“E ardhmja e mbikëqyrjes masive në Serbi?” – Global Voices
Që nga viti 2019, organizatat serbe për të drejtat digjitale kanë paralajmëruar kundër sistemit të mbikëqyrjes.
Fotografi e mr. Ana Toskiq-Cvetinoviq, e siguruar nga autori dhe e miratuar për përdorim.
Ky artikull është shkruar nga Ana Toskiq-Cvetinoviq, drejtoreshë ekzekutive e organizatës qytetare Partnerët për Ndryshime Demokratike të Serbisë, anëtar i Rrjetit për Rritjen e Pjesëmarrjes Qytetare në Agjendën Digjitale (ICEDA). Një version i redaktuar me miratimin e saj është ripublikuar nga Global Voices.
“Shteti modern totalitar mbështetet në fshehtësinë e regjimit, por me mbikëqyrje dhe ekspozim të shtuar të të gjitha grupeve të tjera. Një shoqëri demokratike mbështetet në publicitetin si kontroll mbi qeverinë dhe mbi privatësinë si një mburojë për jetën grupore dhe individuale.” Alan Westin, 1967
Në dhjetor të vitit 2022, Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë e publikoi propozim-ligjin për punët e brendshme. Kjo ishte hera e dytë në 16 muaj që Ministria e propozon këtë ligj, i cili do të rrisë ndjeshëm autoritetin e punonjësve të policisë, do ta forcojë ndikimin politik mbi policinë dhe punë e saj dhe do të vendoset një bazë ligjore për mbikëqyrjen masive biometrike në Serbi.
Kjo ishte hera e dytë në 16 muaj që propozim-ligji të tërhiqet nga procesi legjislativ. Megjithatë, për dallim nga shtatori i vitit 2021, kur këtë e bëri Presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili shpjegoi se në atë kohë nuk ishte momenti i duhur politik për këtë ligj (në atë kohë Serbia po përgatitej për një rreth tjetër të zgjedhjeve kombëtare), këtë herë kryeministrja Ana Bërnabiq ishte ajo që e inicioi tërheqjen. Ajo premtoi se puna në hartimin e ligjit do të vazhdojë në një proces konsultativ gjithëpërfshirës dhe inkluziv të të gjithë aktorëve relevantë.
Të dyja përpjekjet për të miratuar Ligjin për Punë të Brendshme u pasuan me reagime të ashpra nga organizatat e shoqërisë civile serbe dhe ato ndërkombëtare, të cilat më së shumti i komentuan dispozitat për mbikëqyrje masive biometrike. Por, lufta e tyre filloi në vitin 2019, kur ministri i atëhershëm i brendshëm njoftoi se qyteti i Beogradit do të mbulohej me kamera biometrike për mbikëqyrje të lidhura me softuerin për njohjen e fytyrës, si dhe me sistemin për njohjen automatike të targave të automobilave. Serbia e bleu këtë sistem vëzhgimi të testuar në mënyrë të pamjaftueshme nga kompania kineze Huawei, me një marrëveshje sekrete, pa një bazë ligjore të përcaktuar më parë për përdorimin e tij, pa përcaktuar domosdoshmërinë dhe proporcionalitetin e përdorimit të këtij sistemi, por edhe pa e vlerësuar ndikimin që do ta kishte përdorimi i teknologjive të tilla ndërhyrëse mbi të drejtat e qytetarëve. Që atëherë, përgjigja e qeverisë ndaj kërkesave të publikut ka qenë gjithmonë e njëjtë: Kamerat janë instaluar, por programi për njohjen e fytyrës nuk është blerë dhe ata përdorin teknologjinë e disponueshme si mbikëqyrje e zakonshme me video (CCTV).
Katër vite më vonë, është e qartë se Ministria e Punëve të Brendshme dhe qeveria serbe nuk kanë hequr dorë nga zbatimi i një sistemi të tillë ndërhyrës për monitorimin e qytetarëve. Në janar, në një takim të organizuar nga kryeministrja Bërnabiq, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të ministrive përkatëse u mblodhën për të diskutuar dispozitat që u kritikuan. Edhe pse afati i saktë kohor për procesin legjislativ ende nuk është përcaktuar, është e sigurt që (ndoshta në një moment politikisht të përshtatshëm) do të dalë një propozim-ligj i ri, i cili do të përpiqet të sigurojë një bazë ligjore për atë që ka qenë ideja e autoriteteve tona për vite me radhë.
Por, çfarë e bën këtë sistem kaq tërheqës, saqë autoritetet serbe janë përpjekur ta vënë në funksion prej më shumë se tre vitesh, fillimisht pa miratuar as një rregullore që do të legalizonte instalimin dhe përdorimin e kamerave të afta për njohjen automatike të fytyrës?
Në të vërtetë, qeveritë në mbarë botën po përdorin gjithnjë e më shumë mbikëqyrjen biometrike, kryesisht për të parandaluar krime të caktuara dhe për të ndjekur penalisht autorët e tyre. Megjithatë, përvoja krahasuese ka treguar se megjithëse ky sistem mund të ndihmojë në luftimin e krimeve të caktuara, krimet e vogla janë ato që preken së pari. Për krimin e organizuar, për shembull, kamerat në hapësirat publike nuk janë pengesë. Sa i përket Serbisë, nuk është ofruar asnjë analizë gjithëpërfshirëse që do të tregonte situatën e krimit në Serbi, se sa e (pa)sigurt është shoqëria jonë dhe pse mbikëqyrja biometrike është mjeti që duhet të kontribuojë për sigurinë tonë.
Kjo e fundit është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh faktin se përvoja krahasuese ka treguar një sërë efektesh negative të mbikëqyrjes biometrike. Vetë sistemi nënkupton një kufizim të përhershëm të së drejtës së qytetarëve për privatësi, por problemet janë shumë më të mëdha se kaq. Rastet e identifikimit të gabuar dhe gabimet sistemore kanë çuar në aktgjykimet të gabuara. Algoritmi më shpesh i identifikon anëtarët e grupeve minoritare si të dyshimtë, ndërsa autoritetet në disa vende e përdorin këtë sistem për t’u marrë me ata që nuk i ndajnë pikëpamjet e tyre politike. Në fund, hulumtimi tregoi se zbatimi i këtyre teknologjive në hapësirat publike ka një efekt frikësues. Duke e ditur se janë vazhdimisht nën vëzhgim, qytetarët nuk ndihen të lirë të komunikojnë, të takohen, të marrin pjesë në tubime politike apo të shprehin në ndonjë mënyrë ndryshe pikëpamjet, mendimet dhe bindjet e tyre.
E gjithë kjo është aktualisht objekt i debatit intensiv brenda Bashkimit Evropian, i cili është aktualisht e përgatit Ligjin për Inteligjencën Artificiale (IA), një rregullore që duhet ta rregullojë zhvillimin dhe zbatimin e inteligjencës artificiale në shtetet anëtare. Ende është e paqartë se si do të duket versioni përfundimtar i ligjit, por shoqëria civile, grupet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe shumica e anëtarëve të Parlamentit Evropian bënë thirrje për ndalimin e mbikëqyrjes masive biometrike.
Duke marrë parasysh të gjitha këto, nuk duhet të lejojmë që në Serbi të merren vendime të nxituara për të vendosur mbikëqyrje biometrike. Në vend të zgjidhjeve të nxituara, jotransparente dhe të pamenduara mirë, na duhet një debat serioz nëse kemi nevojë për një sistem të tillë, çfarë duam të arrijmë me të dhe, së fundi, nëse ne si komunitet jemi gati të heqim dorë përfundimisht nga një pjesë e lirisë sonë.
Linku deri te artikulli origjinal: “E ardhmja e mbikëqyrjes masive në Serbi?” · Global Voices
Ndaje:
Tekste të tjera në blog
RMV, çdo ministër u lavdërua dhe u fotografua për projektin “Një pikë për shërbime” por ai asnjëherë nuk ishte i suksesshëm - Portalb
28.04.2023
Kolazh nga vizita e qeveritarëve në pikat “Një pikë për shërbime”. Foto nga institucionet zyrtare Zyrat “Një pikë për shërbime” të cilat u hapën Shkup, Kumanovë, Ohër, Manastir dhe Tetovë me qëllim që qytetarët t’i thonë “lamtumirë” pritjes në sportele, do të mbyllen dhe në vend të tyre do të hapen 333 sportele në filialet […]
Mbrojtja e identitetit tuaj digjital: Rëndësia e "Higjienës Kibernetike"
25.04.2023
Në epokën e sotme digjitale, është më e rëndësishme se kurrë të ndërmerrni hapa për të mbrojtur veten nga kërcënimet kibernetike. Nga viruset dhe softuerët keqdashës (malware) e deri te mashtrimet “phishing” dhe vjedhja e identitetit, ka një mori rreziqesh që mund të komprometojnë informacionin tuaj personal dhe të bëjnë kërdi në pajisjet tuaja. Kjo […]
Komunikimi i transformimit digjital me qytetarët – një kontribut i rëndësishëm për të kapërcyer hendekun
24.04.2023
Transformimi digjital po e ndryshon jetën tonë në mënyra që nuk mund ta imagjinonim as disa dekada më parë. Ai ka sjellë mundësi dhe sfida të reja dhe po e transformon mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me njëri-tjetrin. Megjithatë, komunikimi i transformimit digjital me qytetarët mund të jetë një sfidë, veçanërisht në Ballkanin […]
Institucionet si shkaktar i shkeljes së privatësisë në media
19.04.2023
Edhe nëse autoritetet kompetente shtetërore zbulojnë të dhëna private të një dhunuesi ose të viktimës, mediat nuk duhet ta transmetojnë atë informacion. Një gabim nga ana e autoriteteve shtetërore nuk nënkupton “leje” për shkeljen e parimeve etike të profesionit. Kështu thotë Kodi i Etikës së Gazetarëve të Serbisë, por praktika mediatike shpesh është krejtësisht e […]
“ADA”, asistenti digjital i bazuar në inteligjencë artificiale që do t’u japë informata qytetarëve të RMV-së për ndihmat shtetërore - Portalb
10.04.2023
Asistenti digjital “ADA”, foto: Qeveria e RMV-së Investitorët dhe qytetarët do të mund të marrin informata në lidhje me programet e ndihmës shtetërore të Qeverisë së RMV-së nëpërmjet asistentit të parë digjital “ADA” i cili është i bazuar në inteligjencë artificiale. Kështu thonë nga Zyra e zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe Fondi për […]
RMV, përdorimi i inteligjencës artificiale në institucionet shtetërore është i dobishëm, por edhe më i rrezikshëm nëse keqpërdoret - Portalb
09.04.2023
Iteligjenca artificiale, foto: The Creation of Adam, Freepik.com Përdorim i inteligjencës artificiale në sektorin publik do të ndihmonte në rritjen e cilësisë së shërbimeve, kursimit të kohës dhe parave të qytetarëve, por rrjedhimisht edhe do të parandalonte korrupsionin. Megjithatë, nëse IA përdoret në mënyrë jotransparente, pasojat janë edhe më të mëdha se përfitimet. Kështu deklarohen […]