Projekti “Observatori për reforma mediatike” (OMR) synon të kontribuojë në përmbushjen e Reformave urgjente prioritare (RUP), si kusht për anëtarësimin e RM-së në BE, duke i identifikuar dhe hequr pengesat për zhvillimin demokratik të sektorit mediatik. Për më tepër, projekti do të adresojë edhe qëllimet vijuese afatshkurtra:
- Të sigurohet qasje e rregullt e publikut në përmbushjen e RUP në fushën e mediave në katër shtyllat – reforma e transmetuesit publik, qasja në informatat me karakter publik, shpifja dhe ofendimi dhe reklamimi i qeverisë – përmes analizës monitoruese dhe avokimit;
- Të forcohet vetëdija publike në lidhje me RUP dhe sfidat në fushën e mediave;
- Të krijohen mundësi për mediat për debat të informuar publik midis vendimmarrësve, organizatave joqeveritare dhe mediave.
Projekti i informon qytetarët në lidhje me procesin e përmbushjes së reformave urgjente prioritare në një mënyrë të kuptueshme, të përshtatur për një audiencë jo-eksperte, në mënyrë që qytetarët të kuptojnë pse RUP janë të rëndësishme dhe si përmbushja e tyre do të kontribuojë në përmirësimin e jetës së tyre. Në të njëjtën kohë, projekti do të sigurojë mundësi që qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile të kontribuojnë në debatin publik, duke krijuar mekanizma dhe kanale për lidhjen e tyre me mediat dhe vendimmarrësit.
Duke pasur parasysh faktin se në pjesën e parë të projektit (1 korrik 2017 deri më 30 qershor 2018) shumica e përpjekjeve të filluara të reformës nuk janë finalizuar, u paraqit nevoja për të vazhduar me aktivitete që do të kontribuojnë në përshpejtimin e procesit të përmbushjes së reformave prioritare.
Aktivitetet e projektit do të zbatohen në periudhën ndërmjet 1 nëntorit 2019 dhe 30 tetorit 2020.
Për rritjen e dukshmërisë dhe transparencës së projektit, si dhe për komunikim më të gjerë me publikun, u sigurua mbështetje mediatike nga agjencia e lajmeve “Meta” , media online për rritjen e llogaridhënies “Vërtetmatës” dhe portali në gjuhën shqipe “Portalb”.
Gjatë periudhës 2017-2018 projekti u implementua në partneritet me “Agora” – Qendrën për promovimin e vlerave qytetare dhe me Platformën për gazetari hulumtuese (PINA))
Mbështetja financiare për Observatorin për reforma mediatike është siguruar nga “Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.