Thirrje për aplikime – Grante për organizatat e shoqërisë civile

17.05.2021

Bursë

ICEDA ka kënaqësinë t’ju informojë për Thirrjen për aplikime që do të ofronte mbështetje për OShC-të për të promovuar Agjendën Digjitale përmes ciklit të dytë të skemës së granteve për grante të vogla LOT 2: Dhënia e granteve për Iniciativat për avokimin Agjendën Digjitale, dhënia e 15 granteve të vogla për OShC-të nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriut dhe Serbia (qëllimi është përafërsisht 3 grante për çdo vend), në rangun prej 3.000 deri 7.000 euro për grant. Kohëzgjatja e zbatimit të granteve individuale është 6 muaj.

Më shumë informata mund të gjenden në Shpalljen për Thirrje për aplikime.

Përshkrimi i plotë i Thirrjes, si dhe formularët e aplikimit mund të gjenden në linket e mëposhtme.

 

Sesionet informuese

Një sesion informues online për aplikuesit e mundshëm do të organizohet nga ana e partnerët e projektit ICEDA, në formën e uebinareve që do të zgjasin deri në 1 orë. Nga një sesion informues do të mbahet në secilin nga pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe do të zhvillohen në gjuhët lokale, më 07.06.2021 në orën 10:00.

Për më shumë informacion në lidhje me seancat, kontaktoni partnerin tuaj lokal në vendin ku aplikoni, ose ndiqni profilin e projektit në Facebook dhe faqen e Twitter, si dhe profilet e partnerëve në mediat sociale.

Ku të aplikoni dhe si t’i dërgoni dokumentet?

Aplikuesit që kanë nevojë për sqarime ose që kanë nevojë për informacion shtesë në lidhje me Thirrjen për aplikime, mund të dërgojnë e-mail në iceda@metamorphosis.org.mk para datës 15.06.2021 në mënyrë që të mund të marrin përgjigje në kohë, para afatit të fundit për dorëzimin e aplikacioneve.

Afati i fundit për aplikim: 30.06.2021 deri në orën 23:59 CEST.

SHËNIM: Afati për aplikim është zgjatur. Afati i ri për të aplikuar: 07.07.2021 deri në 23:59 Koha e Evropës Qendrore.

Aplikimet duhet të dërgohen ekskluzivisht me e-mail në iceda@metamorphosis.org.mk. Formularët e aplikimit duhet të plotësohen në anglisht.

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Fondacioni Metamorfoza, Të dhënat e hapura Kosovë – (Open Data Kosovo) (ODK), Akademia për e-qeverisje (eGA), Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie – CRTA, Lëvizja MJAFT, OJQ-ja 35 MM.