SI TË (MBI)JETOJMË NË NJË SHOQËRI TË PËRMBYTUR NGA URREJTJA NË INTERNET?

Fotoja nga Freepik

Një nga sfidat më të mëdha kur ne si aktivistë/e kuir (“queer”) përpiqemi të rrisim ndërgjegjësimin publik dhe vullnetin institucional për jetën tonë të përditshme është të qëndrojmë të qetë, të arsyeshëm dhe të sigurt përballë përhapjes së madhe të gjuhës së urrejtjes ndaj nesh dhe komuniteteve tona.

Periudhën e kaluar, si çdo vit, ne shënuam muajin e krenarisë në të cilën i jepet shikueshmëri komunitetit LGBTI+ në të gjithë botën, duke marrë parasysh kuptimin subversiv historik dhe protestues të këtij muaji. Duke u përpjekur të shënojmë hapësirën publike vetëm për një ditë përmes Paradës së Krenarisë, ne duam të vendosim dinamika të reja në një shoqëri që përpiqet me këmbëngulje të vendosë narrativën se jetët tona janë më pak të vlefshme ose se ato duhet të fshihen brenda katër mureve tona. Përballë kësaj ngjarjeje, rritja e gjuhës së urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI+ dhe mbështetësve gjithmonë arrin kulmin. Ajo që është shqetësuese në krahasim me vitet e kaluara është se kjo lloj gjuhe e urrejtjes po vjen në një nivel shumë më të organizuar në krahasim me vitet e kaluara.

Faqet e mediave sociale si “Merr Përgjegjësi” dhe “Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve” janë disa nga qendrat kryesore të dezinformimit dhe nxitësit e gjuhës fyese të urrejtjes kundër komuniteteve tona. Në intervistë të cilën e dhashë para Paradës së Krenarisë në të cilën theksova se të rinjtë LGBTI+ po përballen gjithnjë e më shumë me dhunën dhe se nuk ka dyshim se të rriturit nuk mund të mohojnë identitetin e tyre pavarësisht gjithçkaje, grupi “Merr përgjegjësi” më shënjestroi mua dhe organizatën time ku duke postuar informacione të rreme dhe duke shtrembëruar të vërtetën ne akuzoheshim për promovim të pedofilisë. Në komentet e këtij postimi, njerëzit më shpallin person që nuk duhet të kem asnjë mendim për sigurinë e të rinjve vetëm se nuk kam pasur fëmijë, bëjnë thirrje për të më djegur të gjallë dhe të digjem ngadalë, “kufomë e kalbur” dhe se njerëzve si ne nuk duhej t’u jepej fare hapësirë mediatike. Ky është realiteti në këtë vend, ku gjuha e urrejtjes shpesh mund të përshkallëzohet në dhunë fizike dhe të çojë në pasoja fatale. Është paradoksale që njerëzit që deklarohen paqedashës janë të njëjtët që bëjnë thirrje për vdekje dhe linçim. Është koha e fundit që të rishqyrtojmë veten si shoqëri dhe të merremi me të tilla falsifikime. Si shoqëri, ne duhet të angazhohemi seriozisht për të zhvilluar aftësitë tona për të kuptuar diversitetin, për të rritur tolerancën dhe për të ofruar hapësirë për debat dhe shkëmbim të arsyeshëm të pikëpamjeve.

 

Fotoja nga Freepik

Ajo që më tej i inkurajon këto grupe dhe individë të përhapin gjuhën e urrejtjes kundër grupeve të margjinalizuara është mosndëshkimi i tyre. Rrallë, dhe pothuajse asnjëherë, komuniteti ynë nuk ka parë drejtësi tek dikush që dënohet për thirrje të hapur për dhunë dhe përhapje të urrejtjes në internet. Për krahasim, kemi parë se si institucionet reagojnë shumë shpejt në veprimet e tyre kur përhapej gjuhë e urrejtjes ndaj politikanëve dhe qendrave të pushtetit. Është e qartë se shteti nuk e konsideron jetën tonë të vlefshme sa duhet dhe se mesazhi që dërgon në këtë mënyrë është se jeta e një politikani në krahasim me jetën e një qytetari të zakonshëm (sidomos një qytetari LGBTI+) nuk është po aq e rëndësishme për mbrojtje dhe vëmendje.

Grupet si “Merr Përgjegjësi” dhe “Koalicioni për Mbrojtjen e Fëmijëve” që paraqiten nën petkun e mbrojtjes së të drejtave të grave, po bëjnë një nga demonizimet më aktive dhe më të organizuara të komunitetit transgjinor, i cili është një nga komunitetet më të margjinalizuara në vendin tonë. Përmes shfaqjes së filmit “Çfarë është një grua?” nga Matt Walsh, pamë mobilizimin e qytetarëve përmes përmbajtjeve që njihen globalisht si përmbajtje me natyrë transfobike nga Matt Walsh.

E vërteta është se këto grupe nuk janë aspak të shqetësuara për të drejtat e grave. Vetëm pak muaj më parë, kur ishim dëshmitarë të ndarjes së informacionit për përdhunimin në podkastin e Stefan Llazarovit, këto grupe nuk dolën për të mbrojtur të drejtat e grave dhe për të dënuar një fjalim të tillë. Ata as nuk dolën për të mbrojtur të drejtat e grave rome që nuk kanë qasje në të drejtat elementare siç janë shërbimet gjinekologjike. As nuk dolën për të mbështetur gratë e varfra. Përkundrazi, këto janë grupe që kanë qëndruar kundër shumë gjërave që do të thotë një shoqëri solidare, humane dhe e barabartë, duke përdorur më të pambrojturit, si mish topi për agjendat e tyre.

Besoj se audienca e shqetësuar homofobike, transfobike dhe mizogjene do të mobilizohet edhe për këtë tekst dhe do të kërkojë që mua të hiqen të gjitha të drejtat e votës. Obsesioni i tyre për të heshtur zërat tanë është i jashtëzakonshëm. Por, në të njëjtën kohë, zërat tanë ekzistojnë dhe ata janë më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë. Mesazhet tona bazohen në dhënien e shpresës dhe ndjenjës së sigurisë në momentet kur ne vetë nuk jemi plotësisht të sigurt se po vijnë kohë më të mira. Gjuha jonë është pa urrejtje sepse lufta dhe ideja jonë kërkon që ne të imagjinojmë botë të reja në të cilat gjuha dhe manifestimi i saj do të bazohet në respektimin e plotë të integritetit dhe të identitetit të çdo individi në shoqëri.

Shoqëria në përgjithësi duhet të ngrihet dhe të ndërtojë mënyra për të parandaluar shpërthime të tilla urrejtjeje që po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Është i nevojshëm dënimi i ashpër i gjuhës së urrejtjes nga ata që mbajnë poste pushteti, raportimi i saj në rrjetet sociale si fjalë shqetësuese dhe e bazuar në urrejtje, raportimi i duhur në institucione, si dhe reagimi i drejtpërdrejtë kur gjendemi në mesin e personave që përhapin gjuhë të urrejtjes dhe intolerancë. Kjo nënkupton veprimin e duhur të institucioneve kur vërejnë raportimin e akteve të urrejtjes, veçanërisht kur ato bazohen në komunitete të margjinalizuara.

Burimi: Arkivi personal i autorit

Autor: Angel Dimitrievski

Angel Dimitrievski punon në Shoqatën e Zhvillimit Arsimor Equalis në programet që lidhen me aktivizmin rinor, barazinë gjinore dhe LGBTI+ dhe edukimin mediatik. Ai është aktivist LGBTI+, si dhe aktivist për të drejtat e personave me sëmundje dhe diagnoza kronike.

Ky tekst është përgatitur si pjesë e projektit “Qeverisja e mirë në sigurinë kibernetike në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga DCAF – Qendra e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë dhe i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorit dhe nuk i pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e DCAF-it dhe të donatorit.

Për të lexuar më shumë rreth perspektivës gjinore të rasteve të gjuhës së urrejtjes në internet në Maqedoninë e Veriut, lexoni hulumtimin Aktiviteti në internet, dëmi i drejtpërdrejtë: Raste studimore mbi gjininë dhe sigurinë kibernetike në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor i cili u përgatit nga Fondacioni Metamorfozis me mbështetjen e DCAF – Qendra e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë.

Pikëpamjet dhe përfundimet e shprehura në këtë studim janë të autorëve dhe të Fondacionit Metamorfozis dhe nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e DCAF-it dhe FCDO-së. Të drejtat e autorit të këtij publikimi i përkasin ekskluzivisht Fondacionit Metamorfozis. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet ose transmetohet në asnjë formë ose me çfarëdo mënyre pa lejen paraprake me shkrim të Fondacionit Metamorfozis.

Ndaje:


                  
meta tim sliki-02.jpg

SI

(MBI)JETOJMË

NJË

SHOQËRI

PËRMBYTUR

NGA

URREJTJA

INTERNET?

Tekste të tjera në blog

Hulumtimi mbi dezinformatat dhe shoqërinë civile i nxjerr në pah sfidat e mëdha demokratike në Evropë

05.09.2024

TechSoup, përmes Programit të tij të Aktivizmit Digjital, ka publikuar katër raporte gjithëpërfshirëse për hartëzimin rajonal që hedhin dritë mbi sfidat kritike dhe nevojat urgjente të organizatave të shoqërisë civile nëpër Evropë. Të zhvilluara me përpjekje të përbashkëta përmes rrjetit të partnerëve të TechSoup-it në Evropën Qendrore dhe Lindore, këto raporte ofrojnë një përmbledhje të […]

Rekomandimi ynë për lexim gjatë verës

29.07.2024

Kur bëhet fjalë për lexim gjatë verës, shumica do të zgjidhnin përmbajtje të lehta argëtuese, por për ata që janë të interesuar për diçka më të thellë, ne kemi një rekomandim të shkëlqyeshëm. “Mirazhi i së vërtetës: kompleksitetet dhe sfidat e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor” është lexim i përsosur për ata që duan të mësojnë […]

Forumi i Qeverisjes së Internetit në Japoni bën thirrje për përpjekje të përbashkëta në ndërtimin e një interneti që i fuqizon të gjithë njerëzit

02.12.2023

Koment në Forumin e Qeverisjes së Internetit në Kioto nga Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis Forumi i Qeverisjes së Internetit (IGF) është një nga platformat më të rëndësishme kur bëhet fjalë për politikat e internetit. Ai shërben si një forum vjetor që mbahet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara duke u mundësuar palëve […]

RMV, nuk sanksionohet gjuha e urrejtes në internet, posaçërisht ndaj grave – PORTALB

13.11.2023

Gjuha e urrejtjes në internet në RMV. Foto ilustrim nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk (fotoja në prapavi nga Kb group në Canva) Në Maqedoninë e Veriut gjatë viteve të fundit janë shpeshtuar rastet e gjuhës së urrejtjes në internet. Të dhënat tregojnë se më të prekura nga ky problem janë gratë, kryesisht fytyra publike por jo vetëm, […]

Balancimi midis Lirisë së të shprehurit dhe Gjuhës së urrejtjes

10.11.2023

Liria e shprehjes është një bazë themelore e një shoqërie demokratike. Paaftësia e shtetit për të kufizuar këtë të drejtë, pa një ” arsye të justifikueshme “, është një tregues i nivelit të pjekurisë demokratike të një shoqërie. E drejta për lirinë e shprehjes është e garantuar nga një seri aktesh ligjore ndërkombëtare, të cilat […]

RMV, inteligjenca artificiale të parandalojë gjuhën e urrejtjes në internet, por jo ta parandalojë lirinë e fjalës

10.11.2023

Foto nga cottonbro studio / Pexels Modelet e inteligjencës artificiale (IA) po përparojnë dhe kanë mundësi të zbulojnë gjuhën e urrejtjes në internet, dhe në këtë mënyrë të ndikojnë në mënyrë parandaluese në përhapjen e saj, veçanërisht përmes rrjeteve kryesore sociale, të cilat përdoren nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Megjithatë, edhe “risitë” e individëve […]