meta tim sliki-02.jpg

Vlladimir Llazovski

Kryetari i Bordit

Kryetar i Bordit
periudha qershor 2024 – qershor 2026.

 

Vlladimir Llazovski punon në sektorin civil dhe si konsulent që nga viti 1999. Fokusi i punës së tij është avancimi i përfshirjes sociale dhe të drejtat e njeriut dhe ato qytetare të grupeve të margjinalizuara, veçanërisht të personave me aftësi të kufizuara, romëve dhe fëmijëve.

Nga viti 2017 deri në vitin 2022, Vlladimiri është koordinator i deinstitucionalizimit në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Në periudhën 2009-2016 ka qenë drejtor ekzekutiv i Shoqatës për teknologji ndihmëse “Hapni dritaret”, ndërsa më parë ka menaxhuar projekte për disa organizata maqedonase dhe të huaja. Përvoja e tij përfshin punë njëvjeçare në një mision humanitar në Darfur të Sudanit, si dhe angazhime konsulente brenda dhe jashtë vendit, lidhur me planifikimin dhe menaxhimin strategjik, hulumtimet, analizat, zhvillimin dhe monitorimin e politikave publike, trajnime, etj.

Llazovski ka diplomuar në menaxhim biznesi dhe aktualisht punon si ekspert rajonal për deinstitucionalizim në SOS “Detsko Sello”.

T O N Ë

E K I P I