Luftimi i korrupsionit është thelbësor për rritjen e besimit në institucione, mbrojtjen e demokracisë, promovimin e drejtësisë dhe qeverisjen e mirë. Qytetarët tashmë e njohin korrupsionin si problemin më të madh, ndërsa presioni korruptiv dhe viktimizimi janë rritur ndjeshëm. Shfrytëzimi i përfitimeve nga teknologjitë digjitale mund të përmirësojë ndjeshëm transparencën dhe të reduktojë korrupsionin.
Qëllimi përgjithshëm i projektit: Përfshirja aktive e komunitetit për rezistencë më të madhe ndaj korrupsionit në nivel lokal.
Qëllime specifike të projektit:
- Avancimi i hapjes së komunave përmes përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet OSHC-ve dhe qytetarëve me autoritetet lokale.
- Përfshirja aktive e qytetarëve në proceset vendimmarrëse përmes mjeteve inovative digjitale.
Grupet e synuara:
- Njësitë e vetëqeverisjes lokale
- Qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile
Rezultatet:
- Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe forcimi i OSHC-ve në drejtim të përmirësimit të procesit të hartimit të politikave dhe vendimmarrjes.
- Rritja e përfshirjes qytetare dhe e besimit në shoqërinë civile përmes konstituentëve të informuar dhe aktivë të shoqërisë civile të përfshira në nisma të përbashkëta qytetare.
Aktivitetet e projektit:
A1. Rritja e hapjes në nivel lokal për angazhim më të madh të OSHC-ve dhe qytetarëve
- A1.1 Monitorimi i hapjes së autoriteteve lokale nëpërmjet Indeksit të Hapjes
- A1.2 Krijimi i një liste për vetë-vlerësimin e komunave për të matur hapjen e tyre
- A1.3 Mbështetje mentoruese për forcimin e kapaciteteve të komunave
- A1.4 Përmirësimi i konsultimeve përmes miratimit të një kalendari vjetor për konsultimet e planifikuara dhe publikimi i rregullt i raporteve pas konsultimeve të bëra
А2. Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile në proceset konsultative të komunave gjatë marrjes së vendimeve, përmes përdorimit të mjeteve inovative digjitale.
- A2.1 Përmirësimi i mjetit digjital mKomuniteti (mZaednica) dhe aftësimi i administratës lokale për ta përdorur atë
- А2.2. Promovimi i mKomuniteti-t në kontekstin e konsultimeve publike në nivel lokal
Periudha e zbatimit: 01.12.2023 – 30.09.2026 (34 muaj)
Korniza buxhetore: 14.000.000 denarë
Mbështetja financiare: Projekti “Transformimi digjital në nivel lokal – Komuniteti i përfshirë për rezistencën ndaj korrupsionit (DIGILOK)” mbështetet nga Qeveria Zvicerane përmes Civika Mobilitas.
Partnerë: