Më 23 shkurt, në organizim të Qendrës së komunitetit të komunës së Strumicës, e në bashkëpunim me fondacionin Metamorfozis, u mbajtën dy ligjërata për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Strumicës në temën “Mbrohu onlajn”.Ligjëratat që u mbajtën në sallën e vogël të Shtëpisë së ARM-së në Strumicës, nga ana e ligjëruesit nga fondacioni Metamorfozis, me fillim në orën 10:30 për nxënësit e shkollës fillore, dhe me fillim në orën 12:30 për nxënësit e shkollës së mesmve, i ndoqën qindra nxënës. Nxënësit kishin mundësi që të njihen me termet kryesore që kanë të bëjnë me privatësinë dhe sigurinë në internet, rreziqet në internet, si t’i dallojnë ato, ndërsa nxënësit e shkollës së mesme, u edukuan edhe për privatësinë në rrjetet sociale. Ligjëratat u plotësuan edhe me ushtrime interaktive dhe me prezantim të filmave të shkurtër edukativë. Nxënësit ishin të motivuar të diskutojnë dhe në mënyrë të hapur të parashtrojnë pyetje në lidhje me të dhënat e tyre personale dhe me privatësinë në internet. Galeritë me fotografi nga ligjërata e parë dhe e dytë mund t’i shihni në faqen e Qendrës së komunitetit të komunës së Strumicës. Kontribute të shkurtëra për ligjëratat emituan edhe ТV Kanal Vis dhe Televizioni Intel.
Ndaje: