në hapjen e të dhënave në institucionet e shtetërore, e pastaj edhe të gjithë të interesuarve. Përmes 10 video leksioneve, dëgjuesit do të fitojnë njohuri për konceptin dhe përfitimet nga të dhënat e hapura; do të fitojnë njohuri për aspektet teknike të të dhënave të hapura, duke përfshirë formatet e hapura të të dhënave, platformat e të dhënave të hapura, modelet e licencave, strukturën e grupeve të të dhënave dhe dimensionet e cilësisë së të dhënave; si dhe njohuri të avancuara të procesit të identifikimit, katalogimit dhe prioritizimit të grupeve të të dhënave; por edhe të procesit të publikimit të grupeve të të dhënave në portalin data.gov.mk.

multi-list-img-1.png

ÇFARË JANË TË DHËNAT E HAPURA DHE CILAT JANË DOBITË NGA TË DHËNAT E HAPURA

Uebinar

multi-list-img-1.png

PLATFORMAT PËR TË DHËNAT E HAPURA

Uebinar

multi-list-img-1.png

SHKALLA E TRANSPARENCËS SË TË DHËNAVE

Uebinar