“Kërcënimet me bomba i bënë gjimnazistët anksiozë dhe krijuan “vrima” në njohuritë e tyre” – Portalb

Arritje më të dobëta dhe mungesë njohurish, rënie në përqendrim, ankth dhe stres, si te nxënësit ashtu edhe te mësimdhënësit. Këto janë pasojat për nxënësit të shkaktuara nga kërcënimet e rreme me bomba, të cilat e ndërprisnin procesin mësimor thuajse çdo ditë për muaj me radhë. Në javët e fundit nuk ka pasur kërcënime me bomba, pasi drejtuesit e shkollave filluan të zbatojnë udhëzimin e ri nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB-ja), por megjithatë, ndërprerjet e mëhershme të shpeshta të mësimit e bënë të veten, shkruan Meta.mk.

Si ndikuan kërcënimet me bomba tek nxënësit dhe mësimdhënësit dhe si ndikuan në arsim? Për këtë biseduam me Ana Pop Rizovën, psikologe shkollore në gjimnazin “Orce Nikolov”, shkollë në Shkup që ishte më e prekur nga kërcënimet, si dhe me përfaqësuesit e organizatave të shkollave të mesme, Lluka Paviçeviq dhe Anisia Ugrinovska.

“Për sa i përket cilësisë së mësimdhënies, nuk është njësoj. Kapi periudha e notimit, testimeve, pyetjes së nxënësve për vlerësim. Ishte shumë zhgënjyese për të gjithë, si për nxënësit, ashtu edhe për mësimdhënësit. Do të merreshim vesh të bëjmë test, e do të vinte kërcënimi me bombë dhe duhej të ndërpritej mësimi. Filluam të ndryshonim turnet, por kërcënimet vazhdonin të vinin. Tani po përpiqemi të kthehemi në rrugën e duhur me masat e reja. Bëhen kontrolle para mësimit, ndërmjet turneve dhe pas orëve” – thotë Pop-Rizova.

Sapo u normalizua mësimi, filluan të shfaqen kërcënimet me bomba

Në fillim, kërcënimet me bomba ishin tronditëse për të gjithë, si për mësimdhënësit ashtu edhe për nxënësit, sepse ndodhnin në mes të orëve të mësimit. Në këtë gjimnaz u ra dakord që të kishte një sistem të posaçëm zileje sapo të arrinte ndonjë kërcënim me bombë, gjegjësisht me një tingull të përcaktuar saktësisht të ziles, merrnin sinjalin që të largoheshin nga shkolla.

“Mendërisht, kjo ishte një barrë shtesë për nxënësit. Pas koronës, filluam të hyjmë në njëfarë normalizimi të jetës shkollore. Por, kjo ishte një barrë për fëmijët. Megjithatë, fëmijët tanë kanë më shumë frikë të anulohet testi sesa të humbasin orë. Ka pasur raste kur ata vetë kanë propozuar të testohen në oborr. Ata ishin të stresuar. Ata donin t’i përmirësonin notat, por nuk kishin se si. Profesorët tani janë bërë më të ndjeshëm pas këtyre zhvillimeve dhe bashkëpunojnë më shumë” – thotë Pop Rizova.

Sipas saj, nxënësit në “Orce Nikollov” edhe sikur të kishin mangësi në njohuritë e tyre, do t’i tejkalonin duke pasur parasysh se mësojnë, por në nivel shtetëror, është e sigurt se do të ketë rënie të njohurive të fituara te shumë nxënës.

“Për shkak të kërcënimeve me bomba u rrit ankthi dhe depresioni tek nxënësit. Ata vijnë tek unë për të kërkuar ndihmë, zakonisht shumë të mërzitur, duke mos ditur se çfarë të bëjnë. Pandemia na solli pasiguri, e me kërcënimet me bomba u shteruan totalisht të gjitha kapacitetet e fëmijëve për të përballuar stresin. Dhe kjo sjell ankth, probleme me përqendrimin. Çdo i dyti më raporton se nuk mund të ulet të mësojë, se nuk mund të mbajë mend. Ka edhe një grup që shfaq sjellje depresive” – shton Pop Rizova.

Për t’u ndihmuar, ajo u tregon teknika të vetë-ndihmës, që i bëjnë ata të ndihen më mirë. Për të mirën e nxënësve ajo bashkëpunon edhe me prindërit.

Si brez nuk kemi pasur një vit të plotë shkollor pa ndërprerje

Sa i përket ndikimit të kërcënimeve me bomba te nxënësit e shkollave të mesme dhe nxënësit në përgjithësi, kishte efekt mbi dy aspekte – të sigurisë dhe arsimit, konsideron Lluka Paviçeviq, kryetar Lidhjes së Nxënësve të Shkollave të Mesme.

“Kur erdhën kërcënimet e para me bomba vjeshtën e kaluar, kishte vërtet stres dhe ankth në mesin e nxënësve dhe ata po pyesnin nëse vërtet kishte bombë në shkollën e tyre dhe kishin frikë për sigurinë e tyre. Kërcënimet fillestare me bomba ndikuan negativisht në shëndetin mendor të gjimnazistëve, por edhe në kuadrin mësimdhënës të shkollave. Mirëpo, përderisa kërcënimet me bomba u bënë më të shpeshta, frika u ndërpre dhe nxënësit u mësuan me kërcënimet me bomba. “Humbja e përditshme e orëve të mësimit dhe ndërprerja e ditës së punës shkaktoi nervozizëm tek nxënësit e shkollave të mesme sepse të gjitha planet që i kishin zhvendoseshin” – thotë Paviçeviq.

Sipas tij, është mirë që përfundimisht u gjet një zgjidhje për këtë problem përmes protokolleve të reja.

“Megjithatë, duhet menduar seriozisht se si do të kompensohet, gjegjësisht si do të plotësohet mësimi i humbur” – thekson ai.

Anisia Ugrinovska nga Organizata për Dialog dhe Afirmim të Nxënësve të Shkollave të Mesme (ODAS), thotë se kërcënimet me bomba kanë ndikuar shumë në arritjet akademike të nxënësve dhe natyrisht, në shëndetin e tyre mendor.

“Evakuimet e përditshme nuk kanë qenë aspak të këndshme, edhe pse ndoshta dihej se bëhej fjaë për kërcënim të rremë. Ato ndikuan në jetën e përditshme të nxënësve. Nga ana tjetër, humbëm shumë orë mësimi dhe i thelluam boshllëqet në njohuri, që gjithsesi ishin shkaktuar nga mësimdhënia online, kështu që si brez që nuk pati një vit të plotë shkollor të pandërprerë, është mirë që arritëm ndryshime në mënyra e dhënies së provimit të maturës shtetërore, duke filluar me nismën e ODAS-it” – thotë ajo.

Megjithatë, javët e fundit, shkollat kanë qenë të qeta. Drejtori i gjimnazit “Orce Nikollov”, Mitko Dimovski thotë se rregullat e reja janë respektuar dhe deri më tani nuk ka pasur kërcënime.

“Me udhëzimet e reja të MPB-së, shkolla është e sigurtë. Bëhen kontrolle, kërcënime me bomba nuk ka sepse janë ndërruar adresat e e-mail-it dhe më në fund mësimi po zhvillohet normalisht, pa ndërprerje” – thotë Dimovski.

Kërcënimin e parë të rremë me bomba e kanë marrë pesë shkolla të mesme më 26 tetor të vitit të kaluar. E-mail-i ishte dërguar nga njëfarë “Epoke e Re”. Përmbajtja ishte shqetësuese, thuhej se në shkollë ishte vendosur një bombë.

Ka pasur shumë kërcënime të rreme me bomba edhe në Serbi, kur vitin e kaluar më 16 maj qindra shkolla, objekte publike në qendër të Beogradit dhe aeroporti në Nish u evakuuan. Një seri alarmesh të rreme për eksploziv të vendosur në disa adresa në fillim të qershorit kishte edhe në Republikë Serbe, ku shënjestër ishte edhe Qendra Klinike në Banja Llukë, pas të cilit pacientët janë evakuuar menjëherë me ndihmën e personelit mjekësor.

Kërcënimet e rreme me bomba si një formë e sulmit hibrid në dy ditët e fundit janë rishfaqur në shkollat dhe universitetet në Bullgari. Dhjetëra shkolla dhe universitete në dy ditët e fundit në Bullgari morën njoftime për bomba, të cilat pas kontrolleve rezultuan të rreme. Ministri i Brendshëm bullgar, Ivan Demerxhiev dje deklaroi se kishte lidhje ruse me numrin e madh të kërcënimeve për bomba të vendosura, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi Ministrisë së Brendshme bullgare sqarime për procedurat e sigurisë në kushtet e kërcënimeve të rreme me bomba, duke marrë parasysh faktin se më 2 prill në Bullgari mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Kjo storje hulumtuese është përgatitur si pjesë e projektit “Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-Qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), Partnerët për Ndryshime Demokratike Serbi (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe “Open Data Kosovo” (Kosovë).

Kjo storje hulumtuese është përgatitur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e kësaj storjeje hulumtuese është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Metamorfozis dhe e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Link deri tek origjinali: Kërcënimet me bomba i bënë gjimnazistët anksiozë dhe krijuan “vrima” në njohuritë e tyre – PORTALB

Ndaje:


                  
meta tim sliki-02.jpg

"Kërcënimet

me

bomba

i

bënë

gjimnazistët

anksiozë

dhe

krijuan

“vrima”

njohuritë

e

tyre"

-

Portalb

Tekste të tjera në blog

RMV, çdo ministër u lavdërua dhe u fotografua për projektin “Një pikë për shërbime” por ai asnjëherë nuk ishte i suksesshëm - Portalb

28.04.2023

Kolazh nga vizita e qeveritarëve në pikat “Një pikë për shërbime”. Foto nga institucionet zyrtare Zyrat “Një pikë për shërbime” të cilat u hapën Shkup, Kumanovë, Ohër, Manastir dhe Tetovë me qëllim që qytetarët t’i thonë “lamtumirë” pritjes në sportele, do të mbyllen dhe në vend të tyre do të hapen 333 sportele në filialet […]

Mbrojtja e identitetit tuaj digjital: Rëndësia e "Higjienës Kibernetike"

25.04.2023

Në epokën e sotme digjitale, është më e rëndësishme se kurrë të ndërmerrni hapa për të mbrojtur veten nga kërcënimet kibernetike. Nga viruset dhe softuerët keqdashës (malware) e deri te mashtrimet “phishing” dhe vjedhja e identitetit, ka një mori rreziqesh që mund të komprometojnë informacionin tuaj personal dhe të bëjnë kërdi në pajisjet tuaja. Kjo […]

Komunikimi i transformimit digjital me qytetarët – një kontribut i rëndësishëm për të kapërcyer hendekun

24.04.2023

Transformimi digjital po e ndryshon jetën tonë në mënyra që nuk mund ta imagjinonim as disa dekada më parë. Ai ka sjellë mundësi dhe sfida të reja dhe po e transformon mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me njëri-tjetrin. Megjithatë, komunikimi i transformimit digjital me qytetarët mund të jetë një sfidë, veçanërisht në Ballkanin […]

Institucionet si shkaktar i shkeljes së privatësisë në media

19.04.2023

Edhe nëse autoritetet kompetente shtetërore zbulojnë të dhëna private të një dhunuesi ose të viktimës, mediat nuk duhet ta transmetojnë atë informacion. Një gabim nga ana e autoriteteve shtetërore nuk nënkupton “leje” për shkeljen e parimeve etike të profesionit. Kështu thotë Kodi i Etikës së Gazetarëve të Serbisë, por praktika mediatike shpesh është krejtësisht e […]

“ADA”, asistenti digjital i bazuar në inteligjencë artificiale që do t’u japë informata qytetarëve të RMV-së për ndihmat shtetërore - Portalb

10.04.2023

Asistenti digjital “ADA”, foto: Qeveria e RMV-së Investitorët dhe qytetarët do të mund të marrin informata në lidhje me programet e ndihmës shtetërore të Qeverisë së RMV-së nëpërmjet asistentit të parë digjital “ADA” i cili është i bazuar në inteligjencë artificiale. Kështu thonë nga Zyra e zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe Fondi për […]

RMV, përdorimi i inteligjencës artificiale në institucionet shtetërore është i dobishëm, por edhe më i rrezikshëm nëse keqpërdoret - Portalb

09.04.2023

Iteligjenca artificiale, foto: The Creation of Adam, Freepik.com Përdorim i inteligjencës artificiale në sektorin publik do të ndihmonte në rritjen e cilësisë së shërbimeve, kursimit të kohës dhe parave të qytetarëve, por rrjedhimisht edhe do të parandalonte korrupsionin. Megjithatë, nëse IA përdoret në mënyrë jotransparente, pasojat janë edhe më të mëdha se përfitimet. Kështu deklarohen […]