Shpallje për punësimin e udhëheqësit/es së projekteve

27.02.2024

Në Fokus

Informata themelore

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, përmes programit të tij “Mediat për Demokraci”, pranon se një shoqëri e informuar është thelbësore për të garantuar llogaridhënie si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Aktivitetet që “Metamorfozis” i realizon në kuadër të këtij programi synojnë të krijojnë një mjedis në të cilin mediat e lira dhe profesionale luan një rol kyç në ofrimin e njohurive dhe zërit të qytetarëve, zbulimin e korrupsionit dhe zhvillimin e një kulture të kritikës, ku qytetarët i vënë në dyshim veprimet e autoriteteve dhe marrin pjesë në mënyrë të dobishme në proceset demokratike.

Në kuadër të programit “Mediat për Demokraci”, Fondacioni “Metamorfozis” do të punësojë një udhëheqës/e të projekteve

Përgjegjësitë e udhëheqësit/udhëheqëses

  • Të koordinojë zbatimin e aktiviteteve për promovimin e lirive të medias dhe forcimin e rezistencës ndaj dezinformatave;
  • Të monitorojë burimet relevante të informacionit për zbatimin më të suksesshëm të planit për ndërtimin e rezistencës shoqërore ndaj efekteve të dëmshme të dezinformatave;
  • Të propozojë veprime për edukimin publik, gjegjësisht të forcojë kapacitetet e aktorëve kryesorë (organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve qytetarë, mediave dhe gazetarëve, institucioneve shtetërore dhe vendimmarrësve) në mënyrë që ata të mund të marrin pjesë aktive në ndërtimin e rezistencës ndaj ndikimeve të dëmshme antidemokratike;
  • Të bashkëpunojë me palët e interesuara dhe kolegët e “Metamorfozis” për realizimin e përgjithshëm me sukses të projekteve dhe aktiviteteve programore.

Udhëheqësi/Udhëheqësja do t’i përgjigjet menaxherit të programit “Mediat për Demokraci”.

Kushtet e nevojshme dhe aftësitë personale

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
  • Të ketë përvojë në menaxhimin e projekteve në nivel kombëtar ose rajonal.
  • Të ketë aftësi për të organizuar plotësisht ngjarje të përmasave të mëdha;
  • Të komunikojë në kohë me një numër të madh partnerësh/palësh;
  • Të ketë aftësi komunikimi;
  • Të ketë aftësi analitike dhe gatishmëri për të mësuar;
  • Të ketë qëndrim pozitiv dhe aftësi për të punuar duke i respektuar afatet kohore;
  • Të ketë nivel të lartë të njohjes dhe aplikimit të gjuhës maqedonase (me gojë dhe me shkrim);
  • Të ketë nivel të lartë të njohurive dhe aplikimit të gjuhës angleze (me gojë dhe me shkrim);
  • Të ketë nivel të lartë të njohurive dhe aplikimit të gjuhëve të tjera nga rajoni (me gojë dhe me shkrim, do të konsiderohet si avantazh);
  • Të ketë gatishmëri për udhëtime pune brenda dhe/ose jashtë vendit.

Lloji i angazhimit

Udhëheqësi/Udhëheqësja do të punësohet për një periudhë të caktuar prej 1 viti, me periudhë provuese prej 3 muajsh dhe me mundësi për vazhdimin e kontratës.

Kushtet për aplikim

Kandidatët/et e interesuar/a që i plotësojnë kushtet e mësipërme duhet të dërgojnë një CV (biografi të punës) dhe një letër të shkurtër interesi. Aplikimet duhet të dërgohen me e-mail në info@metamorphosis.org.mk deri më 07.03.2024.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Fondacioni “Metamorfozis” ofron mundësi të barabarta për të gjithë të interesuarit dhe nuk diskriminon mbi asnjë bazë gjatë punësimit.

Ndaje:

mediumski-item-img-1.png

THIRRJE TË HAPUR për shprehjen e interesit për anëtarësim të përfaqësuesve nga organizatat e interesuara të shoqërisë civile në Këshillin për Koordinimin dhe Monitorimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2024-2026

Thirrja e hapur duhet të mundësojë paraqitjen e 8 (tetë) përfaqësuesve nga organizatat e interesuara të shoqërisë civile që i ndajnë vlerat e Partneritetit për Qeverisje të Hapur dhe angazhohen për pjesëmarrje, hapje dhe llogaridhënie më të madhe të autoriteteve dhe i zbatojnë ato parime në punën e tyre, për pjesëmarrjen e tyre në Këshillin […]

mediumski-item-img-1.png

Shpallje për punësimin e udhëheqësit/es së projekteve

Informata themelore Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – “Metamorfozis”, përmes programit të tij “Mediat për Demokraci”, pranon se një shoqëri e informuar është thelbësore për të garantuar llogaridhënie si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Aktivitetet që “Metamorfozis” i realizon në kuadër të këtij programi synojnë të krijojnë një mjedis në të cilin […]

mediumski-item-img-1.png

Indeksi i hapjes: Është duke u zhvilluar rrethi i tetë i matjeve të hapjes së autoriteteve të pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ

Rrjeti ACTION SEE – Rrjeti për Përgjegjësi, Teknologji dhe Hapje të Institucioneve në Evropën Juglindore me mbështetjen e Fondit Kombëtar për Demokraci (NDI) përmes projektit Përdorimi i Mediave të Reja për të Promovuar Transparencën e Qeverisë (Using New Media to Promote Government Transparency), filloi rrethi i tetë e matjeve të hapjes së autoriteteve të pushtetit […]