Pse ta shfrytëzoni Dispejsin (DSpace)?

Dispejs (DSpace) është softuer me kod të hapur që mundëson ndarje të hapur të përmbajtjeve që burojnë nga organizata, kontinente dhe kohëra të ndryshme. Ja disa fakte që kanë të bëjnë me  përdorimin e tij, që njëkohësisht paraqesin edhe arsye pse do të ishit përcaktuar për të:

Komuniteti më i madh i shfrytëzuesve dhe programerëve në botë

Komuniteti i formuar për rreth Dispejsit, përfshin 700 organizata, të cilat momentalisht e shfrytëzojnë softuerin për të vendosur artikuj, apo si mjedis për punë në projekte. Më shpesh përdoret nga bibliotekat hulumtuese si depo institucionale, por ka shumë organizata që këtë softuer e shfrytëzojnë për të vendosur dhe për të organizuar depo të organizuara sipas temave, depo me të dhëna ose depo të organizuara sipas përmbajtjeve multimediale. Listën e të gjithë shfrytëzuesve të regjistruar mund ta shihni këtu. Për ta parë hartën e të gjithë pjesëmarrësve të regjistruar, vizitoni këtë vend.

Përmbajtje të tjera që ndërlidhen me qasjen e hapur
Informata për projektin: е-Inkluziviteti: Iniciativa për Qasje të hapur në Maqedoni
Prezantim për qasje të hapur: versioni në gjuhën maqedoneversioni në gjuhën shqipe
Prezantimi i softuerit DepotDepo e re për shkencëtarët dhe hulumtuesit nga e gjithë bota
Lajme: U mbajtën prezantimet e para për qasje të hapurShpërndarja e posterëve për qasje të hapurPërfunduan prezantimet e planifikuara për qasje të hapur
Fotgrafi nga prezantimet e mbajtura për qasje të hapur nëpër institucionet e arsimit të lartë dhe ato hulumtuese në Maqedoni (prezantime me sllajde)


Softuer pa pagesë me kod të hapur

Platforma me kod të hapur Dispejs, është vënë në disponim pa pagesë për të gjithë. Mund të shkarkohet nga depoja për softuer me kod të hapur sourceforge. Momentalisht kodi është i licencuar me licencën me kod të hapur BSD, që do të thotë se çdo organizatë mund ta shfrytëzojë, përshtasë, e bile edhe ta integrojë kodin në aplikacionet e tyre komerciale, pa paguar kompenzim. Vetëm se, në qoftë se dikush e zhvillon softuerin edhe më tej, është e pëlqyeshme që atë kod ta ndajë me komunitetin, që të mund të përfitojnë të gjithë nga ai. Sot ekzistojnë mbi 80 zhvillues  të softuerit anembanë botës të cilët kontribuojnë me kodin e tyre, ndërsa 15 programerë kryesorë vazhdimisht punojnë bashkërisht në planifikimin e versioneve të reja, në integrimin e mundësive të reja dhe në përmirësimin e gabimeve të cilat vërehen nga anëtarët e komunitetit.

Makineri virtuale me Dspace në gjuhën maqedonase dhe shqipe

DSpace tani është i mundshëm edhe si makineri virtuale në OVF (Open Virtualization Format) e cila mund të vendoset  dhe vihet në funksion për më pak se një orë në varësi të konfigurimit të serverit në të cili do të instalohet.

dspace-vm-al

Makineria virtuale me DSpace të instaluar mund të përdoret me interfejs në shqip dhe në maqedonisht, së bashku me dokumentacionin për procesin e instalimit në tri gjuhë dhe disa udhëzues , kjo mund të merret nëpërmjet linkeve të mëposhtëm, kurse institucionet e interesuara mund të kontaktojnë direkt me personelin e Metamorfozis që t’u dërgohet përmbajtja në DVD.

Fajle për instalim të makinerisë virtuale me DSpace
pjesa 1 pjesa 8 pjesa 15 pjesa 22 pjesa 29
pjesa 2 pjesa 9 pjesa 16 pjesa 23 pjesa 30
pjesa 3 pjesa 10 pjesa 17 pjesa 24 pjesa 31
pjesa 4 pjesa 11 pjesa 18 дел 25 дел 32
pjesa 5 pjesa 12 pjesa 19 pjesa 26 pjesa 33
pjesa 6 pjesa 13 pjesa 20 pjesa 27 pjesa 34
pjesa 7 pjesa 14 pjesa 21 pjesa 28
Shënim: të gjitha fajlet janë të lidhur dhe kanë masë prej 100MB, përveç të fundit i cili ka masë 41MB.

Që ta instaloni makinerinë virtuale dhe ta testoni DSpace në kompjuterin tuaj do t’ju nevojitet:

  • 1GB RAM
  • Procesor me kapacitet prej 2GHz
  • 6GB hapësirë disku

Si para kusht duhet të keni softuer për virtualizim i cili e njeh formatin OVF. Ne ua rekomandojmë softuerët pa pagesë për virtualizim desktop VMWare Player dhe VirtualBOX.

Nëse vendosni ta shfrytëzoni makinerinë virtuale DSpace në mjedis producent, ju rekomandojmë të përdorni harduer serve me softuer për virtualizim të klasës përkatëse. Ne jua rekomandojmë softuerin falas për virtualizim të serverëve producentë VMWare ESXi.

Për punë pa pengesa të DSpace në mjedis producent, ju rekomandojmë të siguroni:

  • minimum 4GB RAM
  • 2 bërthama procesori prej minimum 2GHz
  • Kapacitet të mjaftueshëm të hard diskut për nevojat tuaja

Shtesë, nëse doni ta instaloni vetë DSpace, merrini vetëm fajlet për lokalizacion në gjuhën maqedonase dhe shqipe dhe dokumentacionin për instalim (10MB) ku shpjegohet si ta lokalizoni DSpace.

Mund t’u përshtatet plotësisht nevojave tuaja

Ja disa mënyra se si mund ta përshtatni aplikacionin Dispejs sipas nevojave tuaja:

Interfejsi për shfrytëzim – Mund ta përshtatni në tërësi pamjen dhe dizajnin e webfaqes tuaj të Dispejsit, që të integrohet në mënyrë të përkryer me webfaqen e institucionit tuaj dhe të jetë më intuitiv për shfrytëzuesit tuaj. Kjo gjë është e mundur duke iu falënderuar shtojcës Manakin, e cila ofrohet që nga versioni 1.5 i Dispejsit e më tutje.

Mundësi për përshtatje të të dhënave – „Dublin core“ është formati themelor për të dhëna që shfrytëzohet në kuadër të aplikacionit Dispejs. Megjithatë, ju mund të shtoni apo të hiqni fusha, që t’i përshtatni me aplikacionin. Momentalisht, Dispejs mbështet çfarëdo qoftë lloji të grupeve të njëjta të klasave pa kierarki. Sido që të jetë, mund të absorboni edhe skema të tjera kierarkike të të dhënave në Dispejs, siç janë MARC dhe MODS. Kjo kërkon shfrytëzim të veglave siç është CrossWalk dhe njohuri teknike për mapim të transferit të të dhënave.

Kompatibil me OAI-PMH (Open Archives Initiative Protocol for Metadata Harvesting)

Mundësi për konfigurim të pamjes dhe të kërkimit – Mund të vendosni se cilat fusha doni të shihen në webfaqen tuaj të Dispejsit, si p.sh. autori, titulli, data etj. Gjithashtu, mund ta përcaktoni cilëndo fushë me të dhëna, të përfshihet në interfejsin për kërkim. I tërë teksti i përmbajtjes dhe të dhënat që kanë të bëjnë me të, mund të indeksohen sipas dëshirës për kërkim të plotë.

Bazë të dhënash që mund të përshtatet – Mund ta zgjedhni Postgres-in apo Oracle-in për bazë të dhënash me të cilën Dispejs i menaxhon përmbajtjet dhe të dhënat.

Mundësi për zgjedhje të gjuhës kryesore – Web-aplikacioni Dispejs ofrohet në 20 gjuhë, prandaj nëse anglishtja nuk është gjuhë lokale, mund të zgjedhet ndonjë gjuhë tjetër.

Makina virtuale e cila zhvillohet në kuadër të projektit Qasje e hapur, të cilin e realizon Fondacioni Metamorfozis, e përfshin gjuhën maqedone dhe shqipe.

Shfrytëzohet nga institucione arsimore, qeveritare, private dhe komerciale

Platformën e shfrytëzojnë institucione të arsimit të lartë, për të cilët edhë është zhvilluar në fillim, por më vonë u tregua se softueri ka zbatim më të gjerë. Softueri shfrytëzohet edhe nga muze, arkive shtetërore, biblioteka shtetërore dhe kombëtare, shoqata, revista dhe ndërmarrje komerciale, për t’i menaxhuar materialet e tyre digjitale. Mund të instalohet shpejt dhe lehtë. Dispejs ka interfejs të bazuar në web që mund të përshtatet lehtë, nëpërmjet të të cilit çdo sistem administrator mund ta instalojë në makinë Linuks apo Windows. Për ta testuar Dispejsin, shkarkoni aplikacionin në CD.

Versioni i lokalizuar i Dispejsit së shpejti do të jetë në disponim në formë të makinës virtuale, i shoqëruar me një udhëzim të shkurtër për instalim të lehtë.

Përkrah dhe ruan çdo lloj të përmbajtjes digjitale

Aplikacioni Dispejs njeh dhe përkrah një numër të madh formatesh të dokumenteve dhe llojeve të MIME (Multipurpose Internet Mail Extensions). Disa nga formatet më të zakonshme që përkrahen momentalisht në mjedisin e Dispejsit janë PDF, Word dokumentet, formatet grafike si JPEG, MPEG, TIFF etj.

Vepra „Pse ta shfrytëzoni Dispejsin?“ e përgatitur nga Fondacioni Metamorfozis është licecnuar me licencën Creative Commons Përmend burimin – Jokomerciale – Ndaj në kushte të njëjta 2.5 Maqedoni, e bazuar në përmbajtje nga dspace.org.

Сподели:

meta tim sliki-02.jpg

Pse

ta

shfrytëzoni

Dispejsin

(DSpace)?