Metamorfozis do të bëjë vlerësimin e praktikave dhe procedurave të institucioneve, organizatave dhe firmave për trajtimin e të dhënave personale. Për këtë qëllim do të zhvillohet një metodologji speciale nga ana e një grupi interdiciplinar të punës. Vlerësimi do të shërbejë si bazë për zhvillimin e mëtutjeshëm të aktiviteteve të projekteve. Qëllimi i projektit është të rritet mbrojtja e privatësisë në Maqedoni.
Përveç kësaj, do të realizohet një fushatë për ngritjen e vetëdijes, e orientuar kah qytetarët, nga njëra anë, dhe kah institucionet që disponojnë me të dhëna personale (kompanitë dhe organet e tjera shtetërore), nga ana tjetër.
Grupi i punës, poashtu, do të punojë në përgatitjen e pjesës që ka të bëjë me Maqedoninë për raportin “Privatësia dhe të drejtat e njeriut”, që është raport global vjetor të cilin e përgatit EPIC dhe Privacy International.
Rezultatet e pritura:
- Ngritja e vetëdijes për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave personale
- Zbatim më i madh i ligjeve për mbrojtjen e privatësisë digjitale
- Përdorimi dhe implementimi më i madh i politikave publike për privatësi nga kompanitë, institucionet dhe organizatat