Menyja
alb

Ligjet në Maqedoni – Respektimi i parimeve për mbrojtjen e të dhënave personale

Ky projekt është një tentativë për të dhënë një pasqyrë se si në Maqedoni 35 ligjet nga 12 fusha u përmbahen parimeve të përgjithshme të privatësisë dhe mbrojtjes të të dhënave personale dhe në këtë mënyrë të kontribuojmë për përshtatjen e tyre me parimet dhe standardet e privatësisë në Bashkimin Evropian.

Snap1

Qeverisje e mirë – përvoja dhe sfida

Zhvillimi i shoqërisë qytetare është komponentë e domosdoshme në secilën qeveri transparente, përgjegjëse dhe efektive, e cila fokusohet në nevojat e qytetarëve dhe e cila me inklusivitetin e saj e forcon përkrahjen e qytetarëve për proceset e reformave.

5534004979_d3e7bf876f_o

Udhëzues për prindër për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale të fëmijëve në internet

Fokusi i këtij udhëzuesi është vendosur në internetin, rrjetet sociale, por gjithashtu janë paraqitur edhe forma tjera të komunikimit dhe vende kyçe ku është i mundshëm keqpërdorimi i të dhënave personale dhe shkelja e privatësisë. Duke treguar interesim për teknologjitë të cilat i shfrytëzon fëmija Juaj, Ju mundeni të mësoni bashkë me atë dhe të dini se çka bën ai/ajo kur “rin” në internet.

studim-gov

Studim i politikave publike: Rritja e përdorimit të ueb-faqeve gov.mk si vegla për transparencës, llogaridhënies dhe e-pjesëmarrjes

Qëllimi i këtij studimi të politikave publike është të analizohet niveli aktual i shfrytëzimit të ueb-faqeve të pushtetit qendror dhe atij lokal në Republikën e Maqedonisë (të cilat kryesisht shfrytëzojnë domene .gov.mk) në fushën e transparencës, llogaridhënies dhe e-pjesëmarrjes së qytetarëve në marrjen e vendimeve, si dhe të ofrojë rekomandime se si të tejkalohen pengesat që pengojnë të realizohet potenciali i plotë i teknologjive të reja në këto fusha.

kompjuter-za-sekoe-dete

Употребата на компјутери и интернет во образовниот систем на РМ

Анализа на контекстот на досегашната компјутеризацијата и дигитализацијата на образованието (сите јавно достапни национални документи, евалуациски извештаи од спроведени програми, изјави за јавност и сл.).

korica-2-eGov

Matja e shërbimeve të e-pushtetit në Maqedoni

Kjo është matja e katërt e onlajn-sofistikimit në nivel qeveritar në Maqedoni. Matja ështëbërë në periudhën mars/prill 2008 dhe kjo pasqyron gjendjen e projekteve të realizuara nëvitin 2008. Kësaj radhe kemi punuar sipas sistemit të ri të vlerësimit të Kepxheminit prejpesë niveleve, te i cili niveli i pestë u shtua me qëllim që të përfshihet ideja për dhënieproaktive dhe të automatizuar të shërbimeve. Në këtë dokument do ta krahasojmëzhvillimin e shërbimeve të e-qeverisë në Maqedoni me sistemin e vjetër prej 4 nivelevedhe do ta krahasojmë gjendjen në Maqedoni me vendet e tjera të BE duke përdorursistemin për vlerësim prej 5 […]

ti_odluchuvash

Ti vendos…

Broshurë për mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë në internet.

sajbernasilstvo - naslovna-alb

Sajberdhuna… edhe kjo është dhunë

Shoqërimi social dhe mundësitë e shumta që i ofron interneti janë karakteristikat e shekullit XXI, por a ke menduar ndonjëherë për rreziqet e mundshme në mjediset virtuale, dhe për atë se kush dhe si mund të jenë miqtë tu virtualë? Sajberdhuna është problem real i ditëve të sotme, ndërsa viktimë mund të jetë çdokush, duke të përfshirë edhe ty. Ja disa shembuj që do të ndihmojnë ta kuptosh se çka është sajberdhuna, çfarë formash merr, si të ballafaqohesh me të dhe si ta pengosh atë.

pp-alb

Udhëzues për TKI i Metamorphosis Nr. 6 – Si deri te politika për privatësi? (Botimi i dytë)

Publikimi i politikës për privatësi, u mundëson e-botuesve një bazë për ta përfituar besimin e vizitorëve të ueb-faqeve të tyre, nëpërmjet informimit transparent për atë se cilat të dhëna të tyre i mbledhin dhe i shfrytëzojnë.