Мени

Bardhyl Jashari

Bardhyl Jashari është drejtor i Fondacionit Metamorphosis (në Maqedoni). Interesat e tij profesionale kryesisht janë në sferën e teknologjive, mediumeve, lëvizjes qytetare, e-qeverisjes dhe pjesëmarrjes. Paraprakisht ai ka punuar si koordinator i Programit për Inforcion në Fondacionin Open Society (Shoqëri e Hapur) – në Maqedoni. Në të dy kapacitetet, ai ka udhëhequr projekte në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke qenë në bashkëpunim të ngushtë me organizata të tjera ndërkombëtare, organe qeveritare, sektorin civil dhe atë të biznesit.

Ai është anëtar i Këshillit kombëtar për Shoqëri Informatike të Maqedonisë dhe ekspert kombëtar për Maqedoninë i çmimit të samitit botëror të OKB-së. Në të kaluarën ai ka qenë anëtar i grupit të punës për strategjinë nacionale për zhvillimin e shoqërisë informatike dhe ka shërbyer si komesar në Agjencinë për komunikime elektronike (26.04.2005  –  06.10.2010).

Bardhyli ka magjistruar në Fakultetin për Administratë Publike pranë Universitetit 12 në Paris. Është i inxhinjer i informatikës – drejtimi i sistemeve informatike në Universitetin e Zagrebit, Fakulteti për organizim dhe informatikë – Varazhdin (Kroaci).