Bardhyl Jashari

Bardhyl Jashari është drejtor i Fondacionit Metamorphosis (në Maqedoni). Interesat e tij profesionale kryesisht janë në sferën e teknologjive, mediumeve, lëvizjes qytetare, e-qeverisjes dhe pjesëmarrjes. Paraprakisht ai ka punuar si koordinator i Programit për Inforcion në Fondacionin Open Society (Shoqëri e Hapur) – në Maqedoni. Në të dy kapacitetet, ai ka udhëhequr projekte në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke qenë në bashkëpunim të ngushtë me organizata të tjera ndërkombëtare, organe qeveritare, sektorin civil dhe atë të biznesit.

Ai është anëtar i Këshillit kombëtar për Shoqëri Informatike të Maqedonisë dhe ekspert kombëtar për Maqedoninë i çmimit të samitit botëror të OKB-së. Në të kaluarën ai ka qenë anëtar i grupit të punës për strategjinë nacionale për zhvillimin e shoqërisë informatike dhe ka shërbyer si komesar në Agjencinë për komunikime elektronike (26.04.2005  -  06.10.2010).

Bardhyli ka magjistruar në Fakultetin për Administratë Publike pranë Universitetit 12 në Paris. Është i inxhinjer i informatikës - drejtimi i sistemeve informatike në Universitetin e Zagrebit, Fakulteti për organizim dhe informatikë - Varazhdin (Kroaci).

Filip Stojanovski

Ka diplomuar në Universitetin Grejslend në SHBA dhe ka magjistruar për menaxhment të e-bizneseve në Universitetin Paris 1 - Panteon Sorbonë në Francë.

Prej vitit 1995 është aktiv në shoqërinë civile të Maqedonisë nëpërmjet projekteve vullnetare për mbrojtje të konsumatorëve dhe atyre për e-botime, si dhe nëpërmjet angazhimeve profesionale në cilësi të ekspertit për TI. Shkruan për tema që kanë të bëjnë me shoqërinë informatike për mediumet në Maqedoni.

Në kuadër të Fondacionit Metamorfozis, obligimet e tij përfshijnë koordinim të projekteve, hulumtime dhe analiza, si dhe marrëdhënie me publikun. Në vitin 2005 ishte anëtar i Grupit punues që ishte përgjegjës për Strategjinë nacionale për zhvillim të shoqërisë informatike në RM.

Marija Pançevska

Ekonomiste e diplomuar në departamentin e Menaxhimit Financiar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.  Interesat e saj profesionale janë në fushën e menaxhimit financiar dhe auditimit. Përvoja e saj e punës është në fushën e menaxhimit të financave publike, kontabilitetit, monitorimit të projekteve IPA, si dhe në aktivitetet për zbatimin e standardeve ISO.

Ajo u bashkua me ekipin e Fondacionit Metamorfosis në korrik të vitit 2017 si koordinatore e granteve, dhe më pas si menaxhere financiare nga prilli i vitit 2018. Nga janari i vitit 2019, ajo është drejtore e financave dhe administratës. Përgjegjësitë e saj në Fondacionin Metamorfozis përfshijnë parashikimin financiar, planifikimin, buxhetimin dhe kontrollin financiar.

Dançe Danilovska-Bajdevska

Ka diplomuar në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Në të njëjtin fakultet mori titullin magjistre e shkencave juridike. Ka kryer Akademinë e Burimeve Njerëzore të akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Semos Education.

Ajo është aktive në shoqërinë civile që nga viti 2000. Ka fituar përvojë si specialiste programesh duke zhvilluar strategji programore, duke planifikuar dhe zbatuar aktivitete të projekteve në fusha të ndryshme që e avancojnë sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, me fokus në anti-korrupsion, transparencë dhe llogaridhënie, lirinë e shprehjes, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, monitorimin dhe mbikëqyrjen civile. Ajo ka përvojë në përfaqësimin para hartuesve të politikave publike për përafrimin e legjislacionit të Maqedonisë së Veriut me ligjin e BE-së. Në vitin 2004, ishte anëtare e grupit punues për krijimin e politikës për qasje të lirë në informatat me karakter publik. Në vitin 2011 mori pjesë në iniciativën e shoqërisë civile për anëtarësimin e vendit në Partneritetin e Qeverisjes së Hapur. Gjithashtu, në vitin 2018 ishte anëtare e grupit të punës për krijimin e kornizës së re ligjore për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, si dhe pjesë e ekipit të ekspertëve që e zhvilloi Strategjinë e Qeverisë për Transparencë në vitet 2019 dhe 2023.

Që nga viti 2023, iu bashkua ekipit të Fondacionit Metamorfozis me detyra për të marrë pjesë në planifikimin strategjik, planifikimin dhe koordinimin e projekteve, hulumtime dhe analiza, si dhe koordinimin dhe bashkëpunimin me punonjësit.

Goran Rizaov

Koordinator i projekteve në Fondacionin Metamorfozis, përndryshe gazetar profesionist me përvojë shumë vjeçare në mediat e shkruara dhe ato elektronike. Punon kryesisht në projekte që lidhen me qeverisjen e mirë, të dhënat e hapura, analizën dhe vizualizimin e të dhënave.

Goran ka qenë bursist i zhvillimit profesional në vitin 2011/2012, kur studioi gazetari të bazuar në të dhëna dhe mediat online në Fakultetin e Gazetarisë dhe Komunikimit Masiv “Walter Cronkite” në Feniks të SHBA-ve. Ai është gazetar i diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Në vitin 2015 ai e mori çmimin për gazetari hulumtuese "Nikolla Mlladenov".

Milla Josifovska Danillovska

Profesoreshë e diplomuar e gjuhës dhe letërsisë angleze në Universitetin “Shën. Kirili dhe Metodi” - Shkup, me përvojë pune shumë vjeçare në sektorin e shoqërisë civile dhe kontribut të veçantë në fushën e punës rinore dhe vullnetarizmit. Ajo u bashkua me ekipin e Fondacionit Metamorfozis në maj të vitit 2019 dhe punon si koordinatore e projektit ACTION SEE - Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore.

Përvoja e mëparshme e punës bazohet në punën me të rinjtë dhe projektet evropiane si pjesë e Këshillit drejtues të Shoqatës Qendra për Dialog Ndërkulturor, dhe në ngritjen e kapaciteteve të të rinjve dhe punonjësve me të rinjtë, si trajnuese për tema që kanë të bëjnë me arsimin joformal, punën me të rinjtë, vullnetarizmin dhe përfshirjen sociale. Shfaqet si redaktore, autore dhe përkthyese e disa publikimeve dhe doracakëve.

Vladimir Petreski

Kryeredaktor i Shërbimit për verifikim të fakteve në media (proverkanafakti.mk).

Ai është gazetar dhe kryeredaktor afatgjatë. Ai ka qenë pjesë e magazinës Mlad Borec , Demokratski Forum, Republika, Republika Mladost  (Republika Youth), MILS – Macedonian Information & Liaison Service (më vonë e riemëruar si Qendra për Informim në Maqedoni).

Në 5 vitet e fundit, para se të emërohej kryeredaktor i MFSC - ai ishte redaktor biznesi i gazetës së përditshme Spic (2009-2011), më vonë në Plusinfo (plusinfo.mk - 2011-2012), Libertas (libertas.mk – 2012) and NovaTV (novatv.mk – 2013).

Elida Zylbeari

Gazetare dhe redaktore me përvojë disavjeçare. Ajo është udhëheqëse e projekteve në Fondacionin Metamorfozis, të cilat kanë të bëjnë me lirinë e të shprehurit dhe përforcimin e mediave në Maqedoninë e Veriut.

Ka diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit dhe ka magjistruar në drejtimin Diplomaci në UEJL në Maqedoni.

Nga viti 2012, ajo është kryeredaktore e portalit informativ në gjuhën shqipe www.Portalb.mk.

Nga viti 2018 është kryeredaktore e versionit shqip të projektit për promovimin e shkathtësive mediatike elementare “Mendim kritik për qytetarë me shkathtësi mediatike – CriThink”.

Ka qenë anëtare e bordit në Këshillin e Etikës të Mediave në Maqedoni në vitet 2014-2018.

Nga viti 2012 deri në vitin 2014 ishte kryeredaktore e versionit shqip të projektit “Shërbimi për verifikimimin e fakteve në media”.

Është trajnere certifikuar nga TechSoup Europe në sferën e luftimit të dezinformatave dhe edukimit mediatik.

Ka marrë pjesë si paneliste në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare për çështjet që lidhen me lirinë e fjalës dhe medias, shkathtësitë mediatike, gazetarinë digjitale dhe hulumtuese, qeverisjen e mirë dhe transparencën.

 

Zoran Richliev

Zoran Riçliev

Zoran Riçliev është ekspert i mediave dhe menaxher i projekteve me përvojë të gjerë në gazetari, komunikimet digjitale dhe zhvillimin e mediave. Ndër të tjera, ekspertiza e tij përfshin gazetarinë multimediale, edukimin dhe politikat mediatike, si dhe sigurinë e gazetarëve.

Si gazetar i diplomuar në Universitetin “Shën Kiril dhe Metodi” e filloi karrierën në “Utrinski Vesnik”, e më pas ishte producent digjital në “Media Print Maqedoni”. Në të njëjtën kohë, ai ka ligjëruar gazetarinë multimediale në Institutin për Media të Maqedonisë dhe në Shkollën për Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun.

Ai ishte kryeredaktor themelues i Mnogoo.mk dhe Telegraf.mk, kurse në BIRN punoi si zyrtar për zhvillim dhe komunikim dhe si hulumtues. Nga viti 2018 deri në vitin 2024 ka qenë pjesë e Misionit të OSBE-së në Shkup, ku në mënyrë programore ka punuar në promovimin e edukimit mediatik, zhvillimin e mediave dhe sigurinë e gazetarëve.

Ai është autor i punimeve hulumtuese dhe rekomandimeve mbi politikat mediatike.

Anita Milanovska

Ka diplomuar ekonominë e biznesit në Universitetin e Shën Kirilit në Shkup. Ajo ka eksperiencë pune në lëminë administrative dhe finansa në disa kompani ndërkombëtare, si dhe në lëminë e buxhetit finansiar në arsim.

Përgjegjësitë e saj në Fondacionin Metamorphosis përfshijnë punën administrative dhe evidencën e shpenzimeve si dhe përgaditjen e raporteve finansiare për projektet.

Elena Stojanova

Inxhiniere e diplomuar në Universitetin "Shën Klimenti i Ohrit” - Manastir

Ajo bashkohet me ekipin e Fondacionit Metamorfozis në mars të vitit 2018, si asistente administrative-financiare. Përgjegjësitë e saj përfshijnë pjesëmarrje aktive në projektet aktuale të Fondacionit Metamorfozis në fushën e administratës dhe financave. Ajo gjithashtu kontribuon në punët e tjera administrative në lidhje me funksionimin e Fondacionit.

Përvoja e saj e mëparshme e punës është në fushën e sigurimeve (jo të jetës), së pari si agjente e sigurimeve, e më vonë është përfshirë në procedurat e furnizimeve publike (përgatitjen dhe dorëzimin e ofertave financiare, pjesëmarrjen në ankande elektronike, etj.) përmes SEFP (Sistemit elektronik për furnizime publike) në një kompani të sigurimeve në Maqedoni.

Marijana Jançeska

Magjistre e kulturës me studime të kryera të specializimit në fushën e menaxhimit të komunikimeve. Karriera e saj në sektorin e shoqërisë civile përfshin përvojë shumë vjeçare si koordinatore e granteve, koordinatore e projekteve dhe specialiste për monitorim dhe vlerësim. Shfaqet si redaktore, autore dhe përkthyese e disa publikimeve.

U bashkua me ekipin e Fondacionit Metamorfozis në dhjetor të vitit 2020 dhe punon si specialist për hapje dhe angazhim  të projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare.

Despina Kovaçevska

Specialist edukatore dhe rehabilitatore me përvojë shumëvjeçare në edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe trajnuese për përfshirjen e nxënësve me aftësi të kufizuara në programin Erasmus. Ajo e filloi karrierën e saj si grantiste e Qendrës LGBT dhe Komitetit të Helsinkit dhe punon në zhvillimin e kapaciteteve të komuniteteve të margjinalizuara. Më vonë u bë pjesë e projektit "Përkrahje për reformat zgjedhore në Maqedoninë e Veriut" të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), ku fitoi njohuri për monitorimin e programit qeveritar.

Në Fondacionin Metamorfozis ajo është e punësuar si specialiste pë monitorimin e mediave.

Valon Abdiu

Inxhinier i diplomuar i informatikës, në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ka përvojë shumëvjeçare (që nga viti 1999) duke punuar me organizata ndërkombëtare në Maqedoni, duke përfshirë Misionin e OSBE-së në vend, në pozitat e koordinatorit të projekteve, asistentit të lartë administrativ dhe përkthyesit.

Në periudhën 2009-2011, ka punuar si asistent në Departamentin e Informatikës në kuadër të FSHMN-së në Universitetin e Tetovës. Ai ishte gjithashtu koordinator i programit të shkëmbimit të studentëve Erasmus në këtë Universitet.

Ai ka bashkëpunuar me Fondacionin Metamorfozis që nga viti 2009, dhe që nga viti 2011 punon si përkthyes i përmbajtjeve që publikohen në ueb-faqet e projekteve përkatëse. Që nga gushti i vitit 2017, ai është koordinator i projektit "Techsoup" për rajonin e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës. Ai gjithashtu e koordinon projektin “Meet and Code” në kuadër të Javës evropiane të programimit (EU Codeweek).

Olivera Vojnovska

Gazetare politike me pothuajse 30 vjet përvojë pune.  Karrierën e saj si gazetare e filloi në gazetën e përditshme "Nova Makedonija", ku punoi në periudhën nga viti 1993 deri në vitin 1999, e pastaj nga viti 1999 deri në vitin 2011 vazhdoi në "Utrinski Vesnik".

Gjatë viteve të fundit ajo ka qenë e angazhuar në projekte që kanë të bëjnë me standardet profesionale dhe etike në gazetari, si dhe projekte për llogaridhënien dhe qeverisjen e mirë. Nga viti 2013 deri në vitin 2015 ajo ishte recensente në "Shërbimin e Verifikimit të Fakteve në Media", ndërsa që nga dhjetori i vitit 2015 është redaktore në "Vërtetmatës".

Ka diplomuar në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin "Shën Kiril dhe Metodi” në Shkup.

Teofill Bllazhevski

Ai punon si redaktor dhe gazetar në Fondacionin Metamorfozis, në projektet mediatike: “Shërbimi i Verifikimit të Fakteve në Media” dhe “Vërtetmatës” që nga viti 2015.

Blazhevski është gazetar i diplomuar, i cili ka avancuar arsimin e tij formal me trajnime të shumta në Maqedoni dhe jashtë saj.

Ai ka 33 vjet përvojë pune në gazetari, nga të cilët mbi 27 vjet profesionalisht si reporter, redaktor dhe kryeredaktor (9 vjet), në disa media të shkruara dhe elektronike, duke përfshirë edhe mediat e reja.

Blazhevski është anëtar i KA të Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni që nga viti 2014, nënkryetar i SPGM-së, si dhe anëtar i Këshillit drejtues të Transparency International - Maqedoni.

Stojan Sinadinov

Gazetar dhe redaktor me 35 vjet përvojë pune në dhjetëra gazeta dhe revista maqedonase: "Ekran", "Nova Makedonija", "Start", "Forum", "Kapital", "Tea Moderna"... ueb portalet "Telegraf", "Makfax", "Racin", si dhe në disa media dhe projekte publikuese nga rajoni.

Kontribues në "Metamorfozis" që nga viti 2013, si redaktor në projektin “Kapixhiku” në “Portalb”, recensues në "Shërbimin për Verifikimin e Fakteve  në Media" dhe pjesëmarrës në projekte të tjera.

Me profesion është filolog i diplomuar (Letërsi e përgjithshme dhe krahasuese). Mes interesave të tjera profesionale, është kritik i filmit dhe historian i filmit, autor i një monobiografie dhe i një doracaku për punonjësit e filmit.

Antonija Popovska

Gazetare profesioniste me më shumë se gjashtëmbëdhjetë vjet përvojë pune në këtë profesion. Ka diplomuar në degën e gazetarisë në Fakultetin Juridik "Justiniani i Parë", kurse përvojën e saj profesionale e ka fituar në disa redaksi si gazetare dhe redaktore.

Është fituese e çmimeve dhe mirënjohjeve për tekste dhe storje të botuara gazetareske, si dhe pjesëmarrëse në projekte ndërkombëtare të gazetarisë hulumtuese. Ajo është autore e shumë projekteve të suksesshme në fushën e arsimit, duke përfshirë kronika, doracakë dhe udhëzues të dedikuar për nxënës dhe studentë.

Në agjencinë e lajmeve “Meta.mk”, e cila është pjesë e Fondacionit “Metamorfozis” punon si gazetare tashmë katër vite. Fushat që i mbulon janë arsimi, shëndetësia dhe çështjet sociale.

Karrierën e saj profesionale e filloi në të përditshmen “Vreme” në vitin 2006, e më pas e vazhdoi në të përditshmen “Nova Makedonija”. Vitet e fundit ka punuar si honorariste në disa projekte, si dhe ka qenë bashkëpunëtore e disa mediave online.

Beti Simjanoska-Trajçevska

Ka diplomuar për studime politike në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.

Ka magjistruar në Institutin Ekonomik në kuadër të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, ku fitoi titullin magjistre e shkencave ekonomike në fushën e menaxhimit financiar.

Për më shumë se 2 dekada, ka punuar si kontabiliste në FSHHM, si dhe kontabiliste për disa OJQ dhe fondacione të tjera që ishin pjesë e programeve spin-off të FSHHM-së.

Ekipit të Fondacionit Metamorfozis iu bashkua në vitin 2023 si kontabiliste.

Nadica Stambolxhiska

Ajo iu bashkua ekipit të Fondacionit Metamorfozis në vitin 2023 si koordinatore e projekteve në kuadër të programit Mediat për Demokraci, e angazhuar në projekte që kanë të bëjnë me përballjen me dezinformatat. Me profesion ërkthyese nga anglishtja në maqedonisht dhe anasjelltas, ajo ka ndërtuar përvojën e saj të punës për shumë vite në sektorin civil, veçanërisht në fushën e mediave, arsimit dhe zhvillimit të shoqërisë civile, dhe angazhimi i saj përfshin koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve dhe granteve, si dhe mbështetje administrative, logjistike dhe komunikuese.

 

Fisnik Xhelili

Fisnik Xhelili është gazetar, që nga vitit 2021 punon në Fondacionin Metamorfozis në portalin Portalb.mk.

Fisniku është i diplomuar në degën e Komunikimit Ndërkombëtar në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Gjatë studimeve ka ndjekur një semester në Universitetin e Lubjanës, Slloveni dhe një tjetër në Universitetin e Edukimit në Heidelberg, Gjermani.

Aktualisht vijon studimet e masterit për marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup.

Ai është aktivist i shoqërisë civile, kryesisht për problematikat rinore dhe diskriminimin gjinor. Fisniku është bashkëthemelues i Qendrës për Mundësi të Barabarta "Mollëkuqja".

Матеј Тројачанец

Matej Trojaçanec

Në vitin 2020 diplomoi në Fakultetin Filozofik, në Institutin e Psikologjisë pranë UKdheM, e më pas magjistroi në “Universitetin St. Andrews" në Skoci, në programin e Psikologjisë Krahasuese. Në angazhimet e mëparshme të punës ka punuar si gazetar dhe hulumtues në terren, ndërsa në kuadër të Fondacionit Metamorfozis është angazhuar si gazetar në Shërbimin e verifikimit të fakteve "Vistinomer" (“Vërtetmatësi”).

 

Гоше Николов

Goshe Nikollov

Gazetar në agjencinë e lajmeve Meta.mk, ku përcjell tema nga fusha e arsimit, shkencës dhe teknologjisë. Krijon përmbajtje për rrjetet sociale dhe punon në video informative dhe edukative. Si krijues dhe redaktor i faqes “Studentarija” në Instagram, ai i është përkushtuar çështjeve në arsimin e lartë dhe standardit të studentëve.

Në media filloi të punojë duke qenë nxënës i shkollës së mesme. Ka qenë redaktor dhe udhëheqës i disa projekteve për të rinjtë në mediat lokale në Koçan. Me Fondacionin Metamorfozis bashkëpunon që nga viti 2020.

Idlir Luma

Në vitin 2019 ka diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe më pas në vitin 2022 ka përfunduar studimet master në të drejtën penale në të njëjtin fakultet. Në kuadër të Fondacionit Metamorfozis, ai është i angazhuar si asistent i programeve në disa projekte që janë pjesë e programeve të Përgjegjësisë Shoqërore dhe të Drejtave të Njeriut në internet.

Оливер Стојанов

Oliver Stojanov

Punon në programin Mediat për Demokraci të Fondacionit Metamorfozis. Ekipit të "Vistinomer"-it (Vërtetmatës"-it) i bashkohet në qershor të vitit 2020. Është përgjegjës për profilet e "Vistinomer"-it (Vërtetmatës"-it) në rrjetet sociale.

Нино Наумов

Nino Naumov

Magjistër i teknikës kompjuterike dhe informatikës në Fakultetin Elektroteknik në Shkup që nga viti 2004. Ekipit të Fondacionit Metamorfozis iu bashkua në mars të vitit 2024, në pozicionin e specialistit të TI-së.

Me më shumë se 18 vjet përvojë në TI dhe në zhvillimin e softuerit, Nino është një menaxher me përvojë i projekteve dhe produkteve, i cili i kushton vëmendje të veçantë përdorshmërisë së zgjidhjeve softuerike, optimizimit të proceseve dhe aspekteve estetike të ndërfaqes së përdoruesve (UI). Me një karrierë në sektorë të ndryshëm, duke përfshirë gjyqësorin dhe biznesin privat, ku ka realizuar me sukses projekte të shumta të TI-së. Gjithashtu ka marrë pjesë në zhvillimin e faqeve të internetit, me njohuri të dëshmuara të HTML5, CSS3, PHP dhe MySQL, që përfshin dizajnimin dhe zhvillimin e faqeve të internetit për klientë vendas dhe ndërkombëtarë.

Viktorija Furnadjiska

Viktoria Furnaxhiska

Përkthyese dhe interpretuese nga maqedonishtja në anglisht dhe anasjelltas, me përvojë në përkthim dhe interpretim për klientë si Këshilli i Evropës dhe USAID-i. Nëpërmjet pjesëmarrjes së saj në projektin "ReTrans" të programit Erasmus+, ajo fitoi një njohuri të thellë rreth sfidave të interpretimit në kontekst humanitar dhe në kontekstin e situatave të refugjatëve. Është e përkushtuar në përpunimin e temave që lidhen me zbatimin e gjuhës në diskursin politik, komunikimin diplomatik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Drilon Saliu

Ai iu bashkua ekipit të Metamorfosis në 2014 si bashkëpunëtor i jashtëm dhe më pas si i punësuar në rolin e përkthyesit dhe mеnaxhimin e mediave sociale në versionin shqip të "Vërtetmatësit". Ka përvojë solide në sektorin joqeveritar, si koordinator i projekteve Erasmus + dhe jo vetëm, monitorimit të mediave dhe pjesën operacionale në disa misione të OSBE/ODIHR-së në Maqedoninë e Veriut dhe projekte të tjera që kanë të bëjnë me këshillimin për karrierë dhe punësimin e të rinjve.

Albina Ramadani

Gazetare e diplomuar në vitin 2018 në Fakultetin Juridik- drejtimi Gazetari dhe Media, në Universitetin e Tetovës.
E pasionuar me gazetarinë, aktive që nga ditët studentore.
Bashkëthemeluese e një portali edukativ studentor.
E përkushtuar në përpunimin e temave që i tangojnë qytetarët e thjeshtë.

Xhenis Sulimani

Politolog i diplomuar, në fakultetin juridik “Justiniani i parë” në Shkup. Magjistër i Diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Me përvojë të gjatë në gazetari dhe publicistikë.

Në portalb.mk mbulon temat nga fusha e politikës së brendshme. Me paraqitje të shumta televizive mbi fenomenet shoqëroro- politike.

Xhenis Sulimani është autori i librit: Neouillsonizmi, Politika e Jashtme e SHBA-së dhe Konfliktet në Ish-Jugosllavi.