Puna me të dhëna

02.02.2021

Puna me të dhënat, analizimi i duhur i tyre dhe përdorimi i vizualizimeve për prezantim po bëhen aftësi gjithnjë e më të kërkuara. Organizatat e shoqërisë civile, punonjësit e medias, aktivistët dhe kushdo tjetër që punon me të dhëna, ose që kanë nevojë të paraqesin rezultatet e punës së tyre të vështirë para publikut të gjerë, përballen me një numër sfidash teknike. Meqenëse shumë qytetarë nuk janë të njohur me programimin (kodimin) kompjuterik, e as me krijimin e vizualizimeve, duket se njohuritë teknike janë sfida më e madhe me të cilën përballen. Përmes këtyre trajnimeve, Fondacioni Metamorfozis e kapërcen me sukses pikërisht atë sfidë – për punë të suksesshme me të dhëna dhe krijimin e vizualizimeve nuk do të keni nevojë për njohuri paraprake të mëdha teknike! Duke përdorur një sërë mjetesh falas, platformash online, pak kreativitet dhe durim – ju do të mësoni të menaxhoni në mënyrë efektive të dhënat tuaja dhe të krijoni vizualizime moderne që do ta paraqesin punën tuaj në një dritë të re