Programi për bashkëpunim të decentralizuar ndërmjet rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë filloi në vitin 2006, me qëllim kryesor për të kontribuar në nxitjen e bashkëpunimit ndërkombëtar midis dy territoreve. Bëhet fjalë për bashkëpunim inovativ në të cilin janë të inkuadruar veprimtarë të ndryshëm edhe atë nga më shumë nivele: lokla, regjional dhe nacional. Bartësit e këtij bashkëpunimi institucional për zhvillimin e demokracisë lokale janë Këshilli Rajonal i Normandisë së Poshtme dhe Ministria e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë.
Bashkëpunimi i decentralizuar ndërmjet rajonit të Normandisë së Poshtme dhe Maqedonisë konkretizohet përmes programit tre-vjeçar (2010-2013) të ndarë në 7 akse:
- Teknologji digjitale dhe media
- Të rinjtë dhe qytetaria aktive
- Inventar i trashëgimisë kulturore
- Politikat kulturore
- Turizmi
- Zhvillim i bujqësisë
- Të drejtat e njeriut
Aktivitetet në cdo aks janë kryer nga “duo” të përbëra nga një organizatë franceze dhe maqedonase, të specializuara në atë fushë. Gjithashtu, janë përfshirë veprimtarë të shumtë vendorë: komunat, shoqatat, fondacionet, sektori privat, institucionet arsimore etj. Ky bashkëpunim ka për qëllim të kontribon në krijimin e politikave inovative lokale në fushat e përfshira përmes trajnimeve, udhëtimeve studimore, punëtorive dhe llojeve tjera të shkëmbimit.
Fondacioni Metamorphosis zbaton aktivitete të aksit të parë dhe të fundit.