PortAlb.mk e udhëheq një ekip i gazetarëve profesionalë, që kanë për qëllim të tejkalohet problemi me mungesën e e-përmbajtjeve relevante në gjuhën shqipe për Maqedoninë dhe botën e jashtme.
Ekipi i përbërë nga gazetarë të rinj, por njëkohësisht me përvojë, ka për qëllim të ofrojë një paletë më të gjerë të lajmeve, të cilat tejkalojnë pengesat gjuhësore dhe pengesat e tjera, ndërmjet sferave mediatike në vend dhe në rajon, nëpërmjet njoftimit objektiv të bazuar në zbatimin dhe promovimin e standardeve profesionale.
Ky portal informativ filloi me punë më 6 prill 2012 në Shkup. Redkasia ka korrespodentë në disa qytete të Maqedonisë, të cilët sigurojnë informata drejtpërdrejtë nga terreni, e poashtu bashkëpunon edhe me mediume të tjera në gjuhë të ndryshme, që lexuesve t’u ofrojë një zgjedhje më të pasur të përmbajtjeve interesante. Departamenti për mendime dhe qëndrime mundëson komunikim me publikun të intelektualëve dhe përfaqësuesve të sektorit civil nëpërmjet kolumnave dhe eseve, ndërsa ekipi i PortAlb.mk, poashtu informon për temat aktuale me interes për bloguesit, shfrytëzuesit e Twitter-it dhe të mediumeve të tjera sociale.
Përmbajtjet e Portalb.mk janë të publikuara nën licencën Creative Commons thekso-burimin 2.5, me të cilën mundësohet përbashkimi i tyre nëse theksohet burimi (dhe të vendoset linku për tek ai) që bloguesve dhe mediumeve të tjera t’u mundësojë shfrytëzim dhe përbashkim më të lehtë të informatave të publikuara.