Мени

Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile për pjesëmarrje aktive efektive

Projekti „Rrjeti i organizatave të shoqërisë civile për pjesëmarrje aktive efektive” është projektuar për të forcuar përpjekjet ekzistuese të organizatave të shoqërisë civile, duke ngritur kapacitetet dhe aftësitë e tyre për përdorimin e teknologjive të reja për krijimin e rrjeteve dhe për përfaqësim.  Nëpërmjet një vargu të instrumenteve dhe trajnimeve, organizatat lokale të shoqërisë civile do të rritin bashkëpunimin me njëri-tjetrin, me grupet e synuara dhe qytetarët e  niveleve më të rëndësishme, si dhe mënyrë vertikale me qeverinë. Këto marrëdhënie të reja çojnë në ndërtimin e një koalicioni, angazhimit publik të përmirësuar dhe mundësi për  organizatat qytetare për të ndikuar në hartimin e reformave politike dhe demokratike. Projekti synon katër fushat kryesore të veprimtarisë: strategjitë e ndërtimit me anë të konsultimeve të gjera, ngritjen e kapaciteteve për organizatat e shoqërisë civile, grante të vogla për të mbështetur fushatat specifike dhe ngritjen e një komuniteti të gjerë të përdoruesve.

Projekti do të identifikojë 6 grupet e organizatave të shoqërisë civile që punojnë për çështje të ndryshme të rëndësishme për komunitetin lokal apo kombëtarë, kapacitetet teknike të të cilave do të përmirësohen në mënyrë që ata të veprojnë si një rrjet, për të punuar për të përmirësuar agjendën e përbashkët. Struktura e këtyre bashkëpunimeve do të pasqyrojë shumëllojshmërinë e shoqërisë së Maqedonisë, si dhe një numër çështjesh që mund të adresohen duke punuar së bashku me organizatat e shoqërisë civile me autoritetet përkatëse qeveritare përmes përdorimit të kombinuar të mekanizmave onlajn dhe offline për pjesëmarrje aktive të qytetarëve. Përvojat e tyre shërbejnë si modele të praktikës së mirë që mund të zbatohet më gjerësisht.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit

Të ndihmojë në krijimin e një shoqërie më dinamike civile në Maqedoni të cilat mund të mobilizojnë në mënyrë efektive qytetarët për angazhimin aktiv të transparencës dhe llogaridhënies, si dhe kanë kapacitet për të ndikuar në politikat dhe në vendimmarrjen në nivel lokal dhe kombëtar. 

Qëllimet specifike:

  1. Të lidh organizatat e shoqërisë civile nga të paktën 6 qytete për të qenë në gjendje për të punuar së bashku për çështje me interes të përbashkët dhe për të shtuar vlerën e përpjekjeve lokale dhe kombëtare;
  2. Të përmirësohen kapacitetet e rrjeteve të shoqërisë civile për t'u lidhur me grupet e synuara dhe t’ju jep të drejtë për pjesëmarrje qytetarëve në vendimmarrje (në nivel lokal);

Të ndihmojë bashkëpunimin e organizatave të shoqërisë civile në krijimin e mekanizmave për menaxhim të ndërlidhjeve me institucionet qeveritare dhe reformat që ndikojnë për transparencën dhe llogaridhënien më të madhe, duke përfshirë të kuptuarit më të mirë të Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit - IPA dhe për të dhënë kontributin më efektiv në procesin e programimit të IPA(rrjetëzimi vertikal)