ICEDA ka kënaqësinë t’ju informojë për Thirrjen për aplikime që do të ofronte mbështetje për OShC-të për të promovuar Agjendën digjitale përmes ciklit të parë të skemave të granteve për grante të vogla LOT 1: Dhënia e nën-granteve për Qendrat e mbështetjes së e-qeverisë, dhënia e 15 granteve të vogla për OShC-të nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriut dhe Serbia (qëllimi është përafërsisht 3 grante për çdo vend), në rangun prej 13,000 deri 17,000 euro për grant. Kohëzgjatja e zbatimit të granteve individuale është 18 muaj.
Më shumë informacion mund të gjendet në Shpallja për Thirrjen për aplikime.
Përshkrimi i plotë i Thirrjes, si dhe formularët e aplikimit mund të gjenden në linket e mëposhtme.
- Thirrja për aplikime (02.09.2020)
- Formulari i aplikimit
- Afati kohor për implementimin e projektit
- Formulari i buxhetit
Sesionet informuese
Një sesion informues online për aplikuesit e mundshëm do të organizohet nga ana e partnerët e projektit ICEDA, në formën e uebinareve që do të zgjasin deri në 1 orë. Nga një sesion informues do të mbahet në secilin nga pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe do të zhvillohen në gjuhët lokale.
Për Maqedoninë e Veriut seanca do të mbahet më 10.09.2002 në orën 10:00 (ndiqni @metamorphosis.foundation për më shumë informacion).
Ndiqni faqen e projektit në Facebook dhe Twitter për më shumë informata.
Ku të aplikoni dhe si t’i dërgoni dokumentet?
Aplikuesit që kanë nevojë për sqarime ose që kanë nevojë për informacion shtesë në lidhje me Thirrjen për aplikime, mund të dërgojnë e-mail në iceda@metamorphosis.org.mk para datës 15.09.2020 në mënyrë që të mund të marrin përgjigje në kohë, para afatit të fundit për dorëzimin e aplikacioneve.
Afati i fundit për aplikim: 30.09.2020 deri në orën 23:59 CET.
Aplikimet duhet të dërgohen ekskluzivisht me e-mail në iceda@metamorphosis.org.mk. Formularët e aplikimit duhet të plotësohen në anglisht
Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis, Open Data Kosovo (Të dhënat e hapura Kosovë) (ODK), Akademia për e-Qeverisje (eGA), Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie – CRTA, Lëvizja MJAFT!, OJQ 35 MM.