Arkivi

mediumski-item-img-1.png

02.12.2011

Qeverisja e mirë: Vlerësimi i potencialit për qeverisje të mirë në Maqedoni

Gjatë viteve 2006 dhe 2007, Fondacioni Metamorfozis e realizoi komponentën për TKI të projektit “Vlerësim i potencialit për qeverisje të mirë në Maqedoni”, që u implementua nga Fondacioni shoqëri e hapur – Maqedoni (FSHHM) në bashkëpunim me Sekretariatin gjeneral (SGJ) të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Në kuadër të projektit u përgatit portali Qeverisje e mirë (gg.org.mk) i cili në vazhdimësi shërben si burim informatash dhe i resurseve profesionale nga kjo lëmi në gjuhën maqedonase, nën udhëheqje të FSHHM. Me qëllim të forcimit të kapacitetit të SGJ, u ofrua përkrahje për sektorin e tij për TKI me resurse njerëzore (punësim i personelit për TI) dhe u ofruan trajnime plotësuese për personat që kujdesen për azhurimin e portalit uslugi.gov.mk. Në kuadër të komponentës për TKI u formua një grup punues multidisiplinar i përbërë nga ekspertë për TKI, të cilët njëkohësisht i përfaqësonin edhe faktorët relevantë shoqërorë: institucionet qeveritare (SGJ, Sekretariatin për çështje evropiane, Ministrinë për financa, Gazetën zyrtare), FSHHM. Grupi punues i analizoi standardet që janë futur

mediumski-item-img-1.png

29.11.2011

Qeverisja e mirë: Projekti për e-Qeveri – Përkrahje për institucionet për futjen e standardeve (2010-2011)

Projektin për e-qeveri të financuar nga USAID-i e realizoi rrjeti Internews, në periudhën prej vitit 2004 deri në vitin 2010, ndërsa në periudhën prej vitit 2010 deri në vitin 2011, аi u realizua në bashkëpunim me Fondacioni Metamorfozis. Qëllimi kryesor i projektit ishte të implementohen zgjidhje moderne për e-qeveri në Republikën e Maqedonisë, të cilat do ta rrisnin efikasitetin dhe transparencën e menaxhimit me sektorin publik dhe do të hapnin kanale të reja për udhëheqje të biznesit në mënyrë të hapur dhe të sigurt, me ç’rast Maqedonia do të bëhej më atraktive për komunitetin investues. Në kuadër të projektit për e-qeveri u zhvilluan 11 aplikacione. Pjesa më e madhe e tyre kishte për qëllim lehtësimin e komunikimit ndërmjet institucioneve qeveritare dhe komunitetit afarist (G2B), mirëpo disa aplikacione u fokusuan në interaksionin ndërmjet administratës shtetërore dhe qytetarëve (G2C) ose interaksionin në kuadër të institucioneve të caktuara qeveritare (G2G). Puna e projektit dhe zotimet e gjithmbarshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në fushën e e-qeverisë, para do

mediumski-item-img-1.png

29.11.2011

Qeverisja e mirë: Qasja e lirë deri te informatat për vetëqeverisjen lokale

Qëllimi kryesor i projektit ishte të kujdeset që NJVL të jenë të përgatitura t’i përmbushin obligimet ligjore që dalin nga Ligji për liri të informimit. U përgatitën dhe u realizuan kurse për trajnim për Ligjin për liri të informimit onlajn. Për këtë qëllim u krijua një sistem i veçantë për mësim onlajn dhe asistencë. Në këtë projekt u ndërlidhën më tepër iniciativa të FSHHM, gjegjësisht të Programit juridik, Programit për informata dhe Programit për administratë publike, në bashkëpunim me Bashkësinë e njësive të vetëqeverisjes lokale. Rezultatet e pritura: T’u ndihmohet njësive të vetëqeverisjes lokale të përgatisin procedura për organizim dhe ruajtje të informatave në mënyrë që do të mundësojë identifikimin dhe gjetjen e tyre të lehtë; Personeli bartës duhet të dijë se çka duhet të bëjë dhe ta bëjë atë; Publiku duhet ta dijë se çka duhet të presë dhe ta marrë atë; Lutjet dhe vendimet duhet të evidentohen dhe të dokumentohen. Shkarkoni Ligjin për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik Prapa te

mediumski-item-img-1.png

19.11.2011

Angazhimi vullnetar në Metamorfozis

Në kuadër të aktiviteteve për përforcim të kapaciteteve, Fondacioni Metamorfozis ofron mundësi për të gjithë të interesuarit që të kyçen si vullnetarë në punën e organizatës. Vullnetarët e ardhshëm do të kenë mundësi që të kyçen në mënyrë të drejtpërdrejtë në aktivitetet e rregullta të organizatës, me ç’rast do të fitojnë shkathtësi pune dhe do t’i zgjerojnë njohuritë e tyre. Disa nga obligimet kryesore të secilit vullnetar do të jenë: Logjistikë për ngjarjet që i organizon Fondacioni Metamorfozis Përkujdesje për profilet në mediumet sociale Hulumtim dhe gjetje të përmbajtjeve për tema të caktuara Kontaktim dhe njoftim i bashkëpunëtorëve të organizatës për risitë e ndryshme Obligimet e tjera të cilat mund t’i kryejë vullnetari, varësisht nga kualifikimet e tij, janë: Instalimi i softuerit Shkruarja e recensioneve për ueb-faqe të caktuara Përkthimi i artikujve të ndryshëm që kanë të bëjnë me shoqërinë informatike Përvçe obligimeve të lartëpërmendura, vullnetari do të ketë edhe detyra të tjera, varësisht nga projektet që realizohen në periudhën konkrete. Angazhimi minimal vullnetar për kandidatët

mediumski-item-img-1.png

18.11.2011

Mediumet e reja

Projekte nga ky program janë: Nxitja për e-përmbajtje lokale Mediumet sociale për demokraci Pjesëmarrja aktive qytetare nëpërmjet teknologjive të reja Të treguarit digjital të tregimeve

mediumski-item-img-1.png

18.11.2011

e-Kapacitetet

Projekte nga ky program janë: Softueri i lirë е-Riders (e-Kalorësit)

mediumski-item-img-1.png

17.11.2011

e-Inkluziviteti

Projekte nga ky program janë: Bashkëpunimi me rajonin e Normandisë së Ulët Personat me hendikep janë qytetarë aktivë Iniciativa për Qasje të hapur në Maqedoni Klubet digjitale Ripërdorimi i kompjuterëve të përdorur Bartja e njohurive Mbrojtja dhe siguria e fëmijëve dhe të drejtat e tyre në internet

mediumski-item-img-1.png

17.11.2011

e-Legjislacioni

Projekte nga ky program janë: Rrjeti tematik COMMUNIA Creative Commons (përmbajtje të përbashkëta kreative) Politika për softuer të lirë me kod të hapur Iniciativa për privatësi në internet Më lehtë deri te privatësia në internet

mediumski-item-img-1.png

17.11.2011

Mjedisi jetësor

Projekte nga ky program janë: Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave Përforcimi i pjesëmarrjes qytetare në procesin ligjdhënës

mediumski-item-img-1.png

13.10.2011

Përforcim i pjesëmarrjes qytetare në procesin ligjdhënës

Fondacioni Metamorfozis është i përfshirë në projektin “Përforcim i pjesëmarrjes qytetare në procesin ligjdhënës”, të Institutit nacional demokratik (NDI), me qëllim që të përfaqësojë për sjelljen e ligjit për menaxhim me mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike. Si aktivitet i parë i këtij projekti ishte njoftimi me problemin e e-mbeturinave i deputetëve të komisionit për transport, lidhje dhe ekologji të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Në kuadër të projektit u organizuan edhe debate publike për Propozim-ligjin për menaxhim me pajisjet elektrike dhe elektronike dhe mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike, në bashkëpunim me Ministrinë për mjedis jetësor dhe planifikim hapësinor. Është planifikuar që të përgatitet edhe një dokumentar për gjendjen, rreziqet dhe mënyrën e trajtimit të e-mbeturinave, me qëllim që të ngritet vetëdija e publikut për këtë çështje. Këto aktivitete janë në përputhje me projektin aktual të Fondacionit Metamorfozis në këtë temë: “Rrjeti ballkanik për përfaqësim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave“.

mediumski-item-img-1.png

12.10.2011

Ognena Kostova

Ognena Kostova: vullnetare në Fondacionin Metamorfozis. Momentalisht është studente e vitit të tretë të gazetarisë Fakultetin Juridik, në kuadër të universitetit shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Ka përvojë të shkrimit në internet, që e ka filluar në portalin informativ maqedonas 365.com.mk. Ajo është njëra nga autoret e Ueb-faqja e ditës, si dhe një nga përkthyeset e Global Voices Online në gjuhën maqedone. Në kuadër të Fondacionit Metamorfozis aktivitetet e saja përfshijnë shkrim dhe publikim të përmbajtjeve të ndryshme në internet, mirëmbajtje të profileve në mediumet sociale, si dhe përkrahje logjistike për ngjarjet që i organizon fondacioni. Ajo shpreh interes për e-gazetarinë, mediumet e reja, teknologjinë dhe sajber-aktivizmin. Në të ardhmen planifikon të regjistrohet në studime pasdiplomike për komunikim dhe marrëdhënie me publikun.

mediumski-item-img-1.png

12.10.2011

Filip Neshkoski

Filip Neshkoski: Ueb-administrator në Fondacionin Metamorfozis. Ka diplomuar në Fakultetin e Makinerisë në Shkup, në drejtimin e inxhinjerisë dhe menaxhmentit industrial. Nga përvoja e kaluar e punës mund të përmenden përpilimi i ueb-faqeve dhe zhvillimi i bazave të të dhënave, pjesëmarrja në aktivitete për kontroll të kualitetit dhe implementim të standardeve ISO. Në Metamorfozis ka për detyrë zhvillimin dhe administrimin e zgjidhjeve të bazuara në ueb, logjistikën teknike të sistemit informatik të fondacionit, si dhe përkrahje të shumë projekteve.

Trego më shumë