Partneriteti për Qeverisje të Hapur (PQH)1 është një nismë ndërkombëtare vullnetare që synon të krijojë dhe zbatojë angazhime konkrete nga qeveritë ndaj qytetarëve të tyre, për të promovuar transparencën, për të inkurajuar pjesëmarrjen e qytetarëve, luftën kundër korrupsionit dhe përdorimin e teknologjive të reja me qëllim të forcimit të qeverisjes/udhëheqjes së mirë.
Sektori civil grumbullon energji të jashtëzakonshme kreative që duhet të përdoret në mënyrë (pro)aktive në sektorin publik duke përmirësuar dhe kultivuar kulturën e përfshirjes dhe respektimit të të drejtave të të gjithë qytetarëve në procesin e krijimit të politikave dhe marrjes së vendimeve, ligjeve dhe qasjes në informata.
Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile për Partneritetin për Qeverisje të Hapur (në vijim të tekstit Rrjeti i PQH-së) angazhohet për krijimin e një strukture të për koordinimin e procesit të PQH-së në Maqedoninë e Veriut në përputhje me përvojën ndërkombëtare, me qëllim të përmirësimit të komunikimit të të gjitha palëve të përfshira dhe forcimit të monitorimit dhe vlerësimit të aktiviteteve. Rrjeti i PQH-së merr pjesë vazhdimisht dhe kontribuon në krijimin e një strukture për koordinimin dhe monitorimin e zhvillimit dhe zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2024-2026 (në tekstin e mëtejmë: PKV për PQH 2024-2026).
Shikoni të gjithë thirrjen në faqen e internetit të PARTNERITETIT TË QEVERISJES SË HAPUR
