Arkivi

mediumski-item-img-1.png

05.04.2013

Qeverisja e mirë: popravi.mk

Popravi.MK është shërbim i cili u mundëson qytetarëve të ndihmojnë në identifikimin e problemeve që ndodhin në hapësira publike. Me publikimin e tyre, qytetarët u ndihmojnë komunave që më shpejt dhe në mënyrë më efikase t’i zgjidhin ato. Me ndihmën e aplikacionit për celularë, mundësohet që problemi të paraqitet menjëherë posa të vërehet, me koordinata GPS dhe me fotografi. Shërbimi është aktiv dhe është në dispozicion për çdokë që është i interesuar ta shfrytëzojë atë. Në periudhën e ardhshme janë planifikuar takime dhe bashkëpunime me komunat. Nëse është e mundur, do të punohet në bashkëpunimin me disa komuna, që do ta shfrytëzonin shërbimin për identifikimin e problemeve në rajonet e tyre. Projekti është i financuar nga Fondacioni Shoqëri e hapur – MaqedoniPrapa te Qeverisja e mirë

mediumski-item-img-1.png

05.04.2013

Qeverisja e mirë: pisi.im

Shërbimi pisi.im, qytetarëve u ofron opcion që t’u parashtrojnë pyetje të zgjedhurve të tyre (kryetarëve të komunave, këshilltarëve komunalë dhe deputetëve) nëpërmjet postës elektronike. Nëpërmjet një procesi transparent, çdo qytetari i mundësohet të zgjedhë një përfaqësues, të cilit dëshiron t’i parashtrojë pyetje, e cila përveç që do t’i dërgohet përfaqësuesit me e-mail, ajo do të publikohet edhe në ueb-faqe. Në qoftë se përfaqësuesi përgjigjet në pyetjen e parashtruar, qytetari do ta marrë përgjigjen nëpërmjet e-mailit, ndërsa përgjigja do të publikohet edhe në ueb-faqe. Me këtë praktikë, përfaqësuesit kanë mundësi të tregojnë se janë të hapur, por, gjithashtu krijohet edhe një bazë me pyetje dhe përgjigje, të cilat janë në dispozicon onlajn për çdo qytetar të interesuar. Projekti është i financuar nga Fondacioni Shoqëri e hapur – Maqedoni Prapa te Qeverisja e mirë

mediumski-item-img-1.png

05.04.2013

Qeverisja e mirë: votematesi.mk

Për herë të parë në historinë e demokracisë në Maqedoni, nëpërmjet ueb-aplikacionit Votematesi.mk qytetarët kishin mundësi që në mënyrë të drejtpërdrejt t’i krahasojnë ofertat politike të partive që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 me qëndrimet dhe mendimet e tyre.  Me publikimin e Votematesit, Fondacioni “Metamorfozis” nga Shkupi, në bashkëpunim me shoqatat qytetare „Zashto ne“ nga Sarajeva dhe LiNet nga Beogradi, e vazhdoi iniciativën rajonale për zbatimin e teknologjive të reja për edukimin e votuesve dhe për transparencë më të madhetë subjekteve politike, e përkrahur nga fondacioni joprofitabil amerikan NED, i financuar nga Kongresi i SHBA-ve, si pjesë e përpjekjeve për zhvillimin e demokracisë në rajon. Si funksionon Votematesi.mk? Të gjitha partitë politike në Maqedoni morën ftesë që ta plotësojnë një pyetësor të thjeshtë dhe në atë mënyrë t’i njoftojnë qytetarët për qëndrimet, mendimet dhe qëllimet e tyre. Pjesa më e madhe e subjekteve kryesore politike e shfrytëzuan këtë mundësi për kontakt transparent me elektoratin dhe përgjigjet e tyre u futën në sistem. Të

mediumski-item-img-1.png

05.04.2013

Qeverisja e mirë

Projekte nga ky program janë: Llogaridhënia dhe transparenca pisi.im (duke u realizuar) popravi.mk (duke u realizuar) vistinomer.mk glasomer.mk Qasja e lirë deri te informatat me karakter publik (duke u realizuar)  Qasja e lirë deri te informatat në vetëqeverisjen lokale në Maqedoni (2006) е-Qeverisja Мodel për komunikim efikas ndërmjet Komisioneve për marrëdhënie ndëretnike dhe qytetarëve (МЕK) (2010-2011) Projekti për e-Qeveri: Përkrahje për institucionet futje të standardeve (2010-2011)  Еvaluimi i ndikimit të aktiviteteve të projektit e-Qeveri të USAID-it në Maqedoni (2009)  Vlerësimi i potencialit për qeverisje të mirë në Maqedoni (2006-2007) Iniciativa për siguri informatike (2006-2007) Zbatimi i qeverisje e-lokale në Maqedoni (2005-2007) Strategjia kombëtare për zhvillim të shoqërisë informatike (2004-2005)

mediumski-item-img-1.png

26.03.2013

Për ne

Metamorfozis është fondacion i pavarur, jopartiak dhe joprofitabil me seli në Shkup, Republika e Maqedonisë. Misioni i fondacionit Metamorfozis është të kontribuojë në zhvillimin e demokracisë dhe në përmirësimin e kualitetit të jetesës nëpërmjet zbatimit inovativ dhe përhapjes së dijes. Vlerat tona kryesore janë të qenit të hapur, barabarësia dhe liria. Metamorfozis filloi me punë në vitin 1999, si pjesë e programit për botime elektronike të Fondacionit Instituti shoqëri e hapur – Maqedoni. Në vitin 2004 u bë subjekt i pavarur juridik. Personeli i fondacionit Metamorfozis Këshilli drejtues i fondacionit Metamorfozis Мисијата на Метаморфозис е да придонесе за развој на демократијата и подобрување на квалитетот на живеење преку иновативна примена и ширење на знаењето. Наши главни вредности се отвореност, еднаквост и слобода.

mediumski-item-img-1.png

25.03.2013

Nxitja për krijimin e e-përmbajtjeve

Ky projekt ka për qëllim ta nxisë krijimin e e-përmbajtjeve lokale në Maqedoni, duke e rritur nivelin e produksionit onlajn të përmbajtjeve në gjuhët lokale, si dhe kualitetin e përmbajtjeve që janë në dispozicion, veçanërisht të atyre që kanë të bëjnë me arsimin dhe qasjen e hapur. Projekti do të shfrytëzojë qasje të dyfishtë për ngritjen e kapaciteteve të krijuesve potencialë dhe atyre ekzistues të përmbajtjeve, dhe do të sigurojë infrastrukturë digjitale për motivimin e krijimeve të tilla duke u bazuar në promovimin e përmbajtjeve në gjuhët lokale dhe informatën kthyese nga shfrytëzuesit. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë për përdorimin konstruktiv të teknologjive digjitale si vegla për mendim kritik dhe demokratizim në Maqedoni, duke e rritur kuantitetin dhe kualitetin e e-përmbajtjeve. Objektivat: Të ngritet vetëdija për rëndësinë e e-përmbajtjeve lokale dhe të kontribuohet për një mjedis të përmirësuar ligjor/institucional që e përkrah krijimin e përmbajtjeve Të përmirësohet dukshmëria e publikimeve të pavarura dhe joprofitabile që e promovojnë mendimin kritik, dhe të krijohen resurse

mediumski-item-img-1.png

25.03.2013

ACTA – qytetarët aktivë ndërmarrin aksion

Projekti i bashkon qytetarët aktivë në organizatat rinore dhe organizatat joqeveritare që janë aktive në internet nga vende të ndryshme evropiane që të diskutojnë për të drejtat autoriale, piraterinë dhe privatësinë në internet, efektivitetin dhe etikën e lëvizjes Anonymous; ta analizojnë pjesëmarrjen e shoqërisë qytetare në proceset e marrjes së vendimeve për ACTA-n në nivel nacional dhe evropian, të hulumtojnë dhe të kuptojnë se si të ndikojnë në parlamentet nacionale dhe në Parlamentin Evropian në lidhje me politikat dhe legjislacionin. Dëshirojnë të inicojmë aksion, debatim dhe mendim për shteësinë evropiane dhe demokracinë, duke e analizuar ACTA-n dhe çështjet e ngjashme. Parime kyçe të projektit do të jenë nxitja e interaksionit ndërmjet qytetarëve dhe organizatave qytetare nga të gjitha vendet pjesëmarrëse, diskutime, këmbime të mendimeve dhe prezantim të mendimit të qytetarëve dhe rezultatateve të projektit para vendimmarrësve relevantë të nivelit lokal, nacional dhe të BE-së. Projekti është ambicioz dhe ka për qllim t’u mundësojë qytetarëve të luajnë rol të plotë në jetën demokratike të BE-së. Që të

mediumski-item-img-1.png

25.03.2013

Edukimet për përdorim të sigurt të Internetit janë duke u realizuar

Edukimet për përdorim të sigurt të Internetit janë duke u realizuar Mbi 4300 fëmijë, prindër dhe arsimtarë nga e tërë Maqedonia janë përfshirë në aktivitetet për përdorim të sigurt të Internetit nga fëmijët, të cilat realizohen në 28 shkolla fillore dhe të mesme, në kuadër të projektit Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtat e tyre në Internet të cilin e realizon Fondacioni “Metamorfozis“. Lexo më shumë… 

mediumski-item-img-1.png

29.12.2012

Urime festat

Среќни празници Season’s Greetings Urime Festat Mutlu Yillar Среħни Празници Bahtale Bare Divesa Sãrbãtori hãrioasi

mediumski-item-img-1.png

04.07.2012

Iniciativa për resurse të hapura arsimore

Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë për zhvillimin e mendimit kritik dhe demokratizimit në Maqedoni nëpërmjet përdorimit konstruktiv të teknologjive të reja si vegla për rritjen e sasisë dhe kualitetit të e-përmbajtjeve arsimore, shkencore dhe akademike. Më konkretisht, projekti ka për qëllim specifik të ndikojë në ngritjen e vetëdijes dhe kapacitetit të publikut akademik për krijimin dhe shfrytëzimin e resurseve të hapura arsimore. Аktivitetet: Formimi i grupit koordinativ për RHA-të Maqedoni. Në të, do të kyçen faktorë të rëndësishëm të kësaj fushe, si dhe përfaqësues të universiteteve dhe të shkollave të mesme, të institucioneve relevante shtetërore dhe të bibliotekave, që do kontribuojnë për promovimin e RHA-ve. Doracak për RHA i cili do të shtypet në 1.000 ekzemplarë (500 në maqedonisht dhe 500 në shqip), përmbajtja e të cilit do të fokusohet në sqarimin e konceptit të RHA-ve, potencimin e përfitimeve, mënyrat për zbatimin e tyre, me theks të veçantë në ueb- faqen si vend kyç për shpërndarjen dhe shfrytëzimin e resurseve të përbashkuara. Doracaku

mediumski-item-img-1.png

12.04.2012

Bardhyl Jashari

Bardhyl Jashari ka magjistruar në Fakultetin për administratë publike pranë Universitetit Pariz 12 (Francë). Është inxhinjer i diplomuar i informatikës – drejtimi sistemet informatike, në Universitetin e Zagrebit, Fakulteti për organizim dhe informatikë – Varazhdin (Kroaci). Tani është drejtor i Fondacionit Metamorfozis dhe i hulumton mundësitë për zhvillim të partneriteteve qo do ta rrisnin qasjen publike te teknologjia informatike në Maqedoni dhe në rajon. Më parë ka punuar si koordinator i Programit për informacion të Fondacionit Instituti Shoqëri e hapur – Maqedoni. Në këto dy pozita, ai ka udhëhequr me projekte për zhvillim të shoqërisë informatike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në bashkëpunim të ngushtë me organizata të tjera ndërkombëtare, organe qeveritare, sektorin e biznesit dhe sektorin joqeveritar. Bardhyl Jashari është anëtar i Këshillit kombëtar për shoqëri informatike të Maqedonisë.

mediumski-item-img-1.png

04.12.2011

Qeverisja e mirë: Qasja e lirë deri te informatat me karakter publik (duke u realizuar)

Në vitin 2006, Republika e Maqedonisë e miratoi Ligjin për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik, ndërsa korniza ligjore u avancua me ndryshimet e këtij ligji në vitin 2010. Edhe përkundër zhvillimit të këtillë premtues të kornizës ligjore, shpesh, është shumë e vështirë të vlerësohet dhe të dihet se sa në fakt këto ligje janë në përputhje me realitetin dhe sa zbatohen në praktikë.

Trego më shumë