Liria e shprehjes dhe gjuha e urrejtjes

18.09.2014

Projektet

Projekti fokusohet në ndërtimin e kapaciteteve të aktivistëve që tashmë punojnë në qëllime të veçanta, në mënyrë për të përmirësuar aftësitë e tyre për përdorimin e teknologjive të reja, të kombinuara me aftësi udhëheqëse dhe aftësi të mendimit kritik që nuk janë të siguruara nga sistemi arsimor shtetëror (retorikë, të shkruarit të bazuar në argumente). Shfrytëzuesit primar të projektit do të formojnë një grup thelbësor të udhëheqësve të cilët do të përhapin njohuritë brenda komuniteteve të tyre në terren dhe në nivel kombëtar nëpërmjet një gamë të instrumenteve onlajn, të cilat do të rritin ndërgjegjësimin për çështje të caktuara progresive.

Rritja e përdorimit e mediave sociale në Maqedoni, si një hapësirë ​​për shprehje të lirë, të cilat kanë qindra mijëra përdorues, nuk është ndjekur nga zhvillimi i njohurive dhe aftësive udhëheqëse në mesin e aktivistëve që do të kishin përdorur këtë potencial të madh. Mediat sociale mund të lehtësojnë tejkalimin e izolimit në mes qytetarëve dhe komuniteteve, duke krijuar hapësirë ​​për shprehje të lirë dhe ndërtimin e marrëdhënieve dhe realizimin e bashkëpunimit, në kombinim me format e tjera të aktivizmit për ti mobilizuar për të zgjidhur problemet konkrete.

Në të njëjtën kohë, edhe pse rritja e gjuhës së urrejtjes në mediat sociale është e dukshme nuk është bë një analizë e plotë e pavarur e të gjitha burimeve të sistemit që gjenerojnë urrejtje (nga ligjet dhe marrëdhëniet me institucionet deri te efektet).

Qëllimet e projektit:

  1. Përhapja e shkathtësive teknike dhe udhëheqëse në sektorin civil në Maqedoni, që do të mundësojë OJQ-të dhe aktivistët individualë të fillojnë përdorimin e tyre si një mjet për ndryshime pozitive shoqërore në lidhje me çështjet e zgjedhura të rëndësishme.
  2. Kontribut për identifikimin dhe reduktimin e gjuhës së urrejtjes në internet.