Më 1.04.2005 grupi punues për shoqëri informatike e miratoi Strategjinë kombëtare për teknologjitë e komunikimit dhe të informatikës (TKI) dhe Planin përkatës aksional. Strategjia kombëtare u pranua nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë më 16.06.2005, ndërsa në Kuvend u votua më 21.09.2005.
Përgatitja e strategjisë dhe e planit aksional u përkrah nga Fondacioni Instituti shoqëri e hapur – Maqedoni (FISHHM), Komisioni për teknologji informatike i Qeverisë së RM-së dhe Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).
Në vitin 2005 u organizuan forume publike në më tepër qytete në Republikën e Maqedonisë dhe në ueb-faqen e Komisionit për teknologji informatike, me qëllim që të mundësohet pjesëmarrje publike në formësimin përfundimtar dhe miratimin e dokumenteve.
Strategjia kombëtare dhe plani aksional i identifikojnë mekanizmat, kornizat juridike dhe fiskale, që nevojiten për zbatim të qeverisjes dhe arsimit elektronik, iniciativave afariste elektronike dhe zhvillimit të infrastrukturës për TKI.
Strategjia kombëtare për zhvillimin e shoqërisë informatike
![mediumski-item-img-1.png](https://metamorphosis.org.mk/wp-content/uploads/2023/12/download.png)
(DIGILOK) Transformimi digjital në nivel lokal - Komuniteti i përfshirë për rezistencë ndaj korrupsionit
Luftimi i korrupsionit është thelbësor për rritjen e besimit në institucione, mbrojtjen e demokracisë, promovimin e drejtësisë dhe qeverisjen e mirë. Qytetarët tashmë e njohin korrupsionin si problemin më të madh, ndërsa presioni
![mediumski-item-img-1.png](https://metamorphosis.org.mk/wp-content/themes/metamorphosis/assets/images/mediumski-item-img-4.png)
Përgjigje e Shpejtë ndaj Dezinformatave për Vaksinat
![mediumski-item-img-1.png](https://metamorphosis.org.mk/wp-content/themes/metamorphosis/assets/images/mediumski-item-img-4.png)
Sistemi për Menaxhimin e Informatave të Rreme dhe Dezinformatave dhe Takime Informuese me Gazetarët