Menyja

Në Beograd u mbajt takim i partnerëve të projektit ACTION SEE

20171017_103642

Më 16 tetor të vitit 2017, në hapësirat e organizatës CRTA në Beograd, Serbi u mbajt takim i partnerëve të projektit ACTION SEE – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në Evropën Juglindore. Në mbledhje morën pjesë përfaqësuesit e Fondacionit Metamorfozis, i cili njëkohësisht është edhe koordinator i projektit, si dhe organizatat partneret – Westminster Foundation for Democracy nga Britania e Madhe, Citizens Association Why not? nga Bosnja dhe Hercegovina, Center for Democratic Transition nga Mali i Zi dhe CRTA – Qendra për hulumtim, transparencë dhe përgjegjësi nga Serbia.

Qëllimi i projektit është rritja e përfshirjes së shoqërisë qytetare dhe organizatave mediatike në krijimin e mendimit publik, krijimin e politikave dh pjesëmarrje në mekanizmat për vendimmarrje, si dhe rritja e kapaciteteve të shoqërisë qytetare për të trajtuar çështje të ndjeshme.

Në këtë takim u shqyrtuan dhe u dakorduan disa indikatorë të rinj me qëllim të avancimit të gjendjeve dhe ngritjes së nivelit të efektivitetit nga ana e mostrës që ndiqet (institucionet, Kuvendi, vetëqeverisja lokale, gjyqësia, etj.)

Ky projekt implementohet me ndihmën financiare të Bashkimit Evropian.