“PSE DIGJITALIZIMI ËSHTË I RËNDËSISHËM NË RMV? DANILOVSKA: PËRFITIMET JANË TË MËDHA…” – KDPolitik.com
“Përfitimet për qytetarët nga përdorimi i shërbimeve elektronike në vend që t’i presin në sportel janë të shumta…” thekson Josifovska Danilovska.
Shkruan: Enis Shaqiri
Digjitalizimi dhe transformimi digjital gjatë viteve të fundit janë ndër prioritetet kryesore edhe për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe njësive të vetëqeverisjes lokale. Sipas analizës së Fondacionit “Fridrih Nauman” (Friedrich Naumann) dhe “Metamorfozis” (Metamorphosis) (Analiza e E-shërbimeve në komunat në Republikën e Maqedonisë së Veriut), shumica dërrmuese e përdoruesve të këtyre shërbimeve shohin përfitime të konsiderueshme nga kjo mënyrë e organizimit dhe dispozicionit të shërbimeve
Nga analiza rezulton se kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve nga njësitë e qeverisjes lokale në këtë pjesë janë të rëndësishme dhe me priorite.
Mila Josifovska Danilovska, menaxhere e Programit, Përgjegjësia Sociale dhe të Drejtat e Njeriut Online në Fondacionin Metamorfozis thekson për KDP se në ditët e sotme teknologjia digjitale është mjeti kryesor për vendosjen e urës ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve. Ndërsa nëpërmjet e-qeverisjes, siç thekson ajo sigurohet transparenca, efikasiteti i administrates publike, si dhe rritet llogaridhënia e institucioneve ndaj publikut.
“Teknologjia digjitale është një nga mjetet më të rëndësishme për vendosjen e urës ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve, si dhe rritjen e efikasitetit të funksionimit të institucioneve shtetërore dhe llogaridhënies së tyre ndaj qytetarëve. Nëpërmjet e-qeverisjes sigurohet transparenca në atë mënyrë që të rriten mundësitë/kanalet e qytetarëve për të komunikuar me institucionet, të përmirësohet efikasiteti i administratës publike, të rritet llogaridhënia e institucioneve ndaj publikut dhe sigurisht dhe përmes internetit qytetarëve tu mundësohet të marrin pjesë më shumë në proceset politike. Rritja e transparencës nënkupton qasje më efikase në informacion për punën e përgjithshme të administratës publike, nga strategjitë, planet, buxhetet, dhe veçanërisht është e rëndësishme sepse kontribon në mënyrë thelbësore në parandalimin e korrupsionit dhe rritjen e besimit në institucione, ” thekson Josifovska Danilovska.
Transformimi digjital sot imponohet në radhë të parë si nevojë për hir të qytetarëve.
Ky proces i digjitalizimit garanton transparencë, gjithëpërfshirje (inkluzivitet) dhe hapje, duke plotësuar kështu parakushtet për qeverisje të mirë dhe efikase.
SIPAS ENTIT SHTETËROR TË STATISTIKAVE, “NË TREMUJORIN E PARË TË VITIT 2022, 86.6% E AMVISËRIVE KANË PASUR QASJE NË INTERNET NGA SHTËPIA. NË TREMUJORIN E PARË TË VITIT 2022, NGA POPULLSIA E PËRGJITHSHME TË MOSHËS PREJ 15 DERI 74 VJEÇ, INTERNET KANË PËRDORUR 88.3%, NDËRSA 73.9% E KANË PËRDORUR DISA HERË GJATË DITËS”
Procesi i zhvillimit të e-Qeverisjes në nivel qendror dhe lokal në RMV filloi në fund të shekullit të 20-të, por implementimi më serioz vijoi pas përgatitjes së Strategjisë Nacionale për zhvillimin e shoqërisë informatike dhe planit të veprimit të Republikës së Maqedonisë në vitin 2005, si dhe zhvillimi i partneritetit me “Microsoft”, që rezultoi në krijimin e portalit www.uslugi.gov.mk
Sipas hulumtimeve, performanca e shërbimeve të e-qeverisjes në RMV është më e ulët se mesatarja e BE-së e arritur në vitin 2010. Pasiqë, qytetarët shpesh nuk kanë informacion të mjaftueshëm në lidhje me e-shërbimet.
Ndryshe, nga këndvështrimi i përfitimeve Josifovska Danilovska konkrete thotë se qytetarët nga procesi i digjitalizimit përfitojnë, jo selektivitet në ofrimin e shërbimeve publike, shmangie nëpër sportele, mbështetje për të ashtuquajturën ekonomi e gjelbër, si dhe shmangie të proceseve të ndryshme burokratike. Ndërsa transformimi digjital, sipas saj, në të gjitha sferat dhe për të gjitha grupet shoqërore (pa përjashtim) është një mekanizëm efektiv për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.
“Përfitimet për qytetarët nga përdorimi i shërbimeve elektronike në vend që t’i presin në sportel janë të shumta – nga kursimi i kohës dhe shmangia e proceseve të ndryshme burokratike për të cilat qytetarët në mënyrë të pashmangshme kalojnë nga sporteli në sportel, deri te kursimet në buxhetin e tyre të brendshëm, të paktën për shkak të rrugës që do të kalojnë duke shkuar nga institucioni në institucion, për të mbrojtur shëndetin e tyre etj. Në kushte ideale, me ndërveprueshmëri të mirëvendosur ndërmjet institucioneve si dhe shërbime elektronike me shkallën më të lartë të sofistikimit, qytetarët duhet të shpenzojnë disa minuta për të marrë një shërbim elektronik nga institucionet, në vend që ta presin me ditë, në disa raste edhe javë. dhe muaj.Mundësimi i shërbimeve elektronike do të thotë transparencë më e madhe e proceseve publike si dhe më pak hapësirë për korrupsion. Në vend që qytetarët të ndjekin sportelet me zyrtarët dhe të kërkojnë dikë që t’i “mbarojë punët” më shpejt, ata e marrin shërbimin e tyre elektronik përmes një sistemi që është i njëjtë për të gjithë dhe që ofron shërbimin automatikisht,” thekson Josifovska Danilovska.
Transformimi digjital u mundëson qeverive lokale dhe qendrore të transformojnë modelet e tyre të punës, të krijojnë infrastrukturë digjitale dhe të mundësojnë procese të reja dhe më efikase, të gjenerojnë më shumë vlera dhe të lehtësojnë produktet dhe shërbimet e reja digjitale, me të ashtuquajturat e-shërbime.
E-shërbimet nënkuptojnë më shumë sesa thjesht një ueb-faqe active, nënkupton futjen në përdorim të zgjidhjeve praktike të TIK-ut me të cilat lehtësohet aksesi në shërbime për qytetarët dhe jetën e tyre të përditshme dhe, më e rëndësishmja, pasi këto zgjidhje të mundësohen dhe integrohen, nevojitet qëndrueshmëri në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
Link deri tek origjinali: PSE DIGJITALIZIMI ËSHTË I RËNDËSISHËM NË RMV? DANILOVSKA: PËRFITIMET JANË TË MËDHA…
Ndaje:
Tekste të tjera në blog
Agjenda e Reformave me “këmbë breshke”: Sektori civil i përfshirë në monitorim, por institucionet të mbyllura ndaj saj
22.09.2025
Foto e krijuar me inteligjencë artificiale në Sora/ChatGPT Maqedonia e Veriut ka bërë shumë pak krahasuar me atë kërkohet në Agjendën Reformuese. Këtë e tregoi edhe tabela e rezultateve të Programit të Zhvillimit dhe Reformës në Ballkanin Perëndimor e publikuar nga Komisioni Evropian. Shoqëria civile edhe pse e përfshirë në monitorim, përballet me konsultim të […]
"Transparencë me “doza”: Qeveria e RMV-së e hapur vetëm aty ku i konvenon" - Portalb
19.09.2025
Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Foto nga Portalb.mk Në pamje të parë Qeveria e Maqedonisë së Veriut duket e hapur: njofton për aktivitete, shpërndan komunikata dhe deklaron përkushtim ndaj Strategjisë për Transparencë 2023–2026. Por, pas fasadës së hapjes fshihet një praktikë selektive: institucionet vetë vendosin cilat pika të rendit të ditës të publikohen, cilat dokumente […]
Maqedonia e Veriut ndodhet ende në faza të hershme të digjitalizimit, nevojitet ekspertizë për sigurinë kibernetike
18.11.2024
Digjitalizim, foto: Suad Bajrami/Portalb.mk Vlerësimi gjithëpërfshirës i KE-së në raportin e progresit për situatën e digjitalizimit në Maqedoninë e Veriut është se, megjithëse ka pasur disa përparime, përpjekjet për digjitalizim janë ende në faza të hershme dhe kanë shumë mangësi. Shërbimet digjitale janë në zhvillim, por shumë procedura mbeten offline dhe kërkohet përmirësim i portalit […]
Hulumtimi mbi dezinformatat dhe shoqërinë civile i nxjerr në pah sfidat e mëdha demokratike në Evropë
05.09.2024
TechSoup, përmes Programit të tij të Aktivizmit Digjital, ka publikuar katër raporte gjithëpërfshirëse për hartëzimin rajonal që hedhin dritë mbi sfidat kritike dhe nevojat urgjente të organizatave të shoqërisë civile nëpër Evropë. Të zhvilluara me përpjekje të përbashkëta përmes rrjetit të partnerëve të TechSoup-it në Evropën Qendrore dhe Lindore, këto raporte ofrojnë një përmbledhje të […]
Rekomandimi ynë për lexim gjatë verës
29.07.2024
Kur bëhet fjalë për lexim gjatë verës, shumica do të zgjidhnin përmbajtje të lehta argëtuese, por për ata që janë të interesuar për diçka më të thellë, ne kemi një rekomandim të shkëlqyeshëm. “Mirazhi i së vërtetës: kompleksitetet dhe sfidat e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor” është lexim i përsosur për ata që duan të mësojnë […]
Forumi i Qeverisjes së Internetit në Japoni bën thirrje për përpjekje të përbashkëta në ndërtimin e një interneti që i fuqizon të gjithë njerëzit
02.12.2023
Koment në Forumin e Qeverisjes së Internetit në Kioto nga Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis Forumi i Qeverisjes së Internetit (IGF) është një nga platformat më të rëndësishme kur bëhet fjalë për politikat e internetit. Ai shërben si një forum vjetor që mbahet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara duke u mundësuar palëve […]
