Më 9 nëntor, në hapësirat e hotelit Dolçe në Shkup, u mbajt prezantim për vendosjen e politikave për privatësi në ueb-faqet për e-shitje, ku morën pjesë 7 pjesëmarrës. Përfaqësuesi i fondacionit Metamorfozis ishte mysafir në trajnimin e organizuar nga “Еkskuizit“, me qëllim të nxitjes së vetëpunësimit dhe zhvillimit të shpirtit ndërmarrës.
Prezantimi paraqiste udhëzues për shkruarjen e politikave për privatësi, ndërsa pjesëmarrësit u njoftuan me atë se çka paraqet politika për privatësi, çka mundëson, si të krijohet, cilat janë parimet dhe hapat kryesorë për krijimin e suksesshëm të politikës për privatësi.
Prezantimi paraqet vazhdim të iniciativës së fondacionit Metamorfozis për ngritjen e vetëdijes për nevojat për vendosjen e politikave përkatëse për privatësi nëpër ueb-faqe, që në të ardhmen do të çonte në rritjen e numrit të tyre.
Ndaje: