Menyja
Bardil

Bardhyl Jashari

Bardhyl Jashari është drejtor i Fondacionit Metamorphosis (në Maqedoni). Interesat e tij profesionale kryesisht janë në sferën e teknologjive, mediumeve, lëvizjes qytetare, e-qeverisjes dhe pjesëmarrjes. Paraprakisht ai ka punuar si koordinator i Programit për Inforcion në Fondacionin Open Society (Shoqëri e Hapur) – në Maqedoni. Në të dy kapacitetet, ai ka udhëhequr projekte në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke qenë në bashkëpunim të ngushtë me organizata të tjera ndërkombëtare, organe qeveritare, sektorin civil dhe atë të biznesit.

Ai është anëtar i Këshillit kombëtar për Shoqëri Informatike të Maqedonisë dhe ekspert kombëtar për Maqedoninë i çmimit të samitit botëror të OKB-së. Në të kaluarën ai ka qenë anëtar i grupit të punës për strategjinë nacionale për zhvillimin e shoqërisë informatike dhe ka shërbyer si komesar në Agjencinë për komunikime elektronike (26.04.2005  -  06.10.2010).

Bardhyli studimet pasdiplomike i kreu në Universitetin 12 në Paris - Fakulteti i Administratës Publike (në Francë) dhe është i diplomuar si dizajner i sistemit informatik në Universitetin e Zagrebit (në Kroaci).

filip S 2

Filip Stojanovski

Ka diplomuar në Universitetin Grejslend në SHBA dhe ka magjistruar për menaxhment të e-bizneseve në Universitetin Paris 1 - Panteon Sorbonë në Francë.

Prej vitit 1995 është aktiv në shoqërinë civile të Maqedonisë nëpërmjet projekteve vullnetare për mbrojtje të konsumatorëve dhe atyre për e-botime, si dhe nëpërmjet angazhimeve profesionale në cilësi të ekspertit për TI. Shkruan për tema që kanë të bëjnë me shoqërinë informatike për mediumet në Maqedoni.

Në kuadër të Fondacionit Metamorfozis, obligimet e tij përfshijnë koordinim të projekteve, hulumtime dhe analiza, si dhe marrëdhënie me publikun. Në vitin 2005 ishte anëtar i Grupit punues që ishte përgjegjës për Strategjinë nacionale për zhvillim të shoqërisë informatike në RM.

Elida

Elida Zylbeari

Është e diplomuar në Shkencat e Komunikimit. Në Univesitetin e Europës Jug-Lindore në Shkup, aktualisht ajo ndjek studimet pasdiplomike në degën e Diplomacisë. Në Fondacionin Metamorphosis ajo punon si koordinatore për projekte të cilat kanë të bëjnë me lirinë e të shprehurit dhe projekte që kanë të bëjnë me përforcimin e mediave në Maqedoni. Që në shkurt 2012 ajo është kryeredaktore e portalit informativ www.portalb.mk. Nga viti 2012 deri në vitin 2014 ishte kryeredaktore e projektit Shërbim i verifikimit të fakteve në media në gjuhën shqipe http://verifikimiifakteve.mk/.

Tamara

Tamara Resavska

E diplomuar në studimet pasdiplomike për Komunikim pranë Institutit për kërkime Sociologjike, Politike dhe Juridike pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, e diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Komunikimit pranë Universitetit të Europës Jug-Lindore në Tetovë. Ajo koordinon Iniciativen për Resurse të hapura në arsim në Maqedoni dhe punon në projektet për Privatësi në Internet. Ajo ka kontribuar në shumë kërkime për projektet e polisave për privatësi, qasje falas në informacionet publike dhe sigurimin e fëmijëve në internet. Ajo është autore e disa publikimeve si dhe është trajnuese për mediat sociale.

Vladimir

Vladimir Petreski

Kryeredaktor i Shërbimit për verifikim të fakteve në media (proverkanafakti.mk). Ai është gazetar dhe kryeredaktor afatgjatë. Ai ka qenë pjesë e magazinës Mlad Borec , Demokratski Forum, Republika, Republika Mladost  (Republika Youth), MILS – Macedonian Information & Liaison Service (më vonë e riemëruar si Qendra për Informim në Maqedoni). Në 5 vitet e fundit, para se të emërohej kryeredaktor i MFSC - ai ishte redaktor biznesi i gazetës së përditshme Spic (2009-2011), më vonë në Plusinfo (plusinfo.mk - 2011-2012), Libertas (libertas.mk – 2012) and NovaTV (novatv.mk – 2013) web faqe për lajme.

Adriana

Adrijana Selmani

Ajo ka eksperiencë pune të mëparshme në korporatën botërore për TI Microsoft, ku ka punuar si asistent i programit Microsoft në arsim në Maqedoni dhe Kosovë, ka eksperiencë pune disa mujore edhe në sektorin e organizatave jo-qeveritare dhe njeh 9 gjuhë duke përfshirë edhe gjuhën amtare. Ka njohuri të pasura për punën administrative, teknologjitë, mbajtjen e trajnimeve, punë ekipore të cilat janë të dëshmuara gjatë disa viteve përvojë pune. Në Fondacionin Metamorphosis ajo asiston programet në vijim:

  • Të drejtat e njeriut
  • Social Innovation – Inovacioni shoqëror
  • Qeverisja e mirë
  • Mjedisi jetësor.

 

Goce

Goce Arsovski

Psikolog i diplomuar në fakultetin filozofik pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup. Në kuadër të Fondacionit Metamorphosis ai është i angazhuar si asistent projekti. Interesi profesional dhe angazhimi në tërësi në lëminë e metodologjisë, instrumentet dhe mundesitë për shfrytëzimin e teknologjive të reja në hulumtimet. Me interes të veçantë në metodin kualitativ. Mer pjesë në më shumë projekte aktuale në Fondacionin Metamorphosis, si dhe mer pjesë gjatë formulimit të instrumenteve për mbledhjen e të dhënave, analiza statistikore dhe vizuelizim si dhe analizën e të dhënave cilësore. Ndjek trendet në arsim, me theks të veçantë për Resurse të hapura në arsim, qasje të lirë të informatave dhe privatësisë në internet. Është kontribues aktiv (përkthyes) për shoqërinë Global Voices.

Lila

Liljana Cekiq – Llazorovska

Ka diplomuar ekonomi në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" në Shkup. Pjesën më të madhe të përvojës së punës e ka si asistente administrative-financiare në projekte të huaja, të financuara nga OSBE-ja, Banka Botërore dhe Kombet e Bashkuara. Përgjegjësitë e saj në Fondacionin Metamorfozis përfshijnë punën administrative dhe evidencën e harxhimeve si dhe përgatitjen e raporteve financiare për projektet.

Anita

Anita Milanovska

Ka diplomuar ekonominë e biznesit në Universitetin e Shën Kirilit në Shkup. Ajo ka eksperiencë pune në lëminë administrative dhe finansa në disa kompani ndërkombëtare, si dhe në lëminë e buxhetit finansiar në arsim. Përgjegjësitë e saj në Fondacionin Metamorphosis përfshijnë punën administrative dhe evidencën e shpenzimeve si dhe përgaditjen e raporteve finansiare për projektet.

Filip N

Filip Neshkoski

Ka diplomuar në Fakultetin e Makinerisë në Shkup, në drejtimin e inxhinjerisë dhe menaxhmentit industrial. Nga përvoja e kaluar e punës mund të përmenden përpilimi i ueb-faqeve dhe zhvillimi i bazave të të dhënave, pjesëmarrja në aktivitete për kontroll të kualitetit dhe implementim të standardeve ISO. Në Metamorfozis ka për detyrë zhvillimin dhe administrimin e zgjidhjeve të bazuara në ueb, logjistikën teknike të sistemit informatik të fondacionit, si dhe përkrahje të shumë projekteve.