Menyja
школа за податоци лого alb

Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura

Fondacioni Metamorphosis në bashkëpunim me Open Knowledge Foundation zbatojnë projektin "Rrjeti i organizatave qytetare për të dhënat e hapura" qëllimi i të cilit është krijimi i kapaciteteve të organizatave qytetare për promovim të axhendës së hapur, përmes formimit të Shkollës të të dhënave - Maqedoni.

Projekti do ti inkurajojë organizatat qytetare, mediat dhe individët të cilët promovojnë ndryshime, ti kuptojnë dhe përdorin edhe të dhënat e hapura zyrtare të qeverisë dhe të tjera  me qëllim që të rrisë përgjegjshmërinë e qeverisë dhe të përmirësojë ofrimin e shërbimeve dhe rritjen e pjesëmarrjes qytetare në krijimin e politikave.

Grupi i synuar do të fitojë aftësi të reja të cilat do të ndihmojnë në gjetjen, shkarkimin, përpunimin, interpretimin dhe analizën e të dhënave me qëllimin e gjetjes së provave, krijimin e vizuelizimit dhe përcjelljes së tregimeve me të cilat do të mbështeten argumentet e tyre gjatë përpjekjes së përmirësimit të shërbimeve dhe politikave.

Projekti është i përkrahur nga Ambasada Britanike në Shkup.

BF-3Gyiz_400x400