Forumi i Qeverisjes së Internetit në Japoni bën thirrje për përpjekje të përbashkëta në ndërtimin e një interneti që i fuqizon të gjithë njerëzit

02.12.2023

Во фокусот

Photo: IGF, Internet Governance Forum, Flickr, All rights reserved

Koment në Forumin e Qeverisjes së Internetit në Kioto nga Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis

Forumi i Qeverisjes së Internetit (IGF) është një nga platformat më të rëndësishme kur bëhet fjalë për politikat e internetit. Ai shërben si një forum vjetor që mbahet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara duke u mundësuar palëve të ndryshme të interesit të diskutojnë sfidat e tanishme dhe të ardhshme, mbi baza të barabarta. Nuk ka asnjë platformë të krahasueshme që mundëson angazhimin dhe pjesëmarrjen, që lehtëson të mësuarit përmes bashkëpunimit, ndjekjen e përparimeve drejt një qasjeje gjithëpërfshirëse, të udhëhequr nga të drejtat e njeriut, të përqendruar te njerëzit, ndaj internetit dhe qeverisjes digjitale, dhe që shqyrton si pasojat e dobishme ashtu edhe ato të pafavorshme të politikave të internetit.

Kam marrë pjesë në IGF-në e parë në vitin 2006 në Athinë. Mbaj mend që IGF-ja e Athinës u fokusua në diskutimin e çështjeve gjithëpërfshirëse që lidhen me të ardhmen e teknologjive të informacionit dhe komunikimit, duke përfshirë kontrollin mbi arkitekturën e internetit dhe sistemin e numrave dhe emërtimeve, sigurinë, pronësinë intelektuale, hapjen, lidhjen, kostot dhe shumëgjuhësinë. Disa nga këto çështje vazhdojnë të jenë aktuale edhe sot. Që atëherë, unë kam marrë pjesë në disa IGF, që më ndihmoi të takoj dhe të mësoj nga njerëz që ndajnë vlera dhe vizione të ngjashme, bashkëqytetarë aktivë nga e gjithë bota me shpresa dhe frikë të ngjashme për të ardhmen e internetit.

IFG 2023, Kyoto, Japan | Photo: Metamorphosis Foundation

Rreth IGF 2023 në Kioto

Këtë vit, Takimi i 18-të i IGFu mbajt në Kioto, Japoni nga 8 deri më 12 tetor 2023. Ishte një emocion i dyfishtë për mua. Së pari, do të thoshte që do të vizitoja Japoninë për herë të parë, vendin që frymëzoi dhe formësoi kaq shumë aspekte të jetës sime profesionale. Dhe së dyti, si gjithmonë, të qenit pjesë e IGF-së do të thoshte që unë do të kem sërish mundësinë të përfshihem në një dialog të hapur, të ndaj me të tjerët dhe të mësoj nga palë të ndryshme me një interes të mirëfilltë dhe të mirë për të formësuar të ardhmen e internetit.

Forumi mblodhi së bashku palët e interesuara nga qeveritë, bizneset, shoqëria civile dhe akademia për të diskutuar një spektër të gjerë çështjesh që lidhen me të ardhmen e internetit. Këtë vit tema kryesore ishte “Interneti që duam – Fuqizimi i të gjithë njerëzve”. Përafërsisht 300 sesione dhe punëtori u organizuan nga një spektër i larmishëm palësh të interesuara. Këto sesione u thelluan në një mori çështjesh të internetit të ndara në tetë nën-tema (IA-ja dhe teknologjitë në zhvillim, ndarjet digjitale, të drejtat dhe liritë e njeriut, siguria kibernetike, krimi kibernetik etj.), duke nxitur një mjedis bashkëpunues për eksplorimin e peizazhit që është në zhvillim të vazhdueshëm të sferës digjitale. Ndonjëherë pjesëmarrja në mënyrë domethënëse ishte sfiduese për shkak të përplasjeve kohore midis disa sesioneve dhe punëtorive interesante.

Rezultatet kryesore nga IGF 2023 përfshijnë një përkushtim të rinovuar ndaj qasjes me shumë palë të interesuara për qeverisjen e internetit. Pjesëmarrësit riafirmuan rëndësinë e qasjes me shumë palë të interesuara në adresimin e sfidave globale të internetit dhe bënë thirrje përpjekje të mëtejshme për të forcuar pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse dhe efektive. Forumi theksoi përsëri nevojën për të adresuar ndarjet digjitale dhe për të promovuar përfshirjen digjitale. Rëndësia e tejkalimit të ndarjeve digjitale dhe sigurimit të qasjes së barabartë në internet për të gjithë njerëzit, veçanërisht në komunitetet e shërbyera në nivel të pamjaftueshëm, u theksua në disa sesione nga pjesëmarrësit e IGF-së.

Siç pritej, roli i IA-së dhe teknologjive në zhvillim në formësimin e së ardhmes së internetit ishte një çështje e rëndësishme në edicionin e këtij viti të IGF-së. Pjesëmarrësit diskutuan potencialin dhe sfidat e IA-së dhe teknologjive në zhvillim dhe bënë thirrje për zhvillim dhe zbatim të përgjegjshëm të këtyre teknologjive.

Tokyo | Photo: Metamorphosis Foundation

Përveç kësaj, pjesëmarrësit shprehën shqetësime për fragmentimin në rritje të internetit dhe kërkuan përpjekje të reja për të promovuar bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë globale. Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu kërcënimet në rritje të sigurisë kibernetike dhe krimit kibernetik dhe bënë thirrje për masa më të forta për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë në internet. Për më tepër, Forumi nënvizoi ndikimin ekologjik të internetit dhe bëri thirrje për politika që promovojnë qëndrueshmërinë dhe reduktojnë gjurmën ekologjike të ekonomisë digjitale.

IGF 2023 përfundoi me një thirrje për veprim për të gjitha palët e interesuara që të punojnë së bashku për të ndërtuar një internet më gjithëpërfshirës, të barabartë dhe të qëndrueshëm që i fuqizon të gjithë njerëzit.

Përveç asaj që u tha më sipër, këtu janë disa aspekte të veçanta të rezultateve nga IGF 2023:

  • Miratimi i një sërë rekomandimesh për IA-në dhe teknologjitë në zhvillim: Këto rekomandime bëjnë thirrje për zhvillim dhe zbatim të përgjegjshëm të IA-së, me fokus në të drejtat e njeriut, transparencën dhe llogaridhënien.

  • Nisja e një nisme të re për ndarjen dhe përfshirjen digjitale: Kjo nismë do të synojë të identifikojë dhe adresojë barrierat për qasjen dhe përfshirjen digjitale, veçanërisht në vendet në zhvillim.

  • Krijimi i një grupi të ri pune për sigurinë kibernetike dhe krimin kibernetik: Ky grup pune do të zhvillojë rekomandime për forcimin e sigurisë kibernetike dhe adresimin e kërcënimeve kibernetike në zhvillim.

  • Miratimi i një deklarate për fragmentimin e internetit: Kjo deklaratë bën thirrje për përpjekje për të promovuar bashkëpunimin global dhe ndërveprueshmërinë në internet.

  • Nisja e një nisme të re për qëndrueshmërinë dhe mjedisin jetësor: Kjo nismë do të eksplorojë ndikimin ekologjik të internetit dhe do të zhvillojë rekomandime për promovimin e praktikave të qëndrueshme.

Rezultatet e Forumit ofrojnë udhëzime të rëndësishme për hartuesit e politikave, bizneset dhe shoqërinë civile ndërsa punojnë për të ndërtuar një të ardhme digjitale më gjithëpërfshirëse, të barabartë dhe të qëndrueshme.

Siç pritej, Qeveria e Japonisë na bëri të gjithëve të ndiheshim shumë të mirëpritur dhe ata ishin të jashtëzakonshëm në organizimin e IGF-së të këtij viti. Një falënderim i përzemërt për të gjithë ata që ishin të përfshirë në organizimin e IGF-së në Kioto, Qeverinë e Japonisë, OKB-në, sekretariatin e IGF-së dhe OSHC-të dhe mbështetësit e tjerë të IGF-së.

A children show at the International Manga Museum | Photo: Metamorphosis Foundation

JAPONIA…

Vizita ime e parë në Japoni ishte një përvojë e përzemërt, pasi ky vend ka luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e rrugëtimit tim profesional. Dashuria ime për teknologjinë filloi me magjepsjen time me filmat vizatimorë, “manga”-t dhe “anime”-t, e që filloi gjatë kohës sime në Francë, ku jetova deri në moshën 12-vjeçare. “Anime”-t kanë një vend të veçantë në zemrën time. Në fakt, vetë emri i Fondacionit Metamorfozis merr frymëzim nga një serial i dashur i animuar japonez nga vitet e 80-ta, i krijuar nga Go Nagai—Goldorak (i njohur në anglisht si Grendizer). Një nga momentet përcaktuese të serialit ndodhi kur heroi kryesor, përballë kërcënimeve nga pushtuesit e huaj, bërtiste “Metamorfozis!” (ose “Metamorphose!” në frëngjisht) ndërsa ai u transformua dhe hyri në një robot gjigant (Goldorak), duke shpëtuar në fund planetin. Ky koncept i transformimit dhe përmirësimit më bëri jehonë të thellë. Unë pata mundësinë të flas dhe të ndaj përvojën time në lidhje me këtë në Festivalin e kulturës japoneze, të organizuar nga ekipi i mrekullueshëm i Japan.net.mk në Shkup, në maj të këtij viti.

Kjo përputhet në mënyrë të përkryer me filozofinë thelbësore të Fondacionit Metamorfozis, e cila përqendrohet në shfrytëzimin e fuqisë së transformimit digjital për përmirësimin e shoqërisë, duke siguruar që teknologjia të shërbejë për të përmirësuar cilësinë e jetës sonë e jo anasjelltas. Në thelb, ne përpiqemi që ta bëjmë teknologjinë të funksionojë për ne. Ky etos gjithashtu merr frymëzim nga “Kaizen” (改善), një tjetër koncept japonez që thekson përmirësimin e vazhdueshëm, i cili ndikon fuqishëm në misionin dhe vizionin e fondacionit tonë.

Përveç vizitës së shumë vendeve të trashëgimisë kulturore, gjatë vizitës sime në Kioto, pata kënaqësinë të eksploroja Muzeun Ndërkombëtar Manga të Kiotos—një parajsë e vërtetë për entuziastët e “manga”-s dhe një përvojë e këndshme për çdo kë që e vlerëson këtë formë unike të artit dhe tregimit.

Dihet mirë se Japonia ka një histori të gjatë dhe të pasur të inovacionit dhe avancimit teknologjik. Japonia ka qenë vazhdimisht në ballë të përparimit teknologjik. Kjo është pjesërisht për shkak të theksit të fortë të vendit mbi arsimin dhe hulumtimin, si dhe vlerat e tij kulturore të rrënjosura thellë të saktësisë, punës së palodhur dhe përgjegjësisë kolektive. Japonia vazhdon të jetë lider në fusha të tilla si robotika, inteligjenca artificiale dhe bioteknologjia. Ajo është gjithashtu shtëpi e disa kompanive të teknologjisë me famë botërore, si Sony, Panasonic, Fujitsu, Toshiba dhe shumë të tjera.

Nijo Castle – The Shogun’s Residence | Photo: Metamorphosis Foundation

Kultura japoneze ka luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në zhvillimin e teknologjisë. Theksi i vendit te harmonia dhe respekti për natyrën është i dukshëm në dizajnin e shumë produkteve japoneze, të cilat shpesh janë si funksionale ashtu edhe estetike. Për më tepër, koncepti japonez i “wa” (), i cili e thekson rëndësinë e harmonisë dhe bashkëpunimit në grup, ka qenë një faktor kyç në suksesin e kompanive japoneze të teknologjisë. Kultura e saj e inovacionit dhe avancimit teknologjik ka të ngjarë të vazhdojë edhe në vitet në vijim. Përqendrimi i fortë i Japonisë në arsim dhe hulumtim do të vazhdojë të prodhojë një valë inxhinierësh dhe shkencëtarësh të talentuar që do të nxisin inovacionin.

Për mua, Japonia është një shembull i ndritshëm se si një shoqëri mund të lulëzojë kur udhëhiqet nga parimet e respektit për të tjerët, ndjeshmërisë ndaj perspektivave të ndryshme, përpjekjeve bashkëpunuese, etikës së disiplinës në punë dhe një pasioni të vërtetë për shfrytëzimin e teknologjisë për të përmirësuar jetën e njerëzve.

Metamorfozis punon vazhdimisht për ta bërë teknologjinë një forcë për të mirë dhe për të kontribuar drejt një shoqërie që është sa teknologjikisht e avancuar po aq edhe harmonike. Japonia vazhdon të jetë një frymëzim i madh.

Ndaje:

mediumski-item-img-1.png

Shpallje për punësimin e udhëheqësit/es së projekteve

Informata themelore Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, përmes programit të tij “Mediat për Demokraci”, pranon se një shoqëri e informuar është thelbësore për të garantuar llogaridhënie si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Aktivitetet që “Metamorfozis” i realizon në kuadër të këtij programi synojnë të krijojnë një mjedis në të cilin […]

mediumski-item-img-1.png

Indeksi i hapjes: Është duke u zhvilluar rrethi i tetë i matjeve të hapjes së autoriteteve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ

Rrjeti ACTION SEE – Rrjeti për Përgjegjësi, Teknologji dhe Hapje të Institucioneve në Evropën Juglindore me mbështetjen e Fondit Kombëtar për Demokraci (NDI) përmes projektit Përdorimi i Mediave të Reja për të Promovuar Transparencën e Qeverisë (Using New Media to Promote Government Transparency), filloi rrethi i tetë e matjeve të hapjes së autoriteteve të pushtetit […]

mediumski-item-img-1.png

Analizë e E-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023

Analizë e E-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2023 Digjitalizimi dhe teknologjitë digjitale po e ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me botën përreth nesh. Kjo është veçanërisht e vërtetë në fushën e shërbimeve publike, ku shërbimet digjitale të qeverisë (shërbimet e e-Qeverisë) i zëvendësojnë gjithnjë e […]