ANALIZË: Numri i studentëve po zvogëlohet – për pesë vite akademike numri i “brucoshëve” është zvogëluar për 5,600! (Infografik)

 

 

Pesë vite akademike me radhë – zvogëlim i numrit të studentëve në Maqedoni. Analiza e të dhënave të bëra nga Portalb.mk tregon se herën e fundit që ka pasur një rritje të lehtë të numrit të përgjithshëm të studentëve ka qenë në vitin akademik 2014/2015, dhe që atëherë ka rënie. Mirëpo, statistikat tregojnë edhe një trend tjetër negativ – numri i të diplomuarve është në rënie, por edhe numri i të diplomuarve me tituj më të lartë arsimorë.

Rënie e numrit të studentëve, të diplomuarve, doktorëve të shkencave…

“Po, është e vërtetë se numri i studentëve në vend ka ardhur duke u zvogëluar vitet e fundit. Arsyeja, sigurisht, nuk është interesi i zvogëluar për të vazhduar arsimi, por “murtaja e bardhë” që tashmë e ka infektuar edhe arsimin e lartë. Gjithnjë e më shpesh përballemi me situata kur studentët largohen nga vendi gjatë studimeve dhe i lënë studimet, thjesht e vazhdojnë jetën e tyre jashtë vendit. Jo vetëm që numri i studentëve të regjistruar po zvogëlohet, por tashmë jemi duke u përballur me një rënie të numrit të studentëve të sapo regjistruar – shpjegon një profesor universitar në një nga fakultetet e shkencave natyrore, duke këmbëngulur se ulja e numrit të studentëve është pasojë e drejtpërdrejtë e “ikjes së trurit”.

Vitin e kaluar akademik 2020/2021 në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend kishte 50,881 studentë, që është për 1,7% më pak se numri i studentëve të regjistruar në vitin akademik 2019/2020.

Nga numri i përgjithshëm i studentëve në vitin akademik 2021/2021, 42,631 kanë studiuar në institucionet shtetërore të arsimit të lartë, ndërsa 7,905 kanë studiuar në institucionet private të arsimit të lartë. Shumica, ose 22,489 kanë studiuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi ”- Shkup, 3,485 në Universitetin“ Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, 307 në Universitetin e TI – Ohër, 7,631 në Universitetin e Tetovës dhe 60 studentë në Fakultetin e Fesë.

Në vitin akademik 2020/2021, krahasuar me vitin akademik 2019/2020, jo vetëm që u regjistrua një rënie në numrin e përgjithshëm të studentëve, por edhe një rënie në numrin e studentëve të regjistruar në vitin e parë të studimeve për pothuajse 1,400 studentë. Analiza krahasuese tregon se nga viti akademik 2015/2016 numri i studentëve të regjistruar në vitin e parë (duke i përfshirë studentët të cilët pas e regjistrojnë vitin e parë për herë të dytë, të tretë dhe më shumë) është zvogëluar për 5,587 studentë.

Shkencat mjekësore, ekonomike dhe juridike mbeten edhe më tej fushat më tërheqëse shkencore për studentët e rinj – me numrin më të madh të “brucoshëve” të regjistruar.

Po zvogëlohet numri i studentëve të regjistruar, e po ashtu edhe numri i të diplomuarve. Vitin e kaluar në të gjithë institucionet e arsimit të lartë, shtetëror dhe privat, në vend u diplomuan 6,907 studentë, që është për 12,3% më pak krahasuar me vitin 2019. Në vitin 2019, krahasuar me vitin 2018, numri i të diplomuarve është rritur për 2,2%.

Në vitin 2020, ka një rënie të numrit të magjistrave dhe të specialistëve – vitin e kaluar këtë titull e fituan 1,758 persona, që është për 8.2% më pak krahasuar me vitin 2019. Duke ndjekur trendin e regjistruar të uljes së numrit të studentëve, magjistrave, specialistëve, statistikat, siç pritej, regjistruan një rënie të ndjeshme edhe të numrit të “doktorëve të shkencës”. Në vitin 2020, këtë titull prestigjioz e fituan 174 persona, që është për 14.7% më pak se në vitin 2019. Të gjitha këto tendenca janë pasojë e problemit demografik me të cilin po përballemi për më shumë se një dekadë – emigrimi, veçanërisht i të rinjve që perspektivën personale dhe profesionale e shohin dhe e kërkojnë jashtë vendit.

Ndaje:


                  
meta tim sliki-02.jpg

ANALIZË:

Numri

i

studentëve

po

zvogëlohet

për

pesë

vite

akademike

numri

i

“brucoshëve”

është

zvogëluar

për

5,600!

(Infografik)

Tekste të tjera në blog

Hulumtimi mbi dezinformatat dhe shoqërinë civile i nxjerr në pah sfidat e mëdha demokratike në Evropë

05.09.2024

TechSoup, përmes Programit të tij të Aktivizmit Digjital, ka publikuar katër raporte gjithëpërfshirëse për hartëzimin rajonal që hedhin dritë mbi sfidat kritike dhe nevojat urgjente të organizatave të shoqërisë civile nëpër Evropë. Të zhvilluara me përpjekje të përbashkëta përmes rrjetit të partnerëve të TechSoup-it në Evropën Qendrore dhe Lindore, këto raporte ofrojnë një përmbledhje të […]

Rekomandimi ynë për lexim gjatë verës

29.07.2024

Kur bëhet fjalë për lexim gjatë verës, shumica do të zgjidhnin përmbajtje të lehta argëtuese, por për ata që janë të interesuar për diçka më të thellë, ne kemi një rekomandim të shkëlqyeshëm. “Mirazhi i së vërtetës: kompleksitetet dhe sfidat e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor” është lexim i përsosur për ata që duan të mësojnë […]

Forumi i Qeverisjes së Internetit në Japoni bën thirrje për përpjekje të përbashkëta në ndërtimin e një interneti që i fuqizon të gjithë njerëzit

02.12.2023

Koment në Forumin e Qeverisjes së Internetit në Kioto nga Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis Forumi i Qeverisjes së Internetit (IGF) është një nga platformat më të rëndësishme kur bëhet fjalë për politikat e internetit. Ai shërben si një forum vjetor që mbahet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara duke u mundësuar palëve […]

SI TË (MBI)JETOJMË NË NJË SHOQËRI TË PËRMBYTUR NGA URREJTJA NË INTERNET?

14.11.2023

Fotoja nga Freepik Një nga sfidat më të mëdha kur ne si aktivistë/e kuir (“queer”) përpiqemi të rrisim ndërgjegjësimin publik dhe vullnetin institucional për jetën tonë të përditshme është të qëndrojmë të qetë, të arsyeshëm dhe të sigurt përballë përhapjes së madhe të gjuhës së urrejtjes ndaj nesh dhe komuniteteve tona. Periudhën e kaluar, si […]

RMV, nuk sanksionohet gjuha e urrejtes në internet, posaçërisht ndaj grave – PORTALB

13.11.2023

Gjuha e urrejtjes në internet në RMV. Foto ilustrim nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk (fotoja në prapavi nga Kb group në Canva) Në Maqedoninë e Veriut gjatë viteve të fundit janë shpeshtuar rastet e gjuhës së urrejtjes në internet. Të dhënat tregojnë se më të prekura nga ky problem janë gratë, kryesisht fytyra publike por jo vetëm, […]

Balancimi midis Lirisë së të shprehurit dhe Gjuhës së urrejtjes

10.11.2023

Liria e shprehjes është një bazë themelore e një shoqërie demokratike. Paaftësia e shtetit për të kufizuar këtë të drejtë, pa një ” arsye të justifikueshme “, është një tregues i nivelit të pjekurisë demokratike të një shoqërie. E drejta për lirinë e shprehjes është e garantuar nga një seri aktesh ligjore ndërkombëtare, të cilat […]