Me publikimin e Votematesit, Fondacioni “Metamorfozis” nga Shkupi, në bashkëpunim me shoqatat qytetare „Zashto ne“ nga Sarajeva dhe LiNet nga Beogradi, e vazhdoi iniciativën rajonale për zbatimin e teknologjive të reja për edukimin e votuesve dhe për transparencë më të madhetë subjekteve politike, e përkrahur nga fondacioni joprofitabil amerikan NED, i financuar nga Kongresi i SHBA-ve, si pjesë e përpjekjeve për zhvillimin e demokracisë në rajon.
Si funksionon Votematesi.mk?
Të gjitha partitë politike në Maqedoni morën ftesë që ta plotësojnë një pyetësor të thjeshtë dhe në atë mënyrë t’i njoftojnë qytetarët për qëndrimet, mendimet dhe qëllimet e tyre. Pjesa më e madhe e subjekteve kryesore politike e shfrytëzuan këtë mundësi për kontakt transparent me elektoratin dhe përgjigjet e tyre u futën në sistem.
Të gjithë shfrytëzuesit e internetit kishin mundësi ta plotësojnë pyetësorin e njëjtë, me ç’rats sistemi u ofronte t’i krahasojnë përgjigjet e tyre me përgjigjet e partive politike, si dhe të kuptojnë më tepër për qëndrimet e tyre të deklaruara për një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me politikat publike në fushat kryesore shoqërore.
Rezultat i përdorimit të Votemates.mk është ngritja e vetëdijes së qytetarëve, si dhe zgjerimi i mundësive të partive që nëpërmjet interaksionit me sektorin qytetar dhe publikun ta ngrisin nivelin e transparencës dhe të llogaridhënies para popullit.
Votematesi.mk
Inicimi i Programeve të Arsimit për të Rriturit për Inteligjencën Artificiale
Inteligjenca artificiale (IA) po bëhet një element kyç në evolucionin e vendeve të punës, ndërsa programet e arsimit për të rriturit duhet ta përfshijnë atë për të ndihmuar në përshtatjen me tregun e
Gazetari për gjeneratën e re: Programi për trajnim të mediave - vazhdim
Hakaton për Demokracinë Digjitale
Me mbështetjen e CIVICUS, e në partneritet me Civic Literacy Initiative, Fondacioni Metamorfozis e zbaton projektin Hakaton për Demokracinë Digjitale – i cili synon të inkurajojë zhvillimin e zgjidhjeve inovative digjitale për të