Rrjeti Ballkanik për avokim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave

31.08.2014

Projektet

BEWMAN (rrjeti Ballkanik për avokim gjatë menaxhimit të e-mbeturinave) është veprim partneriteti i mbështetur nga shërbimi për shoqëri qytetare të Drejtorisë gjenerale për zgjerim të UE përmes programit për grante IPA 128287.

Projekti me aktivitetet e tij planifikon ti arrin rezultatet e mëposhtme: të rrisë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e praktikave të mira për menaxhimin e mbeturinave elektronike në mes të të gjitha palëve relevante, për të përmirësuar ndërgjegjësimin publik për menaxhim të drejtë të e-mbeturinave, të rrisin kapacitetin e organizatave qytetare për lobim dhe avokim për menaxhim të drejtë të e-mbeturinave, temat e lidhura me mbeturinat elektronike të jenë më shpesh të përfshira në mediumet dhe numri i pajisjeve të cilat janë akoma funksionale por kanë mbaruar si mbeturina të reduktohen.

Aksioni ka për qëllim zgjidhjen e këtyre problemeve

  • Kapaciteti i ulët i OJQ-ve për menaxhim të e-mbeturinave.
  • Qytetarët dhe vendimmarrësit janë shumë pak të vetëdijshëm për pasojat e shkatërrimit të papërshtatshëm të e-mbeturinave.
  • Mungesa e të dhënave statistikore për e-mbeturinat.
  • Mungesa e strukturave të rrjetit në nivel kombëtar dhe rajonal që ka për qëllim trajtimin e problemeve në lëminë e e-mbeturinave.

Periudha e zbatimit: dhjetor 2009 – dhjetor 2011