Aktiviteti në internet, dëmi i drejtpërdrejtë: Raste studimore mbi gjininë dhe sigurinë kibernetike në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor

“Nuk duhet të synojmë sigurinë e hapësirës kibernetike, por sigurinë në hapësirën kibernetike.”

Libri e eksploron kryqëzimin midis gjinisë dhe sigurisë kibernetike në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Gjashtë raste studimore analizojnë se si gratë, vajzat dhe njerëzit LGBTQ+ janë shtyrë nga hapësirat kibernetike për shkak të abuzimeve që i shkelin të drejtat e tyre. Studiuesit nga këto vende i hulumtojnë format dhe efektet e dhunës në internet ndaj grave dhe vajzave, si në hapësirën kibernetike ashtu edhe në botën reale, dhe se si narrativat anti-LGBTQ+ në hapësirat online ndikojnë në ushtrimin ligjor të të drejtave të tyre. Libri jo vetëm që e rrit ndërgjegjësimin, por gjithashtu ofron zgjidhje që synojnë të konsolidojnë një qasje me në qendër njeriun ndaj sigurisë kibernetike.

Ngritja e urrejtjes në internet: Gjuha e urrejtjes në hapësirën kibernetike që synon gratë në Maqedoninë e Veriut

Kapitulli 5, gjegjësisht Ngritja e urrejtjes në internet: Gjuha e urrejtjes në hapësirën kibernetike që synon gratë në Maqedoninë e Veriut bazohet në hulumtimin e kryer në Maqedoninë e Veriut, qëllimi i të cilit është të identifikojë komponentin gjinor të rasteve të raportuara të gjuhës së urrejtjes në internet dhe të hetojë dallimet në trajtimin e këtyre rasteve nga ana e autoriteteve në Maqedoninë e Veriut. Hulumtimi ndërlidhet me hulumtimin paraprak që prodhoi një hartëzim të çështjeve të të drejtave të njeriut që lidhen me sigurinë kibernetike, me fokus në të drejtën e privatësisë, lirinë e shprehjes, mbrojtjen nga diskriminimi dhe lirinë e tubimit, të publikuar në vitin 2022.

Rrjeti Hulumtues për Sigurinë Kibernetike i Ballkanit Perëndimor, anëtar i të cilit është Fondacioni Metamorfozis, ka kryer hulumtime inovative në këtë fushë me mbështetjen e Qendrës së Gjenevës për Menaxhimin e Sektorit të Sigurisë (DCAF) dhe

Ministrisë së Punëve të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit (FCDO). Nëpërmjet hulumtimit të pavarur, avokimit dhe ndërgjegjësimit të publikut, rrjeti synon të kontribuojë në menaxhimin e sektorit të sigurisë kibernetike sipas parimeve të qeverisjes së mirë dhe standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Pikëpamjet dhe përfundimet e shprehura në këtë studim janë të autorëve dhe të Fondacionit Metamorfozis dhe nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e DCAF-it dhe FCDO-së. Të drejtat e autorit të këtij publikimi i përkasin ekskluzivisht Fondacionit Metamorfozis. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet ose transmetohet në asnjë formë ose me çfarëdo mënyre pa lejen paraprake me shkrim të Fondacionit Metamorfozis.

Vlerësimi i qeverisjes së mirë së pushtetit legjislativ në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon përmes Indeksit të hapjes

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), ka përgatitur një vlerësim të qeverisjes së mirë të pushtetit legjislativ të katër shteteve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Serbia, […]

VLERËSIMI I QEVERISJES SË MIRË SË PUSHTETIT EKZEKUTIV NË MAQEDONINË E VERIUT DHE RAJON PËRMES INDEKSIT TË HAPJES

Me mbështetjen e Fondacionit Kombëtar për Demokraci, Fondacioni Metamorfozis, në bashkëpunim me partnerë nga rrjeti rajonal i OShC-ve – Përgjegjësi, Teknologji dhe Rrjet i institucioneve të hapura në rajon Evropën Juglindore (ACTION SEE), përgatiti një vlerësim mbi gjendjen e qeverisjes së mirë të pushteteve ekzekutive në katër vende të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, […]

Vlerësimi i qeverisjes së mirë në njësitë e vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes indesksit të hapjes, matja për vitin 2025

Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” në partneritet me Koalicionin Rural, e me mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes programit “Civica Mobilitas”, përgatiti vlerësim të gjendjes së qeverisjes së mirë të njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL) në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2025. Vlerësimi është rezultat i hulumtimit të realizuar bazuar në Indeksin e […]