Мени

Kyçuni në fushatën “Get Online Week”

„Get online week“ është një fushatë e madhe evropiane që ka për qëllim ta rrisë numrin е personave që shfrytëzojnë kompjuter dhe internet, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes publike për përfitimet nga përfshirja digjitale.

Shoqata e qytetarëve “Hapni dritaret” u kyç në fushatën e organizuar nga Telecentre – Europe dhe është e përkrahur nga Komisioni Evropian dhe një numër i madh i organizatave qytetare, kompanive dhe mediumeve.

Në periudhën prej 28 shkurt deri në 5 mars 2011, nëpërmjet ngjarjeve të ndryshme në tërë Evropën do të jepet porosia se kompjuteri dhe interneti janë vegla që mund t’i ndihmojnë çdokujt, pa përjashtim.

Shoqata “Hapni dritaret“, në bashkëpunim me shoqata të tjera qytetare, do t’i paraqesë përfitimet nga përdorimi i kompjuterit dhe internetit për pesëdhjetë persona të hendikepuar të cilët deri tani nuk pasur mundësi për një gjë të tillë.

Jepeni përkrahjen tuaj:

 Get-Online-Week-2011-alb

Në vitin 2010, në aksionin e njëjtë rreth 70.000 persona nga e tërë Evropa e kanë pasur “kontaktin” e parë me kompjuterin dhe internetin. Këtë vit, pritjet e organizatorëve janë se do të përfshihen 100.000 përdorues të rinjë të kompjuterëve dhe të internetit.

Поврзани натписи