meta tim sliki-02.jpg

Marija Nikoloska Arsovska

Udhëheqëse e projekteve

Ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik në Shkup në drejtimin e e-biznesit, ndërsa ka magjistruar në Fakultetin e Elektronikës dhe Teknologjive të Informacionit në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup në drejtimin e Menaxhimit të projekteve.

Ka përvojë pune në fushat e reformës së administratës publike dhe e-qeverisjes. Për shumë vite ka punuar në realizimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, integrimit në BE dhe implementimit të projekteve të financuara nga donatorë të ndryshëm.

Marija është një Menaxhere e certifikuar e projekteve sipas PRINCE2, trajnuese e certifikuar SCRUM Master dhe trajnuese dhe vlerësuese e certifikuar për menaxhim të cilësisë (CAF).

Ka udhëhequr projekte të rëndësishme për qeverisjen e mirë, e-qeverisjen, ngritjen e kapaciteteve në nivelin qendror dhe lokal dhe menaxhimin e cilësisë. Ka marrë pjesë në krijimin e disa politikave të rëndësishme kombëtare dhe dokumenteve strategjike.

Marija ka qenë e përfshirë në punën e disa organeve dhe organizatave rajonale dhe ndërkombëtare.

U bashkua me ekipin e Fondacionit Metamorfozis në mars të vitit 2020 dhe punon si menaxhere e projektit të USAID-it për Pjesëmarrjen Qytetare.

 

T O N Ë

E K I P I