Për të qenë më të sigurt në internet, zakonisht nuk është e nevojshme të kemi njohuri të avancuara të teknologjisë, e as të bëjmë ndonjë gjë shumë të komplikuar. Përkundrazi, ne mund ta ndihmojmë veten shumë nëse i ndryshojmë shprehitë tona dhe nëse i qasemi internetit të paktën me të njëjtin nivel vëmendjeje sikurse edhe botës reale. Kjo video ofron propozime për hapa të thjeshtë dhe të dobishëm që secili prej nesh mund t’i ndërmarrë për të qenë më i sigurt në internet.