Pasqyrë e shkurtër e rregullores së BE-së në lidhje me dezinformimin online

Dezinformimi shkakton pasojash të shumta të dëmshme shoqërore, të tilla si: dëmtimi i sigurisë; minimi i sistemit dhe procesit zgjedhor; inkurajimi i mosbesimit në institucione; por nga pikëpamja ligjore ai paraqet shkelje të drejtpërdrejtë të lirisë së mendimit dhe të shprehjes – një e drejtë themelore e parashikuar në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian (Karta e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian)

Duke pranuar që lufta kundër dezinformimit duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe në disa nivele, Komisioni Evropian në fund të vitit 2017 krijoi një Grup të ekspertëve që do ta hetojë këtë fenomen dhe do të këshillojë mbi këtë temë. Grupi i përbërë prej 39 ekspertësh – përfaqësues të medias, platformave në internet, shoqërisë civile dhe institucioneve shkencore, ndihmoi në krijimin e kritereve kryesore mbi të cilat do të bazohet Kodi i ardhshëm i sjelljes (Code of Practice on Desinformation). Në të njëjtën kohë, Komisioni nisi një proces gjithëpërfshirës të konsultimit publik përmes pyetësorëve në internet, dialogut të strukturuar me palët e interesuara, si dhe një sondazh të Eurobarometrit – në kuadër të të cilit u anketuan 26,500,00 individë nga 28 vende anëtare. Puna e Grupit të ekspertëve rezultoi me një Raport (Report of the independent High level Group on fake news and online disinformation), sipas të cilit, dezinformimi si fenomen shkon përtej kornizës së “lajmeve të rreme”, dhe përcaktohet si “çdo formë e informacionit të rremë, të pasaktë, ose, e informacionit mashtrues, të krijuar, të shfaqur ose të promovuar me qëllim të shkaktimit të dëmit publik të qëllimshëm, ose për përfitim”.

Si rezultat i procesit të përgjithshëm, në vitin 2018 u nënshkrua një Kod i Sjelljes në Luftën Kundër Dezinformatave (Code of Practice on Disinformation). Në fakt, përfaqësuesit e platformave në internet, mediave më të njohura sociale dhe agjencive të reklamave, e nënshkruan vullnetarisht Kodin dhe për herë të parë iu nënshtruan një sërë standardesh vetërregulluese në luftën kundër dezinformimit. Kodi synon arritjen e qëllimeve të përcaktuara në Komunikatën e Komisionit të datës 26.04.2018 (The Communication “Tackling online disinformation: a European approach”). Këto qëllime kanë një përfshirje të gjerë – nga transparenca në reklamimin politik, deri te mbyllja e profileve/llogarive të rreme dhe demonetizimi i tyre në rast të dezinformimit. Nënshkruesit e Kodit i prezantuan në detaje planet e tyre në fushat në të cilat do të marrin masa. Këto masa përfshijnë ato që tashmë u përmendën për transparencën në reklamimin politik, por gjithashtu edhe edukimin e publikut të gjerë për të alarmuar kur përballen me dezinformata, për të ndjekur burime të ndryshme informacioni, si dhe angazhimin e nënshkruesve për të promovuar aktivitetin hulumtues në lidhje me informimin.

Për më tepër, Kodi rezultoi me detyrime për raporte themelore, mujore dhe vjetore nga secili nënshkrues. Më konkretisht, në gjysmën e parë të vitit 2019, Komisioni Evropian e monitoroi në mënyrë të veçantë zbatimin e detyrimeve nga disa nënshkrues (Facebook, Google, Twitter), veçanërisht duke pasur parasysh zgjedhjet për Parlamentin Evropian atë vit.

Gjatë periudhës 12-mujore të provës, Komisioni e vlerësoi efektivitetin e Kodit. Në shtator të vitit 2020, u publikua vlerësimi i efektivitetit të zbatimit të Kodit dhe u konstatua se ai është një mjet i dobishëm, por gjithashtu edhe se ka disa mangësi që duhen korrigjuar. Kjo veçanërisht i referohet monitorimit adekuat, procedurave më të qarta, si dhe angazhimeve dhe detyrimeve më gjithëpërfshirëse dhe më precize nga nënshkruesit.

Ndikimi i pashmangshëm i pandemisë së Kovid 19 mbi informimin, gjegjësisht dezinformimin, i inkurajoi institucionet e BE-së të publikojnë një Komunikim të përbashkët (Joint communication to the European Parliament, the European Council, the Council, the European Economic and Social Committee and the Committee of the Regions Tackling COVID-19 disinformation – Getting the facts right). Në të janë përcaktuar masat për luftimin e mëtejshëm të dezinformimit, duke e përmirësuar bashkëpunimin dhe bashkërendimin midis vendeve anëtare, duke i përmirësuar mekanizmat ekzistues, bashkëpunimin me sektorin e shoqërisë civile, krijimin e një njësie të veçantë brenda Sistemit për Alarmim të Shpejtë dhe masa të tjera.

Përmes Planit Evropian të Veprimit për Demokracinë (European Democracy Action Plan) dhe Aktit të Shërbimeve Digjitale (Digital Services Act), Komisioni Evropian synon të përmirësojë Kodin duke krijuar një kornizë më të fortë të përgjegjësive dhe llogaridhënie më të madhe për të gjithë nënshkruesit.

Në ndërkohë, Komisioni është i angazhuar për botimin e një doracaku në pranverën e vitit 2021 për të përmirësuar Kodin ekzistues të Sjelljes.

Ky artikull është mbështetur nga Fondacioni Metamorfozis dhe Techsoup. Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të autorit dhe nuk i pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondacionit Metamorfozis dhe Techsoup dhe C3I.

Teksti është marrë nga: Cyber Security, Corporate Security and Crisis Management Initiative

Ndaje:


                  
meta tim sliki-02.jpg

Pasqyrë

e

shkurtër

e

rregullores

BE-së

lidhje

me

dezinformimin

online

Tekste të tjera në blog

RMV, çdo ministër u lavdërua dhe u fotografua për projektin “Një pikë për shërbime” por ai asnjëherë nuk ishte i suksesshëm - Portalb

28.04.2023

Kolazh nga vizita e qeveritarëve në pikat “Një pikë për shërbime”. Foto nga institucionet zyrtare Zyrat “Një pikë për shërbime” të cilat u hapën Shkup, Kumanovë, Ohër, Manastir dhe Tetovë me qëllim që qytetarët t’i thonë “lamtumirë” pritjes në sportele, do të mbyllen dhe në vend të tyre do të hapen 333 sportele në filialet […]

Mbrojtja e identitetit tuaj digjital: Rëndësia e "Higjienës Kibernetike"

25.04.2023

Në epokën e sotme digjitale, është më e rëndësishme se kurrë të ndërmerrni hapa për të mbrojtur veten nga kërcënimet kibernetike. Nga viruset dhe softuerët keqdashës (malware) e deri te mashtrimet “phishing” dhe vjedhja e identitetit, ka një mori rreziqesh që mund të komprometojnë informacionin tuaj personal dhe të bëjnë kërdi në pajisjet tuaja. Kjo […]

Komunikimi i transformimit digjital me qytetarët – një kontribut i rëndësishëm për të kapërcyer hendekun

24.04.2023

Transformimi digjital po e ndryshon jetën tonë në mënyra që nuk mund ta imagjinonim as disa dekada më parë. Ai ka sjellë mundësi dhe sfida të reja dhe po e transformon mënyrën se si jetojmë, punojmë dhe komunikojmë me njëri-tjetrin. Megjithatë, komunikimi i transformimit digjital me qytetarët mund të jetë një sfidë, veçanërisht në Ballkanin […]

Institucionet si shkaktar i shkeljes së privatësisë në media

19.04.2023

Edhe nëse autoritetet kompetente shtetërore zbulojnë të dhëna private të një dhunuesi ose të viktimës, mediat nuk duhet ta transmetojnë atë informacion. Një gabim nga ana e autoriteteve shtetërore nuk nënkupton “leje” për shkeljen e parimeve etike të profesionit. Kështu thotë Kodi i Etikës së Gazetarëve të Serbisë, por praktika mediatike shpesh është krejtësisht e […]

“ADA”, asistenti digjital i bazuar në inteligjencë artificiale që do t’u japë informata qytetarëve të RMV-së për ndihmat shtetërore - Portalb

10.04.2023

Asistenti digjital “ADA”, foto: Qeveria e RMV-së Investitorët dhe qytetarët do të mund të marrin informata në lidhje me programet e ndihmës shtetërore të Qeverisë së RMV-së nëpërmjet asistentit të parë digjital “ADA” i cili është i bazuar në inteligjencë artificiale. Kështu thonë nga Zyra e zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe Fondi për […]

RMV, përdorimi i inteligjencës artificiale në institucionet shtetërore është i dobishëm, por edhe më i rrezikshëm nëse keqpërdoret - Portalb

09.04.2023

Iteligjenca artificiale, foto: The Creation of Adam, Freepik.com Përdorim i inteligjencës artificiale në sektorin publik do të ndihmonte në rritjen e cilësisë së shërbimeve, kursimit të kohës dhe parave të qytetarëve, por rrjedhimisht edhe do të parandalonte korrupsionin. Megjithatë, nëse IA përdoret në mënyrë jotransparente, pasojat janë edhe më të mëdha se përfitimet. Kështu deklarohen […]