We-go

19.09.2014

Projektet

Qëllimi i projektit We-Go është që me sukses t’i përcjellë dhe t’i përshtasë “Shembujt dhe njohurit e mira për e-Qeverisje” dhe të mundësojë realizim të projekteve të mëtutjeshme duke i përfshirë еdhe masat shoqëruese për përforcimin dhe avancimin e hulumtimeve për e-Qeverisje në vendet e Ballkanit Perëndimor së bashku me partnerët e Bashkimit Evropian.

Projekti We-Go do t’i ndihmojë administratës publike në vendet e Ballkanit Perëndimor të jetë më produktive dhe më e drejtë duke:

  1. Vendosur kornizë për interoperabilitet për e-Qeverisje me fokus në shërbimet transaksionale ndërkufitare dhe duke siguruar shembuj më të mirë për aplikacione përkatëse për transaksione si prototipe testuese me qëllim që të mundësohen projekte të mëtutjeshme;
  2. Themelimi i akademive për e-Qeverisje të cilat do të ofrojnë trajnime si shembuj shoqërues për aplikacionet e zgjedhura, si dhe bazë për zhvillimin e trajnimeve të ardhshme rajonale për e-Qeverisje;
  3. Zhvillim i një portali me shembujt më të mirë të e-Qeverisjes/rrjet i njohurive i ndërtuar nga një sistem i regjistrave të veçantë që funksionojnë së bashku, gjë që do të mundësojë qëndrueshmëri dhe avancim të mëtutjeshëm edhe pas përfundimit të projektit.


Me këtë projekt do të përfshihen këto shërbime: е-Doganat – sistem i ri tranzitor kompjuterik, е-Financa – sistem për këmbim të informatave që kanë të bëjnë me TVSH-në, rastet ndërkufitare të e-Drejtësisë – automatizim i procedurave gjyqësore, regjistër i kompanive evropiane dhe sistem informativ evropian i kadastrës, е-Administratë – sistem për plotësim elektronik (futja e qeverisjes pa letër) dhe lehtësimi i e-Tregtisë për transport të mbeturinave evropiane.