Tregtia elektronike në Ballkanin Perëndimor: Sa të mbrojtura janë të dhënat tona kur blejmë në internet?

Burimi: Pexels

Termi tregti elektronike nënkupton procesin e shitjes së artikujve ose shërbimeve nëpërmjet internetit. Të bësh biznes në internet është bërë zgjedhja e parë për shumë njerëz, veçanërisht vitet e fundit si rezultat i pandemisë së KOVID-19. Pandemia ka mundësuar një rritje të aktiviteteve të tregtisë elektronike jo vetëm nga këndvështrimi i shitësve (pronarët e bizneseve/ofruesit e shërbimeve), por është vërejtur edhe rritje e kërkesës tek klientët që duan të blejnë pothuajse çdo gjë në internet. Për të blerë një artikull ose shërbim, si blerës ju kërkohet të jepni informacionin tuaj personal si informacionin e kartës së pagesës dhe një adresë për dorëzim që është zakonisht adresa e shtëpisë tuaj. Meqenëse e-tregtia ka ofruar përfitime si për shitësit ashtu edhe për blerësit, sa i siguron ajo në të vërtetë të dhënat personale të blerësve? Ky artikull do të synojë t’ju tregojë pak më shumë rreth mbrojtjes së të dhënave të blerësve online në vendet e Ballkanit Perëndimor, më konkretisht në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

 

Parakushtet e tregtisë elektronike: Interneti

Për të kryer ndonjë aktivitet në internet, ju nevojitet qasje në internet. Ky parakusht është pothuajse plotësisht i përmbushur në vendet e Ballkanit Perëndimor. Kosova raporton se depërtimi i internetit dhe lidhja mes qytetarëve është mbi 95%. Sipas raportit të fundit të Observatorit të Agjendës Digjitale 2022, është raportuar se familjet në Kosovë kanë lidhje më të lartë celulare se vitet e kaluara për 8,3%. Ndërkohë, një hulumtim i ngjashëm që është kryer për Maqedoninë e Veriut thotë se lidhja në internet në mesin e familjeve është 83,7%; është në Mal të Zi 83%; në Serbi është 85% në zonat urbane dhe 75% në zonat rurale dhe në Shqipëri në përgjithësi është 75,2% në vitin 2020.

 

Sa e përdorin internetin qytetarët në këto vende për blerje online?

Me një lidhje përgjithësisht të lartë në internet në vendet e Ballkanit Perëndimor, ekziston një besim i përgjithshëm se qytetarët e tyre i përdorin blerjet online shumë shpesh. Megjithatë, nuk ka të dhëna të qarta për të mbështetur këtë supozim. Në Kosovë, përmes një mostre kombëtare të individëve, rezultatet treguan 8% të përdorimit të internetit për blerje online për vitin 2021. Një përqindje e ulët është raportuar edhe nga një studim tjetër nga Barometri Ballkanik i Biznesit për vitin 2020, për sa i përket vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Rezultatet e këtij sondazhi për Malin e Zi tregojnë se 26% e të anketuarve janë blerës aktivë online, ndërsa vlerësimin më të ulët në këtë sondazh e ka Shqipëria me 15%. Sipas bne IntelliNews, “40.1% e njerëzve me qasje në internet në Maqedoninë e Veriut kanë bërë porosi dhe blerje online në vitin 2020”. Megjithëse numrat e raportuar të blerësve online në të gjithë rajonin nuk janë konciz, shfaqja e tregtisë elektronike në dy vitet e fundit është e pashmangshme. Për shembull, në vitin 2020 (viti i pandemisë dhe i karantinave), tregtia elektronike në Serbi është dyfishuar, me 3,3 milion blerës online të cilët shpenzuan afërsisht 395 milionë euro.

 

Sa e pranishme është tregtia elektronike në këto vende?

Burimi: Pexels

Krahas të dhënave të raportuara për numrin e blerësve online në rajon, është e rëndësishme të theksohet edhe përshpejtimi i tregtisë elektronike si një aktivitet ekonomik midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Që nga viti 2016, Kosova ka fituar më shumë mundësi për sektorin e saj të tregtisë elektronike, kur dy nga kompanitë më të mëdha të tregtisë elektronike si Amazon dhe AliExpress e bënë tregun e tyre të disponueshëm në këtë vend. Kompanitë e TIK-ut për bashkëpunim të jashtëm në Kosovë, përmes hulumtimit të tyre vlerësojnë se 35% e tregtarëve lokalë me pakicë përdorin platforma të blerjeve online dhe deri në vitin 2022 kjo përqindje pritet të rritet për 16%.

Sipas Statista, në Shqipëri tregu i tregtisë elektronike pritet të arrijë në 475,4 milionë dollarë amerikanë me një rritje vjetore prej 11% dhe rreth 1 milion përdorues të tregtisë elektronike, me ç’rast depërtimi i i saj pritet të jetë 36,6% në vitin 2022, që mund të arrijë mbi 40% në pesë vitet e ardhshme.

Për sa i përket Malit të Zi, sipas të njëjtit burim, janë parashikuar të ardhura prej 165,7 milionë dollarësh në tregun e tyre të tregtisë elektronike në vitin 2022, me një përqindje rritjeje vjetore prej 16,1%, me përdorues të parashikuar prej 0,3 milionë deri në vitin 2025. Penetrimi i përdoruesve në këtë vend sipas këtij burimi është në 43,8% për vitin 2022, ndërsa parashikohet të arrijë në 48,5% deri në vitin 2025.

Sipas kësaj, të ardhurat për Maqedoninë e Veriut pritet të arrijnë në 482.70 milionë dollarë amerikanë në vitin 2022, me një përqindje rritjeje prej 16,69%, dhe përdorues të parashikuar prej 0,9 milionë deri në vitin 2025. Depërtimi i parashikuar i përdoruesve për vitin 2022 është 41,8% dhe pritet të arrijë në 44,6% deri në vitin 2025.

I njëjti burim për Serbinë raporton të ardhura prej 944 milionë dollarë amerikanë për vitin 2022, me një përqindje rritjeje prej 21,9%, ndërsa depërtimi i parashikuar i përdoruesve deri në vitin 2025 pritet të jetë 4,2 milionë. Depërtimi i parashikuar i përdoruesve për vitin 2022 është 56,6% dhe pritet të rritet në 61,5% deri në vitin 2025.

Siç është parashikuar dhe vlerësuar, Serbia është vendi lider në rajon për sa i përket pjesëmarrjes së tregut në tregtinë elektronike. Ndërkohë, pritet që tregtia elektronike si aktivitet pritet të rritet në vitet në vijim, por vendet e Ballkanit Perëndimor ende konsiderohen si ekonomi të parave të gatshme.

 

Rregullat dhe dispozitat lokale të tregtisë elektronike

Të gjitha vendet e synuara në Ballkanin Perëndimor e kanë rregulluar tregtinë elektronike në legjislacionin e tyre dhe kanë caktuar një organ përgjegjës për zbatimin e tij. Si e tillë, në Maqedoninë e Veriut, institucioni përgjegjës për mbikëqyrjen e tregtisë elektronike është Ministria e Ekonomisë. Kjo fushë është e rregulluar me Ligjin e Tregtisë Elektronike (viti 2007, i ndryshuar për herë të fundit në 2020). Mbikëqyrjen mbi zbatimin e këtij ligji e kryejnë Ministria e Ekonomisë, Ministria përgjegjëse për punët në fushën e komunikimeve elektronike dhe Agjencia për Komunikime Elektronike në përputhje me kompetencat e tyre të përcaktuara me ligj. Mbikëqyrjen inspektuese mbi zbatimin e dispozitave të veçanta të këtij ligji e kryen Inspektorati Shtetëror i Tregut përmes inspektorëve kompetentë në pajtim me dispozitat e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut.

Tregtia elektronike në Kosovë rregullohet me Ligjin për Shërbimet e Shoqërisë Informatike dhe Mbrojtjen e Konsumatorit të vitit 2012. Përveç kësaj, si edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, edhe Kosova ndjek standarde të ngjashme nga BE-ja në lidhje me tregtinë elektronike dhe mbrojtjen e konsumatorëve. Departamenti i Tregtisë në kuadër të Ministrisë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është përgjegjës për parashikimin e aktiviteteve tregtare në Kosovë

Në Serbi, Ministria e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, nëpërmjet Departamentit të Komunikimeve Elektronike dhe Transportit Postar, dhe organeve të inspektimit e mbikëqyrin fushën e tregtisë elektronike. Kjo fushë është e rregulluar me Ligjin për Tregtinë Elektronike (2019). Në Ministrinë e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit funksionon edhe Sektori për Mbrojtjen e Konsumatorit, i cili e mbikëqyr mbrojtjen e konsumatorëve.

Në Mal të Zi, korniza ligjore e përfshin Ligjin për Tregtinë Elektronike (2004), Ligjin për Dokumentet Elektronike (2008) dhe Ligjin për Nënshkrimin Elektronik (2005).

Në Shqipëri, korniza ligjore për tregtinë elektronike përfshin: Ligjin e Tregtisë Elektronike 10128, Ligjin e Nënshkrimeve Elektronike 9880, si dhe Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit 9902. Këto ligje e përbëjnë kornizën ligjore që i rregullon aktivitetet e tregtisë elektronike në Shqipëri. Në Shqipëri, vihet re se nuk kërkohet licencë për të kryer aktivitete të tregtisë elektronike.

 

Tregtia elektronike dhe mbrojtja e konsumatorit

Siç u përmend më herët, përveç kornizës ligjore për kryerjen e aktiviteteve të tregtisë elektronike në rajon, mbrojtja e konsumatorit ka një rëndësi të madhe. Me rritjen e aktiviteteve të tregtisë elektronike, është vërejtur edhe tregti e padrejtë dhe shkelje e të drejtave të klientëve. Shumë nga praktikat e padrejta tregtare ndodhin për shkak se konsumatorët/blerësit nuk janë në dijeni për të drejtat e tyre, të cilat zyrtarisht mbrohen përmes kornizës ligjore në këto vende, siç u përmend më lart.

Një hulumtim i financuar nga BE-ja i kryer në vitin 2020 në Kosovë konfirmoi se 42% e të anketuarve nuk ishin të njohur me Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit. Në Kosovë, veçanërisht gjatë pandemisë, shumë shitës mashtrues kanë operuar online dhe kanë arritur të mashtrojnë blerësit online në mënyra të ndryshme. Janë raportuar raste kur dërgesat nuk janë dërguar pasi pagesat përkatëse janë bërë online. Ose në raste të tjera, shumë nga dërgesat e porosive në internet janë paguar me para në dorë, pa mjete shtesë për të gjurmuar shitësin mashtrues, i cili qëllimisht ka sjellë porosi të gabuar.

Ekzistojnë dy tregues të rëndësishëm që duhet të merren parasysh kur zhvillohet tregtia elektronike: 1. Mbrojtja e konsumatorit dhe 2. Privatësia e të dhënave. Për sa i përket pjesës së parë, autoritetet në secilin prej vendeve janë përgjegjëse për zbatimin dhe monitorimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit, siç specifikohet në kornizën e tyre ligjore. Në Kosovë, si edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, raportohet se ekzistojnë agjenci adekuate për mbrojtjen e konsumatorëve. Në Kosovë, në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, nga fundi i vitit 2012 ka filluar punën Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit. Sipas të dhënave në ueb-faqen e tyre zyrtare, deri më 1 janar 2022 janë pranuar mbi 1.977 ankesa, prej të cilave 440 janë zgjidhur, kurse mbi 1.239 janë ende në procedurë. Një organ tjetër institucional në Kosovë për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve është Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Për të motivuar konsumatorët lokalë që t’i raportojnë rastet e tyre kur ndeshen me mashtrues, ndërmerren edhe iniciativa të tjera joqeveritare. Me mbështetjen e BE-së, si dhe të Institutit për Politika Zhvillimore, u krijua një platformë që synon të mbikëqyrë zbatimin e Ligjit për të Drejtat e Konsumatorit në Kosovë, i quajtur “Mbrojtësit e Konsumatorëve“. Platforma, përmes një infografiku, synon të shpjegojë ligjin në mënyrë të thjeshtë dhe t’u bëjë thirrje qytetarëve që t’i përdorin të drejtat e tyre në organet përkatëse. Infografikët e këtillë dhe çështje të tjera të nxehta që lidhen me të drejtat e konsumatorëve shpërndahen edhe në faqen e tyre në Facebook për të arritur tek audienca përmes mediave sociale.

 

Problemet që shfaqen gjatë blerjes në internet në vendet tuaja: Mungesa e mbrojtjes së të dhënave

Burimi: Pexels

Skepticizmi ndaj sigurisë së blerjeve online përsa i përket mbrojtjes së të dhënave mbetet problem në rajon. Një numër qytetarësh ende nuk kanë një nivel adekuat të edukimit digjital ose karta për pagesa online dhe për këtë arsye vendet në masë të madhe mbeten ekonomi të parave të gatshme. Në rastet kur zhvillohen aktivitete në internet, shkelja e të dhënave bëhet problem për shumë njerëz. Një nga problemet kryesore është se qytetarët në përgjithësi nuk mendojnë se tregtia elektronike dhe pagesat online janë të sigurta. Në përgjithësi, ka mbrojtje shumë të ulët të të dhënave personale në rajon kur bëhet fjalë për tregtinë elektronike.

Rregullat e sigurisë në lidhje me të dhënat personale duhet të zbatohen në secilin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. Legjislacioni përkatës duhet ta theksojë rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave në të gjitha rastet, duke përfshirë edhe tregtinë elektronike. Pasiqë Bashkimi Evropian tashmë e ka ligjin e tij të privatësisë për mbrojtjen e të dhënave, i njohur si GDPR (Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave), vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojnë ta ndryshojnë dhe ta harmonizojnë legjislacionin e tyre me GDPR. GDPR synon të mbrojë të dhënat dhe informacionin e individëve nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme, duke parashikuar rreziqet e mashtrimit, komprometimit dhe korrupsionit.

 

Platforma e parë rajonale e tregtisë elektronike

Sa i përket nismave të tregtisë elektronike në rajon, ka shumë kompani që ofrojnë shërbime të internetit në secilin prej vendeve. Së fundmi, një projekt i financuar nga BE-ja e lançoi platformën e parë rajonale të tregtisë elektronike “ecommerce4all.eu”. Platforma synon të jetë e dobishme për shitësit online në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe organizatat e përfshira në gjetjen e të dhënave dhe fakteve të rëndësishme në lidhje me tregun e tregtisë elektronike në rajon. Ajo është krijuar për të ndihmuar shitësit lokalë me pakicë që t’i zgjerojnë bizneset e tyre përtej tregut të vendit të tyre. Platforma synon gjithashtu të rrisë bashkëpunimin ndërmjet shitësve me pakicë në rajon.

Burimi: ecommerce4all

Duke qenë se ekzistojnë parakushte për praktikimin e tregtisë elektronike në rajon, kurse ky aktivitet duhet të zgjerohet ndjeshëm në të ardhmen e afërt, mbrojtja e konsumatorit si dhe privatësia e të dhënave duhet të jenë në qendër të vëmendjes kur bëhet fjalë për legjislacionin e secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ndryshimi dhe harmonizimi i këtij legjislacioni me GDPR është një hap që duhet ta bëjnë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më e rëndësishmja, këto rregullore duhet të zbatohen në përputhje me rrethanat, për të rritur privatësinë e të dhënave të qytetarëve të këtij rajoni.

 

——————————————————————————————————————————————

Projekti “Rritja e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën Digjitale – ICEDA” , është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Fondacioni Metamorfozis, Të dhënat e hapura Kosovë – (Open Data Kosovo) (ОDK), Akademia për e-Qeverisje (e-GA), Partnerët për Ndryshime Demokratike Serbi, Lëvizja MJAFT dhe OJQ-ja 35MM.

Ndaje:


                  
meta tim sliki-02.jpg

Tregtia

elektronike

Ballkanin

Perëndimor:

Sa

mbrojtura

janë

dhënat

tona

kur

blejmë

internet?

Tekste të tjera në blog

Forumi i Qeverisjes së Internetit në Japoni bën thirrje për përpjekje të përbashkëta në ndërtimin e një interneti që i fuqizon të gjithë njerëzit

02.12.2023

Koment në Forumin e Qeverisjes së Internetit në Kioto nga Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis Forumi i Qeverisjes së Internetit (IGF) është një nga platformat më të rëndësishme kur bëhet fjalë për politikat e internetit. Ai shërben si një forum vjetor që mbahet nën patronazhin e Kombeve të Bashkuara duke u mundësuar palëve […]

SI TË (MBI)JETOJMË NË NJË SHOQËRI TË PËRMBYTUR NGA URREJTJA NË INTERNET?

14.11.2023

Fotoja nga Freepik Një nga sfidat më të mëdha kur ne si aktivistë/e kuir (“queer”) përpiqemi të rrisim ndërgjegjësimin publik dhe vullnetin institucional për jetën tonë të përditshme është të qëndrojmë të qetë, të arsyeshëm dhe të sigurt përballë përhapjes së madhe të gjuhës së urrejtjes ndaj nesh dhe komuniteteve tona. Periudhën e kaluar, si […]

RMV, nuk sanksionohet gjuha e urrejtes në internet, posaçërisht ndaj grave – PORTALB

13.11.2023

Gjuha e urrejtjes në internet në RMV. Foto ilustrim nga Fisnik Xhelili/Portalb.mk (fotoja në prapavi nga Kb group në Canva) Në Maqedoninë e Veriut gjatë viteve të fundit janë shpeshtuar rastet e gjuhës së urrejtjes në internet. Të dhënat tregojnë se më të prekura nga ky problem janë gratë, kryesisht fytyra publike por jo vetëm, […]

Balancimi midis Lirisë së të shprehurit dhe Gjuhës së urrejtjes

10.11.2023

Liria e shprehjes është një bazë themelore e një shoqërie demokratike. Paaftësia e shtetit për të kufizuar këtë të drejtë, pa një ” arsye të justifikueshme “, është një tregues i nivelit të pjekurisë demokratike të një shoqërie. E drejta për lirinë e shprehjes është e garantuar nga një seri aktesh ligjore ndërkombëtare, të cilat […]

RMV, inteligjenca artificiale të parandalojë gjuhën e urrejtjes në internet, por jo ta parandalojë lirinë e fjalës

10.11.2023

Foto nga cottonbro studio / Pexels Modelet e inteligjencës artificiale (IA) po përparojnë dhe kanë mundësi të zbulojnë gjuhën e urrejtjes në internet, dhe në këtë mënyrë të ndikojnë në mënyrë parandaluese në përhapjen e saj, veçanërisht përmes rrjeteve kryesore sociale, të cilat përdoren nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Megjithatë, edhe “risitë” e individëve […]

RMV, inteligjenca artificiale të parandalojë gjuhën e urrejtjes në internet, por jo ta parandalojë lirinë e fjalës – PORTALB

09.11.2023

Modelet e inteligjencës artificiale (IA) po përparojnë dhe kanë mundësi të zbulojnë gjuhën e urrejtjes në internet, dhe në këtë mënyrë të ndikojnë në mënyrë parandaluese në përhapjen e saj, veçanërisht përmes rrjeteve kryesore sociale, të cilat përdoren nga shumica e qytetarëve të Maqedonisë. Megjithatë, edhe “risitë” e individëve që përhapin gjuhën e urrejtjes po […]