“Storje hulumtuese: Nuk na duhet nënshtetësia, kemi letërnjoftim”, shërbimet elektronike mund t’i heqin nga përdorimi një sërë dokumentesh (III)”- Portalb.mk

Shërbimet elektronike në RMV, do të mundësonin që të hiqen nga përdorimi disa dokumente, të cilat nuk ka nevojë të ekzistojnë, pasi që të njëjtat u shtojnë qytetarëve harxhime dhe humbje kohe për të aplikuar e pritur për t’i marrë, shkruan Portalb.mk.

Iskra Bellçeva-Ristovska
Iskra Bellçeva-Ristovska

“Ideja e digjitalizimi të regjistrave në institucione është që të shfuqizohen disa dokumente, ata mes vete t’i këmbejnë të dhënat, ndërkaq ne qytetarët të mos kemi nevojë t’i marrim ato të dhëna si dokumente. Nëse digjitalizohen regjistrat e pranimit të ndihmës sociale ose ndihmës tjetër, kur një institucionit i duhet informatë dhe do të duhet që të kontrollojë nëse jeni shfrytëzues të ndihmës, ajo do të drejtohet te institucioni i cili i ka këto të dhëna dhe do të marrë përgjigje, a juve dokumenti fare nuk do t’ju duhet si vërtetim”, thotë Iskra Bellçeva, nga Qendra për Menaxhim me Ndryshime.

Ajo thotë se me një hap të tillë, as qytetarët nuk do të kenë obligim që të nxjerrin një sërë dokumentesh, të harxhojnë para dhe kohë, a edhe nga ana e institucioneve do të shkurtohet procedura, nuk do të ketë hapa të panevojshme, nuk do të ketë përfshirë të të punësuarve, do të thotë do ta ulë rrezikun për korrupsion dhe keqpërdorim.

Borçe Davitkovski, kryetari në dorëheqje i Komisionit ad-hoc për zbardhjen e ngjarjeve të 24 dhjetorit
Borçe Davitkovski

Edhe profesori universitar Borçe Davitkovski, vlerëson se duhet të hiqen nga përdorimi disa dokumente, të cilat duhet që të digjitalizohen.

“I keqtrajtojnë nxënësit e studentët gjatë regjistrimit duke ju kërkuar dokument, për të cilin kanë informatë. Duhet që Zyra për Udhëheqje me Librat Amë, që të mundësojnë që qytetarët të mos duhet të shkojnë atje fare, për shembull nëse ndonjë kërkon të nxjerrë certifikatë për lindje, vdekje, kurorëzim etj., që të mos presin nëpër sportele. Gjithkund nëpër botë të njëjtat dorëzohen në mënyrë elektronike, por te ne gjithçka është e burokratizuar dhe ato shërbime për fat të keq shumë pak jepen”, thotë profesori universitar Davitkovski.

Profesori merr shembull ndërtimin e shtëpisë, për të cilën duhet të nxirrni dokumente një sërë dokumentesh, prej Kadastrës, prej planeve, për ujësjellës, rrymë, telefon dhe çfarëdo tjetër. Siç thotë profesori, kjo në tërë botën bëhet në mënyrë elektronike – ju vetëm jepni adresë dhe numër amë dhe automatikisht prej evidencës do të shohin se jeni pronar se atje mund të ndërtoni dhe është e thjeshtë, për atë te ne 1 vit pritet për miratim për ndërtim, e cila mund të bëhet për 30 ditë.

Shërbime elektronike
Shërbime elektronike

“Te ne vazhdon të ekzistojë vula e nënshkrimi, derisa në botë bëjnë marrëveshje me vlera miliardëshe nga kompani multinacionale dhe nuk ka as vulë e as nënshkrim. Bizneset ecin, a ne kërkojmë ende vulë e nënshkrim për nënshtetësi që është çmenduri, kur në fakt letërnjoftimi jonë është dëshmi se kemi nënshtetësi”, vlerëson Davitkovski.

Ka mungesë të kapaciteteve për dhënie të plotë të shërbimeve elektronike në mënyrë efikase.

Tinka Kiteska
Tinka Kiteska

“Ka shembuj kur qytetarët kanë dorëzuar paraqitje në formë elektronike dhe kanë kërkuar që t’u dorëzohet në adresë të shtëpisë, kanë paguar për atë dhe me muaj nuk e kanë marrë dokumentin e kërkuar, prej të cilit varet realizimi i ndonjë të drejtës së tyre. Ose, kanë dorëzuar në formë elektronike në zyrën e institucionit, a janë dërguar që t’i marrin dokumentet në ndonjë vend tjetër – në ndonjë departament rajonal të institucionit të njëjtë. Përshtypja e përgjithshme është se për palët nuk është i dukshëm bashkëpunimi mes organeve shtetërore, kapaciteti i kuadrove që janë vendosur në ato sportele nuk ishte në nivel përkatës, edhe pse është e kuptueshme që një zyrtar nuk mundet t’i njohë të gjitha fushat e jetës shoqërore, pasi që problemet që duhet të zgjidhen dhe shërbimet të cilat jepen janë të llojit të ndryshëm”, thotë Tinka Kitevska nga “Të Drejtë dhe Profesional”.

Sipas profesoreshës Ana Pavllovska-Daneva së pari, ka pengesa ligjore në segmente të caktuara.

Ana Pavllovska-Daneva
Ana Pavllovska-Daneva

“Së pari, ka pengesa ligjore në segmente të caktuara (për shembull, ende kemi ligje me të cilat kërkohet parashtrimi i ndonjë dokumenti origjinal dhe shërbimet e interpretojnë automatikisht këtë si një zgjidhje fizike në formë letre, kështu që skanimi i dokumentit të tillë shpesh nuk merret parasysh në procedurat administrative, madje edhe kur ato janë elektronike), edhe më tutje ka ende mungesë të teknologjisë së informacionit dhe pajisjeve në shumë institucione publike dhe më në fund kemi një mungesë të stafit profesional dhe të trajnuar. Vështirësia për funksionimin e duhur të e-qeverisjes, pra dhënia e shërbimeve elektronik për qytetarët dhe bizneset është mungesa e interoperabilitetit të plotë midis organeve të administratës shtetërore, kështu që ata nuk mund të komunikojnë as në mënyrë elektronike me njëri-tjetrin dhe të dërgojnë të dhëna dhe dokumente elektronike nga bazat e tyre të të dhënave dhe regjistrat, e le më të komunikojnë në mënyrë elektronike me të gjithë personat dhe palët e interesuara dhe ashtu të përpilojnë vendime, akte administrative, akte reale, dokumente, etj.”, thotë profesoresha.

Sipas Pavllovska-Daneva e gjithë kjo situatë komplikohet nga fakti se donatorë të ndryshëm e ofrojnë ndihmën e tyre për organe dhe organizata të ndryshme pa ndonjë rend apo rregulla në këtë fushë, pa prioritete të përcaktuara etj, kështu që ekziston një mbulim i projekteve të ndryshme, që nga fillimi ose mos përfundimi i tyre ose në situata që organe të caktuara kurrë të mos pranojnë ofertë të ndihmës, ndërsa disa tjera të kenë dy ose tre projekte (fonde dhe pajisje) për të njëjtat kompetenca, për të njëjtën punë nga donatorë të ndryshëm.

Kjo storje hulumtuese u përgatit si pjesë e projektit “Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Agjendën Digjitale – ICEDA”, i bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Akademia për e-Qeverisje (Estoni), Lëvizja Mjaft! (Shqipëri), CRTA – Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie (Serbi), OJQ-ja 35 mm (Mali i Zi) dhe Të dhënat e hapura Kosovë – Open Data Kosovo (Kosovë).

Kjo storje hulumtuese është përgatitur me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e kësaj storje hulumtuese është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Metamorfozis dhe e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyrojnë qëndrimet e Bashkimit Evropian.

Ndaje:

2
meta tim sliki-02.jpg

Tekste të tjera në blog

Forumi i Qeverisjes së Internetit në Japoni bën thirrje për përpjekje të përbashkëta në ndërtimin e një interneti që i fuqizon të gjithë njerëzit

02.12.2023

Koment në Forumin e Qeverisjes së Internetit në Kioto nga Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis Forumi i Qeverisjes së Internetit (IGF) është një nga platformat më të rëndësishme kur bëhet fjalë për politikat e internetit. Ai shërben si një forum vjetor që mbahet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara duke u mundësuar palëve […]

SI TË (MBI)JETOJMË NË NJË SHOQËRI TË PËRMBYTUR NGA URREJTJA NË INTERNET?

14.11.2023

Fotoja nga Freepik Një nga sfidat më të mëdha kur ne si aktivistë/e kuir (“queer”) përpiqemi të rrisim ndërgjegjësimin publik dhe vullnetin institucional për jetën tonë të përditshme është të qëndrojmë të qetë, të arsyeshëm dhe të sigurt përballë përhapjes së madhe të gjuhës së urrejtjes ndaj nesh dhe komuniteteve tona. Periudhën e kaluar, si […]

RMV, nuk sanksionohet gjuha e urrejtes në internet, posaçërisht ndaj grave – PORTALB

13.11.2023

Gjuha e urrejtjes në internet në RMV. Foto ilustrim nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk (fotoja në prapavi nga Kb group në Canva) Në Maqedoninë e Veriut gjatë viteve të fundit janë shpeshtuar rastet e gjuhës së urrejtjes në internet. Të dhënat tregojnë se më të prekura nga ky problem janë gratë, kryesisht fytyra publike por jo vetëm, […]

Balancimi midis Lirisë së të shprehurit dhe Gjuhës së urrejtjes

10.11.2023

Liria e shprehjes është një bazë themelore e një shoqërie demokratike. Paaftësia e shtetit për të kufizuar këtë të drejtë, pa një ” arsye të justifikueshme “, është një tregues i nivelit të pjekurisë demokratike të një shoqërie. E drejta për lirinë e shprehjes është e garantuar nga një seri aktesh ligjore ndërkombëtare, të cilat […]

RMV, inteligjenca artificiale të parandalojë gjuhën e urrejtjes në internet, por jo ta parandalojë lirinë e fjalës

10.11.2023

Foto nga cottonbro studio / Pexels Modelet e inteligjencës artificiale (IA) po përparojnë dhe kanë mundësi të zbulojnë gjuhën e urrejtjes në internet, dhe në këtë mënyrë të ndikojnë në mënyrë parandaluese në përhapjen e saj, veçanërisht përmes rrjeteve kryesore sociale, të cilat përdoren nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Megjithatë, edhe “risitë” e individëve […]

RMV, inteligjenca artificiale të parandalojë gjuhën e urrejtjes në internet, por jo ta parandalojë lirinë e fjalës – PORTALB

09.11.2023

Modelet e inteligjencës artificiale (IA) po përparojnë dhe kanë mundësi të zbulojnë gjuhën e urrejtjes në internet, dhe në këtë mënyrë të ndikojnë në mënyrë parandaluese në përhapjen e saj, veçanërisht përmes rrjeteve kryesore sociale, të cilat përdoren nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Megjithatë, edhe “risitë” e individëve që përhapin gjuhën e urrejtjes po […]