E-shoqëri.mk: Përparimi me hapjen e të dhënave është nën pritshmëritë
01.12.2021
Година :
Konferenca e-Shoqëri.mk 2021. Foto: Meta.mk, 30 nëntor 2021
Publikimi i të dhënave të hapura në vend po shënon një përparim cilësor krahasuar me fillimet e tetë viteve më parë, por fatkeqësisht nuk mund të thuhet se ky është ritmi i pritshëm, i kërkuar. Ndonëse shifrat janë shumë më të larta se në fillim, kjo nuk është e gjitha, thekson Dr. Irena Bojaxhievska.
“Ka shembuj pozitivë, si p.sh. “Financat e hapura” të Ministrisë së Financave, por kur çdo gjë bashkohet në një vend, nuk mund të konstatojmë se po shkojmë me ritmin që kërkohet, që pritet. Kur u promovua kultura “open data” (të dhënat e hapura) në Maqedoni, ne ishim ndër pionierët, mirëpo tani nuk kemi rezultate shumë mbresëlënëse”, thotë ajo.
Në prezantimin e saj në seancën e tretë të sotme të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në temën “Demokracia në epokën digjitale: sfidat dhe mundësitë”, duke i prezantuar gjetjet nga analiza e bërë e situatës, Dr. Bojaxhievska theksoi se në vend, megjithatë, kultura e të dhënave të hapura nuk është zhvilluar mjaftueshëm.
Dr. Irena Bojaxhievska në konferencën e-Shoqëri.mk 2021. Foto: Meta.mk, 30 nëntor 2021Siç tha ajo, ka iniciativa të institucioneve shtetërore dhe të pushtetit lokal për “hapjen e të dhënave”, megjithatë në një masë të madhe strategjia për të dhënat e hapura, gjegjësisht publikimi i të dhënave me spektër të gjerë në format të lexueshëm nga makina, shumë më shpesh shihet si një politikë e Ministrisë së Shoqërisë Informative dhe Administratës (MSHIA).Domethënë, kjo më shumë kuptohet si një detyrë, e ndonjëherë institucionet nuk kanë kapacitet për ta realizuar këtë, theksoi ajo.“Nga njohuritë që i kemi fituar gjatë viteve, disa institucione kanë rezistencë për t’i hapur të dhënat edhe nga frika se mos publikojnë diçka që nuk duhet publikuar për shkak të mbrojtjes së të dhënave personale” – theksoi Bojaxhievska.
Ajo theksoi se sipas njohurive dhe përvojës në komunikim me institucionet, arritjet nuk do të ishin të mundshme pa angazhimin e organizatave të shoqërisë civile, të cilat ofrojnë trajnime dhe projekte, por me këtë nuk zgjidhet problemi – disa institucione nuk kanë burime të mjaftueshme njerëzore për t’i bërë të dhënat e hapura.
Qëndresa Sulejmani, Drejtore e Programeve në Fondacionin Metamorfozis, në konferencën e-Shoqëri.mk 2021. Foto: Meta.mk, 30 nëntor 2021Vetë futja e të dhënave zakonisht bëhet në mënyrë manuale dhe të pa sistemuar, dhe ky është një problem serioz, theksoi Bojaxhievska. Më shpesh edhe mbledhja e të dhënave që duhet të “hapen” për publikun bëhet në mënyrë manuale, gjegjësisht edhe kjo është manuale dhe paautomatizuar, gjë që e bën publikimin apo përditësimin e grupeve të të dhënave të publikuara të pamjaftueshëm dhe të rrallë.“Vetë fakti që një person duhet t’i përditësojë të dhënat në mënyrë manuale nuk lejon që të dhënat e tilla të përditësohen shumë shpesh, kështu që ritmi është që përditësimi bëhet një herë në muaj apo në tre muaj”, tha ajo, duke shpjeguar se këto janë periudha shumë të gjata për disa subjekte që mbi bazë komerciale ose mbi ndonjë bazë tjetër do të krijonin grupe të dhënash ose disa mjete.Edhe në Kosovë situata nuk është e shkëlqyer, tha Delvina Haxhijaha nga “Open Data Kosovo” (Të dhënat e hapura Kosovë). Ajo shpjegoi se që nga themelimi i organizatës së tyre në vitin 2014, arritja e parë e madhe që kanë arritur është krijimi i një sistemi elektronik për furnizimet publike, por edhe se punojnë në mënyrë intensive për hapjen e të dhënave jo vetëm në nivel qendror, por shumë më tepër në nivel lokal.
Sipas Llazar Pop Ivanov nga ekipi i “Accelerator Lab Team” nga Shkupi, i cili punon në kuadër të UNDP-së dhe në kohezion me ekipe të tjera të tilla në 91 vende të tjera, një nga arritjet e mëdha në fushën e të dhënave është se duke punuar shumë dhe kryesisht duke mbledhur të dhëna, ata kanë arritur të krijojnë një hartë për rajonin e Shkupit ku mund të ndiqet se sa bio-mbeturina janë krijuar nga objektet hotelierike në Shkup. Kjo, tha ai, është e dobishme jo vetëm për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe për të kuptuar se si është gjendja me mbeturinat, por edhe për disa kompani që mund t’i përdorin ato mbeturina.
Konferenca ndërkombëtare e-Shoqëri.mk në temën “Demokracia në epokën digjitale: sfidat dhe mundësitë “ vazhdon edhe nesër, dhe do të përfundojë të enjten. Në kuadër të konferencës organizohet edhe një hakaton për të dhënat e hapura.
Фондацијата Метаморфозис членува во следните мрежи
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. AcceptRejectRead More
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Functional cookies help to perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collect feedbacks, and other third-party features.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Advertisement cookies are used to provide visitors with relevant ads and marketing campaigns. These cookies track visitors across websites and collect information to provide customized ads.