Në datën 21 nëntor të vitit 2022, në ambientet e Kantinës, Fondacioni “Metamorfozis” zhvilloi një punëtori për komunikime.

Punëtoria iu dedikua përfaqësuesve të organizatave nga fusha e energjisë, të cilat në periudhën e ardhshme do të realizojnë projekt për decentralizimin e prodhimit të energjisë. Të pranishmit patën mundësinë të mësojnë mbi bazat e strategjive të komunikimit, mënyrat e përdorimit të marketingut digjital në sektorin civil, si dhe për përçimin e mesazheve të rëndësishme tek palët e interesuara.

Punëtoria u mbajt si pjesë e projektit ACTION SEE (Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore). ACTION SEE është rrjet i organizatave të shoqërisë civile që punojnë së bashku për të promovuar dhe për të siguruar llogaridhënie dhe transparencë të qeverive në rajonin e Evropës Juglindore, duke e ngritur potencialin për aktivizëm qytetar dhe pjesëmarrjen e qytetarëve, për t’i promovuar dhe për t’i mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut në internet dhe për t’i ndërtuar kapacitetet dhe interesin midis organizatave të shoqërisë civile dhe individëve në rajon për përdorimin e teknologjisë në punë për promovimin e demokracisë.

Rrjeti u themelua në vitin 2014, ndërsa projekti i financuar nga NDI “ACTION SEE” zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Levizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerët për Ndryshime Demokratike Serbi (Serbi), Qendra për Tranzicion Demokratik (Mali i Zi), “Zashto ne” (Bosnje dhe Hercegovinë) dhe Të dhënat e hapura – Open Data Kosovo (Kosovë).

Ndaje: