Balancimi midis Lirisë së të shprehurit dhe Gjuhës së urrejtjes

Liria e shprehjes është një bazë themelore e një shoqërie demokratike. Paaftësia e shtetit për të kufizuar këtë të drejtë, pa një ” arsye të justifikueshme “, është një tregues i nivelit të pjekurisë demokratike të një shoqërie. E drejta për lirinë e shprehjes është e garantuar nga një seri aktesh ligjore ndërkombëtare, të cilat Maqedonia e Veriut i ka ratifikuar, duke nënkuptuar se ka marrë përsipër obligimin të respektojë, garantojë dhe mbrojë të drejtën e lirisë së shprehjes. Përveç të gjitha obligimeve ligjore dhe duke folur nga një pikëpamje morale – A mund të bëjmë vetë shoqërinë tonë një vend më të mirë për t’u jetuar, pa përjashtim, duke respektuar të drejtat e njëri-tjetrit? A mund të ndalojmë veten, ndërsa gëzojmë lirinë tonë të shprehjes, të bëjmë deklarata që me ose pa dijeni shkelin nderin dhe reputacionin ose privatësinë e individëve të tjerë? Ne jemi të vetëdijshëm se shprehja e lirë është një mjet i fuqishëm në “botën digjitale” që keqpërdoret (jo) shpesh dhe përdoret për të nxitur dhunën, përhapur urrejtje dhe mund të dëmtojë privatësinë dhe sigurinë. Prandaj, në këtë tekst ne do të përpiqemi të trajtojmë balancën ndërmjet fjalës së lirë dhe gjuhës së urrejtjes, dhe t’ju ofrojmë njohuri se si të njihni dhe të trajtoni gjuhën e urrejtjes.

Fotoja nga Freepik.

Çfarë është e rëndësishme për të pasur parasysh është se liria e të shprehurit nuk nxit urrejtjen, siç është përfshirja në gjuhën e urrejtjes. E drejta e lirisë së të shprehurit përfshin dy anë. Së pari, na lejon lirinë që të shprehim mendimin dhe besimin tonë personal në një fushë të gjërë të temave të ndryshme. Së dyti, ajo do të thotë që edhe të tjerët mund që të kenë pikëpamje të ndryshme nga ajo e jona. Është shumë e rendësishme që ne të respektojmë këto dallime dhe të anashkalojmë aplikimin e urrejtjes, që mund ti bëjë personat të ndjehen të pa sigurt dhe të padëshiruar në shoqëri, pa marë parasysh emocionet e tyre, besimet ose përkatësitë e tyre në shoqëri. Objektivi ynë duhet të jetë gjithmonë kultivimi i mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet të gjithë anëtarëve të shoqërisë.

Po çfarë është në fakt gjuha e urrejtjes?

Gjuha e urrejtjes është çdo formë shprehjeje që e nxit diskriminimin, armiqësinë ose dhunën ndaj një personi ose grupi për arsye të racës, religjionit, etnitetit, gjinisë ose faktorëve të tjerë. Mund që të manifestohet në forma të ndryshme, duke përfshirë shprehje nënçmuese, shaka ofenduese, kërcënime, stereotipe ose gjuhë çnjerëzore. Gjuha e urrejtjes lulëzon në përhapjen e frikës, duke nxitur dhunë, dhe nxitjen e një klime diskriminimi dhe armiqësie. Por deri në këtë ditë ende nuk ka një definicion të gjuhës së urrejtjes sipas Ligjit internacional për të drejtat e njeriut.

Një ndër format më të shpeshta të gjuhës së urrejtjes në Maqedoninë e Veriut është kundrejt grave dhe kundër komunitetit LGBTQI+. Dhe fatkeqësisht gjuha e urrejtjes kundër grave dhe LGBTQI+ shumë shpesh pranohet dhe shihet si më pak e dëmshme se sa format e tjera të gjuhës së urrejtjes, të tilla si ato të bazuara në etnitë ose në religjone. Në praktikë, në Maqedoninë e Veriut, por gjithashtu edhe në Ballkanin Perëndimor, kur shfaqet gjuha e urrejtjes me bazë etnike, ajo merr shumë më tepër vëmendje në diskursin publik e ndjekur nga një diskutim i zjarrtë në internet dhe vëmendje mediatike. Megjithatë, kur gjuha e urrejtjes përqendrohet te gjinia, e njëjta gjë hidhet poshtë nga shumica duke lënë vetëm disa aktivistë ose organizata të të drejtave të njeriut të jenë të zëshme pa ndonjë ndikim të madh.

Në Maqedoninë e Veriut dhe në përgjithësi në rajonin e Ballkanit, fjalimi patronizues dhe mizogjen është një pjesë e pandarë e kulturës, e cila është ndërtuar në masë të madhe mbi një shoqëri patriarkale. Për shembull, në situata kur gjërat shkojnë në mënyrë të papritur ose të padëshiruar, ka një varg shprehjesh mallkuese të njohura që lidhen me pjesët intime të nënave ose implikimet seksuale që i referohen nënave ose anëtareve të tjera femra të familjes, edhe pse ato nuk janë kurrë pjesë e situatës përkatëse.

Zakonisht, kërcënimet dhe fyerjet e drejtuara ndaj gazetareve dhe punonjësve të medias përfshijnë gjuhë seksiste. Tendenca të tilla kanë për qëllim që të çojnë deri në një “efekt ftohës” ku gratë gazetare e censurojnë veten, ose në rastet më ekstreme kjo çon deri në një tërheqje të plotë nga profesioni i gazetarisë. Gjuha e urrejtjes ka pasoja të gjera si për viktimat ashtu edhe për autorët. Për viktimat, ajo mund të shkaktojë shqetësime të konsiderueshme emocionale, duke çuar në ankth, depresion dhe një ndjenjë të zvogëluar të vetëvlerësimit. Krijon një mjedis frike, përjashtimi dhe izolimi social. Në raste ekstreme, gjuha e urrejtjes mund të kontribuojë në krimet e urrejtjes dhe aktet e dhunës. Nga ana tjetër, fyesit pas gjuhës së urrejtjes mund të përballen me pasoja ligjore, dëmtim të reputacionit të tyre personal dhe profesional dhe të përjetësojnë një cikël urrejtjeje që mund të ndikojë negativisht në jetën e tyre.

Gjuha e urrejtjes krijon një shoqëri të pa këndshme në të cilën askush nuk është i lirë nga frika se mund që të jetë një viktimë potenciale. Për shkak të kësaj çdo njëri prej nesh duhet që të ndërmarë hapa konkret kur ne hasim në veprime të tilla.

Po si dhe ku mund ta raportojmë gjuhën e urrejtjes në internet?

Gjuha e urrejtjes në Maqedoninë Veriore është e regulluar me disa ligje (Kodi penal, ligji për Audio dhe Shërbimet e Mediave Audiovizive, Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ligji për shpifje) dhe në përgjithësi është në përputhje me stamdartet e EU-së. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund që të përdorin disa mekanizma për të raportuar gjuhën e urrejtjes në autoritetet përgjegjëse.

Ministria e Punëve të Brendshme si institucioni përgjegjës për trajtimin e çështjeve të tilla ofron shërbimin BUTONI I KUQ ku ne mund që të raportojmë një rast, ose të përdorim mundësinë që të raportojmë nëpërmjet postës elektronike cybercrime@moi.gov.mk. Në mesazhin e dërguar, duhet që të përfshijmë linkun deri te përmbajtja që përmban gjuhë të urrejtjes së bashku me një përshkrim.

Foto: : Foto e ekranit nga Butoni Kuq

Një tjetër mënyrë e raportimit të gjuhës së urrejtjes në internet është nëpërmjet Komisionit të Parandalimit dhe Mbrojtjes nga Diskriminimi që është një organ I pavarur përgjegjës për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe luftimin e diskriminimit. Ne mund që të raportojmë një incident të tillë këtu: Raportoni diskriminimin

Burimi: Foto e ekranit nga Raportoni diskriminimin

Ministria e Drejtësisë gjithashtu ofron ndihmë ligjore pa pagesë. Qytetarët me një status të pa favorshëm ekonomik mund që të drejtohen te Ministria e Drejtësisë – zyrat e saj rajonale dhe të kërkojë ndihmë ligjore ose ti mundësohet një avokat i cili do të paguhet nga buxheti i ministrisë. Ndihmën juridike primare e ofrojnë persona të autorizuar nga Ministria e Drejtësisë ose nga zyrat rajonale të vendosura në qytetet e RMV-së. Ndihmë juridike primare ofrojnë shoqata të autorizuara. Deri më tani janë regjistruar shtatë shoqata të tilla.

Një mënyrë tjetër për të kërkuar ndihmë kur përballemi me gjuhë të urrejtjes është të drejtohemi nga organizatat jo qeveritare që punojnë në lëminë e të drejtave të njeriut dhe kundër diskriminimit në Maqedoninë e Veriut.

E tillë është platforma Gjuha e urejtjes që menaxhohet nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

Kjo platformë funksionon në atë mënyrë që qytetarët mund që të raportojnë në raste të gjuhës së urrejtjes në disa mënyra:

  • Nëpërmjet formatit online, ku mund që të dërgojmë foto ose video;
  • Nëpërmjet postës elektronike: helkom@mhc.org.mk;
  • Nëpërmjet #govornaomraza në platformën X;
  • Nëpërmjet aplikacionit në Android ose iPhone.

Pasi që kemi raportuar në njërën prej mënyrave të lartëpërmendura, raportimi rishikohet nga Komuniteti I Helsinkit Për Të Drejtat e Njeriut. Nëse kemi vendosur të dhënat tona personale, Komuniti I Helsinkit mund që të na kontaktojë gjatë procesit të shqyrtimit dhe verifikimit të apilikimit. Pas konfirmimit, raportimi ynë do të shfaqet në faqe (duke mos shfaqur të dhënat tona personale).

Burimi: Foto e ekranit nga Gjuha e urrejtjes (www.govornaomraza.mk)

Disa nga OJQ-të tjera të cilat ofrojnë ndihmë ligjore mund që të gjenden në këtë link.

Për të bërë të mundur ndalimin e përhapjes së gjuhës së urrejtjes kërkon një përpjekje të përbashkët nga të gjitha palët e përfshira. Në vazhdim do ti theksojmë disa nga hapat që së bashku mund që ti ndërmarim për të luftuar në mënyrë sa më efektive gjuhën e urrejtjes në internet:

  1. a) Edukimi dhe ndërgjegjësimi: Edukimi mbi këtë temë është shumë i nevojshëm dhe më së miri do të ishte që shkollat të integrojnë aktivitete që kanë të bëjnë me luftimin e gjuhës së urrejtjes në plan programet e tyre ose së paku në aktivitete jashtëshkollore. Duhet që të inkurajohen biseda që nxisin empatinë, mirëkuptimin, dhe respektin për diversitetin. Duke ngritur ndërgjegjësimin, ne mund që bashkërisht të refuzojmë gjuhën e urrejtjes dhe të krijojmë një kulturë gjithëpërfshirëse.
  2. b) Raportimi I Gjuhës së Urrejtjes: Nëse njohim dikë që është viktimë e gjuhës së urrejtjes ne duhet që ti inkurajojmë dhe ti mbështesim ata që ta paraqesin rastin, në vend që ta pranojne atë si diçka normale. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që nëse njohim dikë i cili shpërndan gjuhë të urrejtjes të mundohemi dhe të flasim me ato dhe të ju shpjegojmë pasojat e veprimeve të tyre mbi viktimën por gjithashtu edhe pasojat e tyre si kryers të krimit. Raportimi i incidenteve në lidhje me gjuhën e urrejtjes në platformat në internet (Facebook, Instagram, Twitter, etj.) si dhe në institucionet relevante shtetërore ëshë shumë i rëndësishëm. Shumica e platformave kanë mekanizma për të raportuar dhe shënuar përmbajtjet fyese. Duke raportuar gjuhën e urrejtjes, ne mund të sigurojmë që e njejta të adresohet dhe hiqet sa më shpejtë.
  3. c) Angazhimi në kundër-fjalime: Ne duhet që të flasim kundër gjuhës së urejtjes me kundër fjalime të cilat promovojnë tolerancë, mirëkuptim dhe respekt. Duke inicuar dialog të hapur që kultivon empatinë, mirëkuptimin dhe respekt për diversitetin, ne promovojmë gjithëpërfshirjen dhe krijojmë një mjedis më të mëshirshëm në internet.
  4. d) Mbështetja e politikave më të forta: Mbështetja për politika dhe rregullore më të forta kundër gjuhës së urrejtjes, si në internet ashtu edhe jashtë saj është thelbësore. Ne duhet të inkurajojmë qeveritë, organizatat dhe platformat online që të zbatojnë udhëzime më të rrepta që dekurajojnë gjuhën e urrejtjes dhe mbrojnë individët nga efektet e saj të dëmshme.

 

Ky tekst është prodhuar si pjesë e projektit “Qeverisja e mirë në sigurinë kibernetike në Ballkanin Perëndimor” zbatuar nga DCAF – Qendra e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë, në kuadër të projektit “Qeverisja e mirë e sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor”, i financuar nga Zyra për Punë të Jashtme, Komonuelthi dhe zyra për zhvillim e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar (FCDO). Përmbajtja e këtij animacioni është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Metamorfozis dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron pikëpamjet e DCAF dhe donatorit.

Për të lexuar më shumë rreth perspektivës gjinore të rasteve të gjuhës së urrejtjes online në Maqedoninë e Veriut, lexoni hulumtimin Aktiviteti në internet, dëmi i drejtpërdrejtë: Raste studimore mbi gjininë dhe sigurinë kibernetike në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor i cili është përgatitur nga Fondacioni Metamorfosis me mbështetjen e DCAF – Qendra e Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë.

Pikëpamjet dhe përfundimet e shprehura në këtë studim janë të autorëve dhe të Fondacionit Metamorfozis dhe nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e DCAF-it dhe FCDO-së. Të drejtat e autorit të këtij publikimi i përkasin ekskluzivisht Fondacionit Metamorfozis. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet ose transmetohet në asnjë formë ose me çfarëdo mënyre pa lejen paraprake me shkrim të Fondacionit Metamorfozis.

Ndaje:


                  
meta tim sliki-02.jpg

Balancimi

midis

Lirisë

shprehurit

dhe

Gjuhës

urrejtjes

Tekste të tjera në blog

Maqedonia e Veriut ndodhet ende në faza të hershme të digjitalizimit, nevojitet ekspertizë për sigurinë kibernetike

18.11.2024

Digjitalizim, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk Vlerësimi gjithëpërfshirës i KE-së në raportin e progresit për situatën e digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut është se, megjithëse ka pasur disa përparime, përpjekjet për digjitalizim janë ende në faza të hershme dhe kanë shumë mangësi. Shërbimet digjitale janë në zhvillim, por shumë procedura mbeten offline dhe kërkohet përmirësim i portalit […]

Hulumtimi mbi dezinformatat dhe shoqërinë civile i nxjerr në pah sfidat e mëdha demokratike në Evropë

05.09.2024

TechSoup, përmes Programit të tij të Aktivizmit Digjital, ka publikuar katër raporte gjithëpërfshirëse për hartëzimin rajonal që hedhin dritë mbi sfidat kritike dhe nevojat urgjente të organizatave të shoqërisë civile nëpër Evropë. Të zhvilluara me përpjekje të përbashkëta përmes rrjetit të partnerëve të TechSoup-it në Evropën Qendrore dhe Lindore, këto raporte ofrojnë një përmbledhje të […]

Rekomandimi ynë për lexim gjatë verës

29.07.2024

Kur bëhet fjalë për lexim gjatë verës, shumica do të zgjidhnin përmbajtje të lehta argëtuese, por për ata që janë të interesuar për diçka më të thellë, ne kemi një rekomandim të shkëlqyeshëm. “Mirazhi i së vërtetës: kompleksitetet dhe sfidat e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor” është lexim i përsosur për ata që duan të mësojnë […]

Forumi i Qeverisjes së Internetit në Japoni bën thirrje për përpjekje të përbashkëta në ndërtimin e një interneti që i fuqizon të gjithë njerëzit

02.12.2023

Koment në Forumin e Qeverisjes së Internetit në Kioto nga Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis Forumi i Qeverisjes së Internetit (IGF) është një nga platformat më të rëndësishme kur bëhet fjalë për politikat e internetit. Ai shërben si një forum vjetor që mbahet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara duke u mundësuar palëve […]

SI TË (MBI)JETOJMË NË NJË SHOQËRI TË PËRMBYTUR NGA URREJTJA NË INTERNET?

14.11.2023

Fotoja nga Freepik Një nga sfidat më të mëdha kur ne si aktivistë/e kuir (“queer”) përpiqemi të rrisim ndërgjegjësimin publik dhe vullnetin institucional për jetën tonë të përditshme është të qëndrojmë të qetë, të arsyeshëm dhe të sigurt përballë përhapjes së madhe të gjuhës së urrejtjes ndaj nesh dhe komuniteteve tona. Periudhën e kaluar, si […]

RMV, nuk sanksionohet gjuha e urrejtes në internet, posaçërisht ndaj grave – PORTALB

13.11.2023

Gjuha e urrejtjes në internet në RMV. Foto ilustrim nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk (fotoja në prapavi nga Kb group në Canva) Në Maqedoninë e Veriut gjatë viteve të fundit janë shpeshtuar rastet e gjuhës së urrejtjes në internet. Të dhënat tregojnë se më të prekura nga ky problem janë gratë, kryesisht fytyra publike por jo vetëm, […]