Thirrja e hapur duhet të mundësojë paraqitjen e 8 (tetë) përfaqësuesve nga organizatat e interesuara të shoqërisë civile që i ndajnë vlerat e Partneritetit për Qeverisje të Hapur dhe angazhohen për pjesëmarrje, hapje dhe llogaridhënie më të madhe të autoriteteve dhe i zbatojnë ato parime në punën e tyre, për pjesëmarrjen e tyre në Këshillin për Koordinimin dhe Monitorimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur 2024-2026 (në tekstin e mëtejmë: Këshilli për PQH) gjatë procesit të zbatimit dhe monitorimit të PKV për PQH 2024-2026.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 25 mars 2024.
Paraqitja për anëtarësim në Këshillin për Koordinimin dhe Monitorimin e PKV për PQH 2024-2026 bëhet në mënyrë elektronike, duke dorëzuar aplikimin e plotësuar dhe dokumentet e nevojshme* në adresën e mëposhtme të e-mail-it: danche@metamorphosis.org.mk
Shikoni të gjithë thirrjen në faqen e internetit të PARTNERITETIT TË QEVERISJES SË HAPUR