“Storje hulumtuese: Aspekt që duhet pasur shumë kujdes: Siguria dhe privatësia e shërbimeve elektronike në RMV (IV)” – Portalb.mk

Siguria në internet është ndër sfidat më të mëdha me të cilën po përballet bota moderne e digjitalizimit. Avancimi i teknologjisë dhe përfshirja e saj në çdo segment të funksionimit të shoqërisë dhe sistemeve shtetërore, ka bartur me vete dhe rrezikun që nëpërmjet sulmeve kibernetike, struktura apo grupe të caktuara të arrijnë deri te të dhënat apo informacionet, të cilat janë një artileri e superfuqishme për të përfituar/shkaktuar dëme/përfitime të mëdha si në aspektin financiar, por edhe politik, shkruan Portalb.mk.

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, në vitin 2019-të, 33 për qind e qytetarëve të Bashkimit Evropian të moshës prej 16 deri në 74 vjeç kanë pasur probleme me incidente të lidhura me sigurinë në internet.

Sipas Indeksit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike (NCSI) e cila mat më shumë se tre të katërtat e vlerësimeve të sigurisë kibernetike të vendeve në botë, dhjetë vendet e para të përgatitura më mirë kundër sulmeve kibernetike janë Greqia, Republika Çeke dhe Estonia, Lituania, Spanja, Kroacia, Franca, Finlanda, Danimarka dhe Holanda. Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e 63-të, apo në fund të listës. Prej vendeve të Evropës, është me pozitë më të mirë vetëm se Mali i Zi dhe Shqipëria.

Derisa vendet më të zhvilluara evropiane përballen me këtë fenomen, padyshim që Maqedonia e Veriut nuk ka mundur të jetë imune ndaj sulmeve kibernetike, ndonëse deri më tani, nuk është e dëgjuar për ndonjë sulm kibernetik me përmasa më serioze, apo vjedhje të të dhënave nga platformat shtetërore që disponojnë me informata për qytetarët dhe të cilat ofrojnë shërbime elektronike për qytetarët e Maqedoninë e Veriut.

Gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare të 15 korrikut, një grup i panjohur me pseudonimin “Anonimus”, e bllokoi ueb-faqen e Komisionit Shtetëror Zgjedhor në të cilën publikoheshin rezultatet zgjedhore, mu në ditën e zgjedhjeve. Qytetarët me ditë të tëra nuk kishin informata zyrtare prej Komisionit. Paralelisht me këtë, ata bllokuan edhe ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit, të Shëndetësisë, por edhe përmbledhësin e lajmeve Time.mk. Edhe paraprakisht ka pasur sulme të nivelit të këtillë, megjithatë se kush ka qëndruar prapa të njëjtave edhe sot e kësaj dite nuk dihet.

Bardhyl Jashari
Bardhyl Jashari

Eksperti Teknologjisë Informatike (TI), Bardhyl Jashari, vlerëson se suksesi i shërbimeve elektronike varet pikërisht nga gatishmëria e institucioneve që i ofrojnë këta shërbime të parandalojnë dhe mënjanojnë kërcënimet e shumta të mundshme, duke filluar nga aktet e thjeshta të piraterisë informatike (hacking) e deri te sulmet më serioze – terrorizmi kibernetik.

Në Maqedoni, siç thotë ai, ato pak shërbime që jepen në formë elektronike janë relativisht të sigurta, megjithatë jo në nivel të përsosur, pasi që një gjë e tillë nuk është mundur.

“Nuk ekziston asnjë sistem i cili është 100% i sigurt, edhe shërbimet elektronike nuk mund të jenë asnjëherë 100% të sigurta, por megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk duhet t’i përdorim ata dhe se nuk duhet të kërkojmë sa më shumë shërbime elektronike sepse kjo e bën punën tonë shumë më të lehtë dhe më efikase (nuk humbim kohë duke pritur nëpër sportele). Gjithashtu duhet vazhdimisht të bëhen përpjekje për të rritur sigurinë e shërbimeve dhe kjo bëhet vetëm nëse ne përdoruesit/qytetarët kërkojmë dhe përdorim shërbime më kualitative. Në Maqedoni ata pak shërbime që jepen në formë elektronike janë relativisht të sigurta dhe nuk kemi dëgjuar të ketë ndonjë problem serioz me ndonjë nga shërbimet e ofruara”, thotë Jashari.

Ajo që shpesh mungon, sipas tij, janë protokollet e qarta të sigurisë nëpër institucionet përkatëse, udhëzime të qarta përdorimi për shërbimet e dhëna si dhe politika të privatësisë, me çfarë do të rriteshte besimi e njëkohësisht edhe përdorimi i shërbimeve elektronike.

“Tre mekanizmat kryesorë që ofrojnë themelin e sigurisë së shërbimeve elektronike përfshijnë autentifikimin (vërtetimin e identitetit), kontrollin e qasjes deri te të dhëna dhe shërbime të caktuara dhe auditimin (gjatë këtij procesi mblidhen të dhëna për aktivitetin e sistemit gjatë përdorimit të shërbimit të caktuar). Te të tre mekanizmat ka shumë punë për tu bërë në të gjitha institucionet dhe në të gjitha nivelet sidomos në shërbimet elektronike që ofrohen nga komunat në nivel lokal, të cilat nuk kanë gatishmëri adekuate teknike, por edhe njohuritë e duhura për të ofruar shërbime të sigurta elektronike”, thotë Jashari.

Elena Stojanovska
Elena Stojanovska

Nga ana tjetër, ekspertja për mbrojtjen e të dhënave personale, Elena Stojanovska,një analizë për Portalb.mk, vlerëson se trendi rritës i sigurimit të sa më shumë shërbimeve të institucioneve shtetërore deri te qytetarët nëpërmjet rrugës elektronike përveç që kërkojnë ndjekje të vazhdueshme të zhvillimit teknologjik, avancimit të njohurive dhe ndryshimit të shprehive të qytetarëve, kërkon edhe konstatim preciz të masave për mbrojtje të të dhënave personale të qytetarëve.

Sipas saj, shumica e shërbimeve elektronike në vend nuk e kanë transparente, ose lehtë të qasshme politikën e privatësisë.

“Institucione të ndryshme në mënyrë të ndryshme i bëjnë të qasshme shërbimet e tyre për qytetarët, kështu që vetëm me atë është e pashmangshme që të kërkohen modele të ndryshme të vendosjes së sistemit për mbrojtje dhe siguri të të dhënave personale. Atë që momentalisht e kanë të përbashkët shumica e e-shërbimeve aktuale është mungesa e transparencës apo qasjes së lirë deri te politika për privatësi”, thotë Stojanovska.

Analizën e plotë mund ta lexoni: KËTU

Kjo storje hulumtuese u përgatit si pjesë e projektit “Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-Qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë).

Kjo storje hulumtuese është përgatitur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e kësaj storje hulumtuese është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Metamorfozis dhe e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyrojnë qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Ndaje:

2
meta tim sliki-02.jpg

Tekste të tjera në blog

Forumi i Qeverisjes së Internetit në Japoni bën thirrje për përpjekje të përbashkëta në ndërtimin e një interneti që i fuqizon të gjithë njerëzit

02.12.2023

Koment në Forumin e Qeverisjes së Internetit në Kioto nga Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis Forumi i Qeverisjes së Internetit (IGF) është një nga platformat më të rëndësishme kur bëhet fjalë për politikat e internetit. Ai shërben si një forum vjetor që mbahet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara duke u mundësuar palëve […]

SI TË (MBI)JETOJMË NË NJË SHOQËRI TË PËRMBYTUR NGA URREJTJA NË INTERNET?

14.11.2023

Fotoja nga Freepik Një nga sfidat më të mëdha kur ne si aktivistë/e kuir (“queer”) përpiqemi të rrisim ndërgjegjësimin publik dhe vullnetin institucional për jetën tonë të përditshme është të qëndrojmë të qetë, të arsyeshëm dhe të sigurt përballë përhapjes së madhe të gjuhës së urrejtjes ndaj nesh dhe komuniteteve tona. Periudhën e kaluar, si […]

RMV, nuk sanksionohet gjuha e urrejtes në internet, posaçërisht ndaj grave – PORTALB

13.11.2023

Gjuha e urrejtjes në internet në RMV. Foto ilustrim nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk (fotoja në prapavi nga Kb group në Canva) Në Maqedoninë e Veriut gjatë viteve të fundit janë shpeshtuar rastet e gjuhës së urrejtjes në internet. Të dhënat tregojnë se më të prekura nga ky problem janë gratë, kryesisht fytyra publike por jo vetëm, […]

Balancimi midis Lirisë së të shprehurit dhe Gjuhës së urrejtjes

10.11.2023

Liria e shprehjes është një bazë themelore e një shoqërie demokratike. Paaftësia e shtetit për të kufizuar këtë të drejtë, pa një ” arsye të justifikueshme “, është një tregues i nivelit të pjekurisë demokratike të një shoqërie. E drejta për lirinë e shprehjes është e garantuar nga një seri aktesh ligjore ndërkombëtare, të cilat […]

RMV, inteligjenca artificiale të parandalojë gjuhën e urrejtjes në internet, por jo ta parandalojë lirinë e fjalës

10.11.2023

Foto nga cottonbro studio / Pexels Modelet e inteligjencës artificiale (IA) po përparojnë dhe kanë mundësi të zbulojnë gjuhën e urrejtjes në internet, dhe në këtë mënyrë të ndikojnë në mënyrë parandaluese në përhapjen e saj, veçanërisht përmes rrjeteve kryesore sociale, të cilat përdoren nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Megjithatë, edhe “risitë” e individëve […]

RMV, inteligjenca artificiale të parandalojë gjuhën e urrejtjes në internet, por jo ta parandalojë lirinë e fjalës – PORTALB

09.11.2023

Modelet e inteligjencës artificiale (IA) po përparojnë dhe kanë mundësi të zbulojnë gjuhën e urrejtjes në internet, dhe në këtë mënyrë të ndikojnë në mënyrë parandaluese në përhapjen e saj, veçanërisht përmes rrjeteve kryesore sociale, të cilat përdoren nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Megjithatë, edhe “risitë” e individëve që përhapin gjuhën e urrejtjes po […]